Presidentja nënshkruan Ligjin për Kontrollin e Duhanin

63047_10151376924104611_1669029419_n

Ligji per kontrollin e duhanit

Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga me nënshkrimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit nënshkroi mbrojtjen e shëndetit dhe interesit publik të popullit të Kosovës.

Përveç ndalimit të pirjes së duhanit në vendet publike ky  ligji ndalon shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes që është një formë e fuqishme e reklamimit e përdorur nga industria e duhanit për të shitur produktet e saj dhe është veçanërisht efektive me të rinjtë dhe duhanpirësit që janë duke u përpjekur për ta lënë.

Sfida e ardhshme e shoqërisë sonë do të jetë zbatimi i këtij ligji i cili kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve për të sjellë një ndryshim kulturor dhe imazh ndryshe në shoqërinë tonë.

Ndryshimi kulturor do të ndodhë nëse arrijmë të përfshirje të madhe të njerëzve në monitorimin dhe zbatimin dhe duke mos e lënë atë tërësisht në duart e një grupi të kufizuar të zyrtarëve përgjegjës  për zbatim.

Mbështetja e publikut është sfida më e madhe për sigurimin e një mjedisi pa duhan në Kosovë. Kjo do të kërkojë një mobilizim të suksesshëm të opinionit publik dhe medieve, në mënyrë që njerëzit të bëhen përkrahës dhe të gatshëm për të pranuar ndryshimin. E kaluara ka treguar se ajo nuk është e mjaftueshme që  njerëzit vetëm të jenë të vetëdijshëm për dëmet e pirjes së duhanit, por ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e qëndrueshmërisë së politikave për të mbrojtur njerëzit nga këto rreziqe.

Ky është një rast unik për qytetarët e vendit të ri që të fillojë zhvillimin e një kulture që i bindet ligjit, për të ndërtuar një shtet modern dhe të kalojë nga një shoqëri duhanpirëse në një shoqëri jo-duhanpirëse.

Author:

Share This Post On