Advocacy

Kosova Pa Duhan – ShĂ«ndeti i FĂ«mijĂ«ve TanĂ«

Uhuru Peak, 28 shkurt 2013

Në Kilimanjaro u dha mesazhi për një Kosovë Pa Duhan me qëllim të ngritjes së vetëdijes për kalimin e ligjit në parlamentin e Kosovës që synon ndalimin 100% të pirjes së duhanit në vende publike. Ky është një apel për disa deputet të cilët janë rreshtuar në anën e intersave të industrisë së duhanit e jo të shëndetit publik dhe të fëmijeve tanë, që të votojnë ligjin pa hequr nenin për ndalimin e ekspozimit të duhanit në pikat e shitjes.

63047_10151376924104611_1669029419_nMe këtë nen synohet që fëmijet tanë të mos shohin pakot e duhanit të ekspozuara gjë që u rrit atyre interesimin për të eksperimentuar me pirjen e duhanit. Kjo do të ndryshoj imazhin e Kosovës i cili përmes kiosqeve të cilat kanë ekspozuara vetëm pakot e cigareve ngjan me imazhin e vendeve të pazhvilluara.