KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

FMN me udhëzim për hartim-zbatimin e politikave tatimore për duhan

Politikat tatimore për duhan

Tatimi për Duhan njihet si një situat e fitoreve të dyfishta për të gjitha vendet. Që mund t’u sigurojë vendeve një burim të qëndrueshëm të të ardhurave të qeverisë, dhe ky është një mjet efektiv për të zvogëluar përdorimin e duhanit që për “pasojë” do të përmirësojë shëndetin publik. Një shënim “‘How-To Note”, botuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ofron udhëzime për hartimin dhe zbatimin e akcizave të duhanit. Dokumenti diskuton metoda për të përcaktuar nivelin e duhur të akcizës së duhanit, monitorimin e efekteve të tatimit (duke përfshirë efektet e konsumit), përcaktimin e të ardhurave tatimore, dhe mjeteve administrative për të luftuar tregtinë e paligjshme.

Pikat kryesore, të përzgjedhura:

  • Niveli i përshtatshëm i akcizave varet nga disa specifika kryesore të vendit, duke përfshirë: konsumit e duhanit, shkallën e përdorimit të duhanit, çmimin dhe përballueshmërinë e produkteve të duhanit dhe ndjeshmërinë e kërkesës për produkte të duhanit ndaj rritjes së taksave:
  • Kurba e kërkesave – që përshkruan marrëdhënien në mes të konsumit dhe çmimeve – janë zakonisht të panjohura, por ato janë kritike për dizajnimin e tatimit ideal të produkteve të duhanit. Rritjet e qëndrueshme të taksave mund t’i lejojnë qeverisë të monitoroj dhe të kuptoj më mirë ndikimin e taksave shtesë në çmime dhe në konsumin e duhanit.
  • Tatimet e veçanta të akcizës janë provuar të jenë më efektive dhe më pak të kushtueshme se akciza ad-valorem.
  • Taksat specifike rezultojnë në produkte të markave më të njohura, të cilësisë më të larte dhe, në fund të fundit, në çmime më të larta, më pak marka, dhe më pak diversitet të çmimeve për të gjitha produktet e duhanit. Në të kundërt, taksat ad-valorem ofrojë prodhuesve stimuj të fortë për të ulur kostot e prodhimit dhe për të rritur diversitetin. Taksat e veçanta të akcizës janë më të vështira për të shmangur dhe më të lira për të administruar në krahasim me akcizat ad-valorem.
  • Aplikimi optimal i politikave për taksa të veçanta dhe atyre ad-valorem shpesh varet nga gjendja në terren, si përshembull nga struktura ekzistuese e sistemit të taksave, thjeshtësia administrative, stabilitetit i të ardhurave, inflacioni, politika e konkurrencës, mbrojtja e industrisë vendase, punësimi, fermerët në tranzicion të kulturave tjera dhe të ardhurat specifike të rajoneve, nevojat ekonomike dhe shëndetësore.
  • Përaktimi mund të luaj një rol të rëndësishëm simbolik për të justifikuar rritjen e taksave të duhanit për të kompensuar për ngarkesat garantimin e fondeve burimore për programet e kontrollit të duhanit dhe shërbimet shëndetësore, edhe pse argumentet për përcaktim mund të hasin në vështirësi politike.
  • Kontrollet kufitare janë vija e parë e veprimit për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe duhet të mbështetet na një sistem i fortë, e koheziv i ndjekjes ligjore dhe administrative, për të siguruar përputhshmëri në tërë zinxhirin e furnizimit.
  • Mbledhja dhe analiza e të dhënave janë të rëndësishme për të monitoruar shkallën dhe rrezikun e tregtisë së paligjshme dhe për ta trajtuar atë.

Mesazhet kryesore:

  • Politikat e ngritjes së taksave për duhan reduktojnë përballueshmërinë e duhanit, mund të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për qeverinë, të ulin përdorimin e produkteve të duhanit dhe të përmirësojnë shëndetin publik.
  • Efikasiteti i politikës tatimore që rrit taksat e duhanit në mënyrë kritike varet nga projektimi, monitorimi, zbatimi, dhe nga fuqia e sistemit të taksave / administratës.
  • Tregtia e paligjshme mund dhe duhet të trajtohet nëpërmjet kontrolleve të forta kufitare dhe administrim të mirë tatimor të akcizave.

Dokumenti i plotë [në anglisht] online: http://www.imf.org/external/pubs/ft/howtonotes/2016/howtonote1603.pdf

Citimi i plotë: Fondi Monetar Ndërkombe4tar (FMN). Departamenti për Çështje Fiskale. Si të hartohen dhe zbatohen akciza e duhanit? Washington, DC; nëntor 2016.

Burime shtesë:

Për më shumë informata mbi politikat e taksave, shiko: http://global.tobaccofreekids.org/en/resources/by_issue/taxation_price/

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është një organizatë ndërkombëtare që ofron ndihmë financiare dhe këshilla për vendet anëtare të saj.

Nëse keni pyetje në lidhje me publikimin ose se si ju mund ta përdorni atë në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem kontaktoni globalresearch@tobaccofreekids.org

Ngritja e akcizёs pёr duhan ndikon nё mbrojtjen e shёndetit tё qytetarёve.

24 Korrik 2015

KADC pёrshёndet propozimin e miratuar nga Qeveria e Kosovёs, pёr ngritjen e akcizёs nё produktet e duhanit. Është vёrtetuar se çdo rritje e çmimit tё duhanit pёr 10%, zvogёlon konsumin e përgjithshëm tё duhanit pёr 3-5% dhe redukton numrin e tё miturve që tymosin duhan pёr 6-7%.

Miratimi i propozimit pёr ngritjen e akcizёs pёr produktet e duhanit nga qeveria e Kosovёs, ёshtё ndёr praktikat mё tё mira pёr mbrojtjen e shёndetit tё qytetarёve tanё.

Si e tillё kjo praktikё e ngritjes sё taksave dhe akcizёs ёshtё nё pёrputhje edhe me Konventёn Kornizё pёr Kontrollin e Duhanit (FCTC), tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё, sipas sё cilёs kёto masa kanё efekt tё menjёherёshёm nё uljen e konsumit tё duhanit. Duke mos harruar asnjёherё se produktet e duhanit janё ato tё cilat pёr çdo vit shkaktojnё vdekjen e 6 milion njerёzve.

Sipas hulumtimeve tё bёra nga Campaign for Tobacco Free Kids, del në pah se politika e ngritjes së çmimit të duhanit ndikon nё uljen e menjёherёshme tё tymosjes sё duhanit nga tё miturit dhe tё rriturit. Tё dhёnat e nxjerra tregojnё se çdo rritje tё çmimit tё duhanit pёr 10%, redukton konsumin e përgjithshëm të cigareve deri nё 3-5%, me ç’rast ulë numrin e tё miturve që tymosin duhan për 6-7%, dhe zvogёlon konsumin e duhanit në mesin e grave shtatzëna për 7%, kësisoji parandalon abortet spontane dhe kursen shëndetin e dhjetëra mijëra tё porsalindurve nga pasojat shëndetësore tё lidhura me konsumin e duhanit pasiv. Për më tepër kjo politikë kontribuon në zvogëlimin e numrit të tё miturve qё tymosin marihuanë dhe redukton ekspozimin ndaj tymit tё duhanit tё dorёs sё dytё, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

KADC vlerёson se kjo rritje e akcizёs pёr produkte tё duhanit, ёshtё një hapë pozitiv nё drejtim tё mbrojtës së shёndetit të qytetarëve të Kosovës dhe uljes së konsumit tё e duhanit nga popullata. Njёkohёsisht, kjo politikë kontribuon në harmonizimin e ligjeve të Kosovёs me direktivat e Bashkimit Europian, si njё shtet që ka për qёllim antarёsimin nё organizatat ndёrkombёtare.

Kёto tё dhёna mund ti gjeni nё linqet e mёposhtme:

Konventёn Kornizё pёr Kontrollin e Duhanit (FCTC);

Campaign for Tobacco Free Kids;

http://www.impacteen.org/researchproducts.htm;

http://www.tobaccofreekids.org/research/factsheets/pdf/0007.pdf.