KADC Për të ardhmen e vendit pa duhan
Menyja
Nënshkruaj Peticionin

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM NGA KADC

Trajnim për dëgjimin social dhe parandalimin e përdorimit të duhanit

Një trajnim praktik për studentë dhe të rinj që duan të kontribuojnë në promovimin e shëndetit publik.

  • PJESËMARRËS10–15 pjesëmarrës
  • ORARI09:00–13:00
  • PERIUDHAKorrik 2026
  • Afati i aplikimit
Të rinj duke analizuar trende dhe përmbajtje publike në rrjetet sociale gjatë një trajnimi për dëgjimin social.

Për kë është trajnimi?

Nëse jeni student/e ose i/e ri/re dhe dëshironi të kontribuoni në promovimin e shëndetit publik dhe në krijimin e mjediseve më të sigurta për të rinjtë, ky trajnim është për ju.

KADC ju fton të merrni pjesë në një trajnim praktik që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve për monitorimin e përmbajtjeve publike në rrjetet sociale dhe për identifikimin e narrativave që lidhen me duhanin, vape-t dhe cigaret elektronike.

Gjatë trajnimit do të diskutojmë:

  • Cilat janë rreziqet shëndetësore të duhanit, vape-ve dhe cigareve elektronike.
  • Çfarë parashikon Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.
  • Si të monitorojmë trendet dhe diskutimet në rrjetet sociale rreth duhanit, vape-ve dhe cigareve elektronike.
  • Si të identifikojmë reklamat, taktikat dhe narrativat që synojnë të rinjtë.
  • Si mund të kontribuojnë studentët dhe të rinjtë në promovimin e jetës së shëndetshme në komunitet.

Trajnimi u drejtohet studentëve dhe të rinjve të interesuar për shëndetin publik, edukimin, komunikimin digjital, aktivizmin dhe angazhimin qytetar.

Detajet e aplikimit

  • Pjesëmarrës: 10–15
  • Orari: 09:00–13:00
  • Periudha: korrik 2026
  • Data dhe vendi: do t’u komunikohen aplikantëve të përzgjedhur
  • Pjesëmarrja: pa pagesë
  • Afati i aplikimit: 22 korrik 2026

Certifikatë pjesëmarrjeje: Trajnimi “Dëgjimi social rinor”

Monitorimi i trendeve dhe narrativave të duhanit, vape-ve dhe cigareve elektronike në rrjetet sociale

Për të aplikuar, dërgoni email në info@kadc-ks.org me emrin dhe mbiemrin, universitetin ose institucionin, numrin e telefonit dhe një fjali të shkurtër për interesimin tuaj.

Ju mirëpresim!

Video spoti: Varësia

Vape nuk është lojë. Varësia fillon shpejt.

Spot i fushatës për prindër, mësimdhënës dhe nxënës: si normalizohet nikotina pranë të rinjve dhe pse shkolla duhet të mbetet hapësirë e sigurt.

Që nga 2009

KADC punon për ajër më të pastër, mbrojtje më të forta të shëndetit publik dhe vendimmarrje ku qytetarët dëgjohen.

Si organizatë avokuese e themeluar në vitin 2009 dhe anëtare e European Network for Smoke Prevention dhe Smoke Free Partnership, KADC ka kontribuar në politika publike, edukim qytetar dhe fushata që lidhin shëndetin publik, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Profil institucional
  • Themeluar në 2009 si qendër avokimi dhe zhvillimi qytetar.
  • Anëtare e European Network for Smoke Prevention.
  • Anëtare e Smoke Free Partnership.
  • Anëtare e Aleancës për të Ardhmen e Kosovës Pa Duhan.
  • Kontribut në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë dhe në zbatimin e ligjeve që mbrojnë shëndetin publik.
  • Punë e vazhdueshme në kontrollin e duhanit, ajrin e pastër, mjedisin dhe ekonominë qarkore.

Veprimi kryesor

Peticioni i Aleancës është zemra e fushatës: nënshkruaj dhe fto të tjerët ta mbështesin.

Qëllimi është të mblidhet zëri qytetar për ndalimin e shitjes, promovimit dhe normalizimit të cigareve, vape-ve dhe nikotinës pranë shkollave.

Peticion i Aleancës

Nënshkruaj
Ky është veprimi që kërkojmë nga qytetarët në këtë fazë: nënshkrim publik për shkolla më të sigurta dhe presion qytetar të organizuar.

Udhëzim praktik

Kur sheh shkelje të ligjit për duhanin, përdor linjën zyrtare 0800 11 000.

Ky është hapi i parë publik që qytetarët mund ta ndërmarrin menjëherë. KADC nuk pranon raportime zyrtare dhe nuk vendos gjoba.

Fushatë e Aleancës - KADC mbështet

Kriza e vape-ve nuk është temë dytësore. Është rrezik i drejtpërdrejtë për nxënësit.

Aleanca po kërkon mbështetje qytetare kundër shitjes pranë shkollave, marketingut agresiv në media sociale, aromave mashtruese dhe boshllëqeve ligjore që e bëjnë nikotinën më të arritshme për të rinjtë.

Të bashkuar për shëndetin publik

Aleanca për të Ardhmen e Kosovës Pa Duhan e bën fushatën më të fortë se një organizatë e vetme.

KADC ka mbështetur ndërtimin e Aleancës si hapësirë bashkëpunimi mes profesionistëve shëndetësorë, prindërve, të rinjve, mësimdhënësve, mediave dhe shoqërisë civile për një ligj më të fortë dhe mbrojtje reale të fëmijëve nga duhani, vape-t dhe produktet e nikotinës.

Politika publike Ligj gjithëpërfshirës, kufizim real i reklamimit dhe trajtim i qartë i cigareve elektronike e ENDS.
Shkollat dhe familjet Prindër, mësimdhënës dhe nxënës të përfshirë në edukim, parandalim dhe presion pozitiv ndaj institucioneve.
Zë profesional Mjekë, ekspertë dhe media që e kthejnë evidencën në mesazhe të qarta për publikun.
Material i Aleancës për lokale pa tym duhani dhe shitje vetëm në lokale të veçanta

Dy kërkesa të qarta

Lokale pa tym duhani dhe shitje e produkteve të duhanit e nikotinës vetëm në pika të veçanta, jo kudo në lagje apo pranë fëmijëve.

Material i Aleancës për shitjen e vape-ve afër shkollave

Pyetje për vendimmarrësit

Çfarë masa konkrete do të merren kundër qasjes së lehtë të të rinjve në vape dhe cigare elektronike afër shkollave?

Fushata kryesore

Cigaret, vape-t, produktet e nikotinës dhe shitja pranë shkollave janë në ballë të platformës.

Çdo fushatë do të ketë kërkesë të qartë, institucion përgjegjës, fakte, përditësime dhe veprim konkret për qytetarët.

Emblema e kauzës pa duhan dhe nikotinë

Fushatë aktive

Stop vape-ve pranë shkollave

Institucioni përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, komunat dhe inspektoratet përgjegjëse.

Fushatë për të larguar shitjen dhe promovimin e produkteve të nikotinës nga mjedisi shkollor.

Shih fushatën

Fakte për veprim

Faktet duhet të jenë të përdorshme për qytetarë, gazetarë, shkolla dhe institucione.

Infografikë KADC për shkeljet dhe taktikat e marketingut të duhanit dhe vape-ve

Monitorim 2025

Raporti publik i monitorimit 2025

Raporti publik i KADC përmbledh monitorimin maj-qershor 2025 mbi reklamat e ndaluara të duhanit, vape-ve dhe produkteve të nikotinës në rrjete sociale.

Shkarko raportin DOCX
Infografikë edukative KADC: ABC e vaping

Për shkolla

ABC e vaping

Shpjegues i thjeshtë për biseda në klasë, me prindër dhe me komunitetin shkollor.

Hap infografikën
Material KADC për taktikat e reklamimit të vape-ve në Instagram dhe TikTok

Spot the tactic

Mos bini në kurth

Material për të dalluar reklamat, zbritjet, influencerët dhe gjuhën vizuale që e normalizon nikotinën te të rinjtë.

Hap materialin

Çfarë duhet të dinë prindërit dhe shkollat për vape

Udhëzues i fushatës për cigaret, vape-t, produktet e nikotinës, shitjen pranë shkollave dhe hapat zyrtarë për shkelje.

Shkarko udhëzuesin DOCX

Rekomandimet e KADC për ligjin e duhanit

Pozicion politik për definicionet, produktet me ngrohje, aromat, paralajmërimet shëndetësore dhe paketimin e standardizuar.

Shkarko rekomandimet DOCX

Material për media dhe institucione

Fakte, citate, kërkesa të fushatave dhe materiale të shkarkueshme për komunikim publik.

Shko te lajmet

Përmbajtje e përzgjedhur

Përmbajtja e vjetër më e rëndësishme është pjesë e versionit të ri.

Postimet, raportet dhe faqet historike mbeten të qasshme dhe tani grupohen sipas temave që i shërbejnë edukimit, avokimit dhe punës me media.

Kontrolli i duhanit

Kosova Pa Duhan, 0800 11 000 dhe raportet historike

Materialet kryesore për ligjin, monitorimin, fushatën Merr frymë shlirë dhe rolin avokues të KADC.

Shfleto arkivën

Ajër dhe mjedis

NO2, cilësia e ajrit, ekonomia qarkore dhe Bjeshkët e Nemuna

Përmbajtja e vjetër përdoret si provë publike dhe material edukativ, jo si kanal i ri raportimi.

Shih materialet

Përditësimet e fundit

Lajmet mbeten të qasshme, por fushatat dhe veprimi qytetar udhëheqin ballinën.