KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Zhvillimi i programit kombëtar për kontrollin e duhanit

Zhvillimi i programit kombëtar për kontrollin e duhanit

4-5 dhjetor 2015, Istog

KADC ka mbledhur kualicionin anti-duhan gjatë 4 dhe 5 dhjetorit, në Istog, për të punuar së bashku në zhvillimin e programit kombëtar për kontrollin e duhanit duke diskututar edhe për një temë mjaft shqetësuese që është bërë dukuri në shoqërinë tonë, e kjo është shitja ilegale e duhanit.

12316377_10153365780424611_2575923839013383770_n

 

 

Kosova 100% pa tym duhani! 

27 nëntor 2015

Kosova 100% pa tym duhani! 

Kualicioni Anti-Duhan dhe inspektorati sanitar qëndror me drejtoreshën e inspekcioneve znj. Ilirjana Zymberaj i bën vizitë Kryetares ss Komunës së Gjakovës.

Gjatë kësaj vizite u shkëmbyen  informacione mbi zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në nivelin lokal/në komunën e Gjakovës. Si përfundim shihet se është bërë progres, por gjithsesi mbetet ende punë dhe angazhim në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe të rinjëve në Kosovë.

12295500_10153353567554611_8740335999752551525_n

Bashkëpunimi me ekspert të OBSH – së

28, shtator 2015

Bashkëpunimi me ekspert të OBSH – së

KADC takohet me ekspert ndërkombëtar të OBSh-së nga Ankaraja (Dr. Toker Erguder dhe prof. dr. Nazmi Bilir). Të cilët kanë ardhur për të vlerësuar politikat për kontrollin e duhanit, Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe efekteve të tij në Kosovë.

Përgjatë kësaj jave takimi i parë është zhvilluar më 28 shtator në zyret e Ministrisë së Shëndetësisë. Prezent në këtë takim ishin edhe pjesëtarë të kualicionit antiduhan, Skender Syla drejtor i zyrës së OBSH – së në Kosovë, Faik Hoti, kordinator nacional i këshillit ndërministror.

IMG_1432

Ky takim kishte për qëllim edhe ndarjen e praktikave të mira në mes të Kosovës dhe Turqisë, kryesisht rrespektimit të ligjit për ndalim të përdorimit të duhanit në vendet publike që implementohet në Ankara.