Ndihmoni fëmijët tuaj të bëjnë jetë të shëndetshme, duke pasur jetë aktive!
Tashmë që viti shkollor po fillon, është e rëndësishme që fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe vital, e kjo mund të arrihet vetëm me të ushqyerit e shëndetshëm dhe me krijimin e shprehive për të bërë një jetë aktive.
Lidhja e të mësuarit me një jetë aktvie dhe me gjërat që janë në interes të fëmijëve, i ndihmon ata të krijojnë njohuri të reja, të shoqërohen dhe të mësojnë aftësi të reja.
Benifitet e të qenit aktiv për të rinjtë përfshijnë:
- zhvillimin e shëndetshëm dhe normal;
- mirëmbajtien e një peshë ideale;
- ndërtimin e muskujve dhe eshtërave të forta;
- përmirësimin e shëndetit kardiovaskular;
- përmirësimin e balancit dhe koordinimit;
- ruajtien e fleksibilitetit;
- përmirësimin e qëndrimit;
- përmirësimin e koncentrimit dhe aftësive të të menduarit
- përmirësimin e besimit në vetvete;
- lirimin e stresit;
- përmirësimin e gjumit;
- përmirësimin e aftësive sociale.