Peja dënon 3 zyrtarë të lartë për shkelje të Ligjit për Duhan

Peja dënon 3 zyrtarë të lartë për shkelje të Ligjit për Duhan

Pejë, 11 mars 2015 –

Gjatë takimit me inspektoratin sanitarë në Pejë,  KADC mblodhi informata për gjendjen në këtë komunë, sa i përket punës, organizimit dhe funksionimit të inspektoratit sanitar.

Në këtë takim stafi i KADC-së, u takua me drejtorin e inspeksionit Z. Demë Dashi, shefin e sektorit sanitar, Dr. Mehmet Avdyli dhe inspektorin sanitar, Z. Xhelal Bytyqi.

Drejtori i inspeksionit nga Peja, tha se në këtë komunë janë dënuar në vlerë prej 50 euro, 3 persona zyrtarë për shkeljen e Ligjit të Kontrollit të Duhanit. Persona këta të cilët kanë tymosur duhan në hapësirën e publike gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, prandaj këtyre 3 subjekteve fizike u është zbritur nga rroga fikse vlera prej 50 eurosh, ashtu siç është e paraparë me ligj.

Në Pejë deri më tash është dënuar vëtëm një subjekt për pirje të duhanit në hapësira publike, në vlerë prej 100 euro. Ky rast në gjykatë është paraqitur nga inspektorati qëndrorë, kurse dënimi është lëshuar për palën nga gjykata themelore në Pejë.

Ndërsa inspektorati komunal sic duket edhe pas dy viteve ende ka nevojë të merret me vetëdijësimin e palëve dhe qytetarëve përreth Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Ata gjatë takimit u deklaruan se janë të interesuar me shumë të fokusohen në masa preventive. E si pasojë e kësaj  ata ende nuk kanë lëshuar as edhe një vendim të vetëm kundër shkelësve të këtij ligji. Ky mosefikasitet i punës së inspekortait ka kontribuar dukshëm që numri i shkelësive të rritet.

Edhe kur vjen puna te bashkëpunimi në mes të inspektoratit regjional dhe qëndrorë kjo komunë nuk qëndron aq mirë, si rezultat i procedurave të tejzgjatura dhe shumë burokratike të cilat e vështirësojnë komunikimin, informimin dhe raportimin në mes të agjensioneve dhe komunës. Për këtë mosbashkëpunim mbahet përgjegjës agjensioni qëndrorë i veterinarisë, i cili jo vetëm që nuk bashkëpunon me këtë komunë por edhe me komunat e tjera përreth si komuna e Istogut.

20150311_112030_1

Author:

Share This Post On