KADC u takua me Kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj për përfshirjen e fëmijëve dhe masovizimin e sportit në shkollat e Klinës.
Kryetari i Klinës mbështetës i pjesëmarrjes së nxënësve në disciplina të ndryshme sportive. Bashkë me drejtorin për kulturë, rini e sport Skender Merturi u zotuan për mbështetjen e sportit për të gjithë në tërë komunën e Klinës.
Komuna zhvillohet përmes fuqizimit të komunitetit dhe angazhimit të rinisë sonë, kreativitetit dhe inovacionit. Zbatimi përkrahet nga USAID përmes ATRC.