Thirrje për ofertë – Zhvillimi i dokumentarit

11.06.2018

Dokumentari: “Sporti në Shkolla dhe Sporti për të Gjithë”

KADC fton të interesuarit që deri më18.06.2018 të ofertojnë për prodhimin e dokumentarit “Sporti në shkolla dhe për të gjithë”.

 

Qëllimi

Prodhimi i dokumentarit do të sensibilizojë dhe ngrisë vetëdijen për sportin në shkollë dhe sportin për të gjithë nxënësit. Dokumentari ka për qëllim inspirimin e nxënësve për të bërë më shumë sport në shkollë dhe të mundësoj sportin për të gjithë nxënësit. Ai do të pasqyroj gjendjen e sportit në vend dhe do të nxisë krijimin e një kulture sportive ditore në mesin e nxënësve në shkollë. Do të reflektoj mbi sportin si ka qenë dikur dhe nevojën për organizimin dhe mbajtjen e garave sportive mes klasave, mes shkollave dhe mes komunave.

Në dokumentar të intervistuarit do të:

  • japin intervistë motivuese për nxënësit,
  • si e shohin sportin në shkolla dhe sportin për të gjithë,
  • çka kanë bërë për zhvillimin e sportit, çfarë bëjnë sot
  • si kanë filluar si nxënësa të mirren me sport.

Kohëzgjatja

Dokumentari duhet të prodhohet në dy variante. Varianta e parë do të jetë e shkurtër prej 2-3min dhe varianta e dytë do të jetë rreth 10min.

Shërbimet

  1. Zhvillim i intervistave dinamike
  2. Xhirim profesional me formatin e TV
  3. Montazh profesional me formatin e TV

Ofertuesi për dokumentarin duhet të dërgoj këto informacione deri më18.06.2018:

  1. Çmimin e prodhimit të dokumentarit
  2. Referencat

Author:

Share This Post On