Rritja e VARSHMËRISË & VDEKSHMËRISË për përdoruesit e Duhanit në ditët e sotme!
KADC ju informon për raportin e publikuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids ( (CTFK), “Designed for Addiction”, tregon se si kompanitë e duhanit kanë manipuluar përmbajtjen dhe dizajnin e cigareve përgjatë 50 viteve të fundit në mënyrë që të kontrollojnë shpërndarjen e nikotinës, të bëjnë tymin e duhanit më të pëlqyeshëm, dhe të bëjnë cigaret më tërheqëse për përdoruesit e rinj. Ndryshimet e tilla si rezultat i përpunimit, i bëjnë cigaret e sotme më vdekjeprurëse se sa cigaret e 50 vjetëve më parë si dhe varshmëria nga nikotina shfaqet shumw mw lehtw te duhanpirësit e rinj – veçanërisht te rinina.
Gjetjet kryesore:
- Kompanitë e duhanit me vetëdije të plotë i kanë bërë cigaret më adiktive duke shtuar komponime të amoniakut dhe sheqerna të cilat rrisin shpejtësinë me të cilën nikotina arrin në tru, gjë që bën zmadhimin e efektit të nikotinës në organizëm. Ato qëllimisht dhe me saktësi kanë kontrolluar sasinë e nikotinës të shpërndarë në çdo cigare në mënyrë që të sigurohen për varshmërinë e duhanpirësit.
- Kompanitë e duhanit kanë bërë qëllimisht cigare më tërheqëse duke shtuar aromatizues si mentol dhe komponime të tjera, për të bërë tymin e duhanit më të këndshëm, dhe më pak irritues. Kjo është arsyeja se pse sot është më e lehtë për të pirë duhan, sidomos për ata që e provojnë për herë të parë.
- Kompanitë e duhanit i kanë bërë cigaret më Vdekjeprurëse përmes ndryshimeve në përmbajtjen e tyre. Për shembull, me shtimin e vrimave për qarkullim të gazrave në filtër, kanë bërë që duhanpirësit të tymosin më fuqishëm, duke tërhequr toksina që kanë rritur rrezikun për paraqitjen e disa llojeve të kancerit në mushkëritë e duhanpirësve. Ata filluan të shesin te ashtuquajturat cigare “të lehta” si më pak të rrezikshme pavarësisht se e dinin që nuk kishte as edhe një dobi shëndetësore për përdoruesit.
Mesazhet kryesore
- Industria e Duhanit tashmë prodhon cigare më adiktive dhe vdekjeprurëse se kurrë më parë.
- Ndryshimet e përbërësve dhe ndryshimet në mënyrën e përpunimit të cigareve, kanë ndikuar që ato të jenë më tërheqëse për jo duhanpirësit, sidomos rininë.
- Mos u mashtroni nga Industria e Duhanit. Sepse këto kompani për më shume se 40 vjet nuk e pranonin se pirja e duhanit krijonte varshmëri. Dhe në të njëjtën kohë, ato qëllimisht rritën shancat për krijimin e varshmërisë ndaj cigareve, duke bërë ndryshime në mënyrën përpunimit të produktit. Ndryshime të cilat i mbajtën të fshehta për autoritet e shëndetit publik në mbarë botën.
- Citim i plotë: Designed for Addiction: Si e kanë bërë duhanin më adiktiv, më tërheqës për Fëmijët bile edhe më vdekjeprurës . Washington, D.C: Campaign for Tobacco-Free Kids; 2014.
Resurset shtesë: Për më shumë informata në lidhje me Kornizën e Konventës për Kontrollin e Duhanit, duke përfshirë një përmbledhje të artikujve kryesorë të FCTC [vetëm në Anglisht], vizitoje këtë link : http://global.tobaccofreekids.org/en/solutions/tobacco_treaty/
Campaign for Tobacco-Free Kids është organizatë partnere në iniciativën Bloomberg Initiative to Reduce Tobacco Use, një iniciativë globale për të luftuar përdorimin e duhanit në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ku jetojnë më shumë se dy të tretat e duhanpirësve në botë.
Nëse keni pyetje në lidhje me raportin, ose si t’a përdorin atë në përpjekjet tuaja për advokimi, ju lutem dërgoni email në këtë adresë : globalresearch@tobaccofreekids.org