Inspektorati sanitarë në komunën e Prizrenit
Prizren,
27.02.15
Në takimin e KADC-së me inspektoratin sanitar në komunën e Prizrenit u diskutua për punën dhe sfidat e inspektoratit në Komunën e Prizrenit në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin Z. Durak Zyrapi, Koordinator i Zyrës Rajonale të AUV-së në Prizren, Z. Faredin Ajdini, koordinator i inspektoratit sanitar në Prizren, Z.Milit Hasani, inspektor sanitar komunal, Z. Skender Syla, drejtor i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Z. Shkumbin Spahija, drejtor i KADC-së dhe Z. Arben Lila, menaxher i programit të KADC-së.
Ky takim kishte për qëllim marrjen e informatave për mënyrën e organizimit të inspektorati sanitarë në Prizren, procedurën e veprimit të këtij inspektorati, ligjet në të cilat bazohet puna e tyre, kualifikimet e inspektorëve, shpeshtësinë e trajnimeve profesionale, mjetet e punës të cilat i kanë në dispozicion për të kryer funksionin e tyre dhe për të mbrojtur qytetarët.
Informacionet e marra, do të ndahen me inspektoratet nga komunat e tjera si eksperiencë që ka treguar efikasitet edhe në zbatimet praktike në mënyrë që këto praktika të fillojnë të zbatohen edhe në komunat e tjera.