Lipjan, 3 mars 2015 –
Në takimin mes KADC-së dhe inspektoratit sanitar u bisedua për sfidat dhe punën e inspektorati në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Komunën e Lipjanit.
Gjatë vitit 2014 ky inspektoriat ka dërguar 102 fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Lipjanit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Nga këto shkelje, 28 sosh janë persona juridik dhe 74 persona fizik. Gjykata themelore ka shqyrtuar një numër te rasteve dhe ka nxjerr 21 aktvendime fuqiplotë për ndëshkimin e shkelësve të e Ligjit.
Bashkpunimi ndër-institucional në mes të Drejtorisë së Inspektoriatit, Gjykatës Themelore dhe Policisë në këtë Komunë ka bërë të mundur zbatimin e Ligjit dhe shqyrtimin efikas të këtyre lëndëve.
Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe veprimi i inspektoriatit ndërtimor kur me fillimin e sezonit dimëror disa pronar të restoraneve kanë tentuar të kufizojnë terrasat dhe krijojnë hapësira të mbyllura me material nga plastika. Inspektoriati i ndertimit ka reaguar menjëherë duke i menjanuar ato kufizime që janë në kundershtim me Ligjin për Kontrollin e Duhanit.