Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Gjatë disa viteve të fundit, industria e duhanit ka prezantuar njё produkt tё ri i njohur si duhan me shije tё ndryshme (orbit, mente) tё cilin e ka shpёrndarё nё shumё tregje, ku edhe raportet e industrisë theksojnë rëndësinë e tyre për rritje të tregut. Një studim i fundit i publikuar në revistën e “Tobacco Control” ka shqyrtuar përdorimin dhe perceptimet e duhanpirësve tё cilёt pёrdorin cigare me kapsula pёr shije tё vendosura në filter. Autorët e studimit kanё mbledhur të dhëna në mes të viteve 2012 dhe 2014 përmes sondazheve online tremujore të 5723 duhanpirësve të rritur në Meksikë, 5864 duhanpirësit e rritur në Australi, dhe 6865 duhanpirësve të rritur në Shtetet e Bashkuara. Studimi jo vetëm që gjeti se përdorimi duhanit me kapsula me shije është rritur, por edhe se shumë duhanpirës besojnë se duhani me aromё ёshtё më elegant dhe më pak i dëmshёm se sa cigaret e rregullta.

Tё gjeturat e studimit

  • Pёrdorimi i cigareve me aromё ёshtё rritur pёrgjatё vitit 2012 – 2014:
    • Rritja nё Meksikё ishte prej 6 % pёrdorim nё 14% (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
    • Rritja nё Australi ishte prej 1 % nё 3 % (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
  • Nё tё gjitha shtetet e pёrfshira nё kёtё studim shihet se si produkt ipreferuar i tё rinjёve ёshё duhani me aromё, me pёrjashtim tё Meksikёs ku uljet nё çmime tё kёtyre brendeve kanё ndikuar qё kёto produket tё jenё edhe tё preferuarat e duhanxhinjёve me moshё tё shtyer.
  • Kur krahasohen duhanpirësit të cilët preferojnё marka tё rregullta tё duhanit, me duhanpirësit të cilët preferojnё markat qё shesin duhan me shije, kёta tё fundit e rankojnё duhanin me shije si mё atraktiv dhe mё tё mirё nё shije por edhe mё pak tё rrezikshёm pёr shendetin.

Mesazhet kryesore

  • Përdorimi i kёtyre risive nё produktet e duhanit si psh. kapsula me mente i bёn produktet e duhanit më atraktiv, veçanërisht për të rinjtë duke lehtësuar shumё mundёsinё pёr tё krijuar varëshmёri.
  • Pёrdorimi i kёtyre shijeve i lajthit pёrdoruesit tё besojnё se produktet me kёto shije janё mё pak tё rrezikshme se sa produketet e rregullta tё duhanit.
  • Pёrdorimi i cigareve me shije tregon një nevojë urgjente për rregullim efektiv tё kёtij produkti siç parashihet me nenet 9 dhe 10 të Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

Citim i plotё: Thrasher JF, Abad-Vivero EN, Moodie C,et al. “Cigarette brands with flavour capsules in the filter: trends in use and brand perceptions among smokers in the USA, Mexico and Australia, 2012–2014” Tobacco Control Published Online First: April 27 2015 doi:10.1136/tobaccocontrol-2014-052064

Linku pёr tё shkarkuar raportin [Versioni ёshtё nё Anglisht]: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2015/04/26/tobaccocontrol-2014-052064.full.pdf+html

Resurset shtesё: Pёr tё marrё njё shtojcё me fakte nё lidhje me produktet e duhanit me shije nё kёto gjuhё [Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frengjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjollisht], vizitoni kёtё link:

http://global.tobaccofreekids.org/files/pdfs/en/additives_en.pdf

Nёse keni pyetje pёr studimin ju lutem shfrytёzoni kёtё email:

globalresearch@tobaccofreekids.org.

Author:

Share This Post On