Mobilizimi i institucioneve për Fuqizimin e Mjediseve pa Tym Duhani
Prishtinë, 21 shtator 2015
Në punëtorinë për fuqizimin e mjediseve pa tym duhani, të organizuar nga Qendra Kosovare për Avokim (KADC)
në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Zyrën e OBSH-së në Kosovë dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, ku morën pjesë inspektor/e lokal dhe qëndrorë, gjyqtarë/re nga gjykata e kundërvajtjes dhe zyrtarë nga policia e Kosovës.
Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte sqarimi i mëtutjeshëm i procedurave dhe i mënyrës së zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, përmes prezentimit të Udhëzimit Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, Nr.09/2015” i cili ka hyrë në fuqi me 30 korrik 2015. Si dhe të përmirësojë procedimin efektiv të lëndëve që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo është hera e parë ku përgjatë një punëtorie janë ballafaquar të gjitha institucionet të cilat ndihmojnë dhe kanë për detyrë të kontrollojnë respektimin e ligjit për duhanin.
Punëtoria u hap nga Arben Lila menaxheri i KADC-së, në të cilën ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani i cili shprehi përkrahjen e ministrisë së shëndetësisë në fushën e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Duke e konsideruar zbatimin e këtij ligji të lidhur drejtëpërdrejtë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Përkrahës në këtë drejtim ishte edhe Skender Syla shefi i zyrës së OBSH-së.
Ilirijana Zymberaj, drejtoreshë e Inspektoratit të Agjensisë së Ushqimit dhe të Veterinës së Ushqimit, tha se ky inspektorat monitorin zbatimin e këtij ligji në baza ditore. Duke theksuar se Inspektorati do t’i intensifikojë aksionet gjatë dhe pas orarit të punës, me qëllim që ligji të zbatohet më mirë.
Faik Hoti, koordinator kombëtar për kontrollin e duhanit përgjatë kësaj punëtorie lajmëroi edhe lidhjen e marrdhënjeve kontraktuale me Kanadanë, Australinë dhe Singaporin, për fillimin e përdorimit të fotove sensibilizuese të printuara në pakot e duhanit, të cilat informojnë konsumuesit e duhanit në aspektin vizual me dëmet e përdorimit të duhanit për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Ibrahim Tërshnjaku, shef i inspektoratit sanitar AUV përgjatë kësaj punëtorie prezentoi udhëzimin administrativ dhe më detajisht spjegoi se ku duhet të jenë të vendosura shenjat zyrtare për ndalimin e përdorimit të duhanit në hapësirat publike dhe definoi me tutje hapësirën e mbyllur publike, për të unfikuar me tutje procedurat e inspektimit nga ana e inspektoratit. Gjyqtari i gjykatës themelore në Prishtinë, Murat Paçarada në punëtori shpjegoi më tutje për inspektoratin sanitar procedurën që duhet ndjekur përgjatë kontrollit të zbatueshmërise së ligjit për duhan.
Punëtoria shërbej për të nixtur bashkëpunimin në mes të gjyqtarëve, inspektorëve sanitarë dhe policisë si zbatues të ligjit për kontrollin e duhanit, në mënyrë që të gjitha këto institucione të mobilizohen për të rritur efikasitetin e zbatueshmërisë së këtij ligji në Kosovë. Kjo punëtori do vazhdoj punën edhe ditën e marte me 22 shtator 2015, për të përfshirë të gjithë inspektorët dhe gjykatat nga tërë territori i Kosovës.