29 shtator 2015
Ndarja e praktikave të Kosovës me ekspert të OBSH – së
KADC më 29 shtator 2015, mirëpret ekspertët ndërkombëtar të OBSh-së nga Ankaraja (Dr. Toker Erguder dhe prof. dr. Nazmi Bilir). Të cilët kanë ardhur për të vlerësuar politikat për kontrollin e duhanit, Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe efekteve të tij në Kosovë.
Përgjatë këtij takimi KADC ndau me Dr. Toker Erguder dhe prof. dr. Nazmi Bilir praktikat advokuese si OJQ dhe rolin e saj në ngritjen e efektshmërisë të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Si dhe u prezentuan të gjeturat nga raportet e përpiluara nga KADC e pikërisht në lidhje me efektin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.