Debati në mes të qytetarëve dhe autoriteteve zbatuese të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

04 nëntor 2015

Debati në mes të qytetarëve dhe autoriteteve zbatuese të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Sot u mbajt Tryeza e Hapur “Mjediset pa tym duhani” e organizuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Advokim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë. Qëllimi ishte informimi i pronarëve dhe menaxherëve të subjekteve afariste hoteliere për të diskutuar dhe për t’u njoftuar mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit Nr. 04/L-156 dhe nga Udhëzimi i ri Administriativ Nr.09/2015 “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura”. Dhe shpërndarja e mirënjohjeve Anti-duhan: “Tobacco free keeps the world healthy!” për liderët e respektimit të ligjit kundër duhanit.

Ministri Rrahmani shprehu përkrhajen e tij për respektimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, pasi që sipas tij respektimi i ligjit mbron direkt shëndetin e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhëshme në shoqërinë tonë. Në një mendje me atë ishte edhe Skënder Syla, i cili potencoi se duhan pirja pasive rrezikon shëndetin e fëmijëve tanë duke cënuar në të njejtën kohë edhe lirinë e zgjedhjes së qytetarëve të cilët nuk i konsumojnë produktet e duhanit. Përkrahja për zbatimin e këtij ligji erdhi edhe nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës kapiteni Vllaznim Surdulli.

“Udhëzimi i ri administrativ sqaron se personi përgjegjës ka për detyrë që pas informimt të personit fizik se është duke e shkelur ligjin dhe pasi ti kërkoj të largohet nga hapësira e mbyllur, të njoftoj policinë e Kosovës e jo të raportoj në numrin 800 11000 siç praktikohej deri më tash.” tha Faik Hoti, koordinator kombëtar për ligjin për kontrollin e duhanit.

Në debat publik qëndrimet e tyre i shprehën edhe pronarët e menaxherët e subjekteve afariste e hotelerire, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj drejtësisë selektive e cila po vërehet edhe përgjatë zbatimit të këtij ligji. Sepse konkurenca jo e barabartë në mes të atyre që e respektojnë dhe e shkelin ligjin ndikon në humbjen e klientelës për këto restorane, kafeteri e hotele.

Ilirjana Zymberaj, drejtoresha e inspeksionit u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me inspektoratin e Kosovës duke raportuar shkelësit në numrin 800 11000, në mënyrë që të sigurohet një konkurencë e barabartë ku respektohet ligji brenda ambienteve të mbyllura, do të përmirësonte problemin e potencuar nga pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste.

KADC shpërndau mirënjohje Anti-duhan: “Tobacco free keeps the world healthy!” për pronaret dhe menaxherët e ndërgjegjshëm që respektojnë Ligjin për Duhan, për tju bërë të ditur se këto subjekte kanë përkrahje nga autoritetet zbatuese të tij.

foto

Author:

Share This Post On