Merrni vendimin më të mirë të jetës tuaj!
Lini duhanin dhe shijoni përfitimet shëndetësore të cilat do t’i keni menjëher pasi të merrni vendimin më të mirë në jetën tuaj.
- Në 20 minutat e para shtypja e gjakut do të reduktohet në normale.
- Brenda 8 orëve niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj do të reduktohet përgjysmë, dhe niveli i oksigjenit do të kthehet në normalitet.
- Në 48 orët e para do të jet zvogëluar rreziki për sulm në zemër. Nikotina do të eliminohet plotësisht nga trupi, dhe shqisat tuaja si nuhatja dhe shikimi do të kthehet në normale.
- Pas 72 orësh ju do të jeni plot me energji, dhe rrugët ajrore do të jetë në gjendje për t’u çlodhur.
- Pas 2 javësh qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, dhe kjo do të vazhdojë kështu për 10 javët e ardhshme.
- Pas 3-9 muajsh kapaciteti i mushkërive tuaja do të rritet me 10%, dhe çdo problem me frymëmarrje, duke përfshirë kollitjen do të fillojnë të bien.
- Pas 1 viti rreziku I sulmit në zemër do të ulet përgjysmë.
- Në 10 vite rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive do të jetë i njëjtë me atë të jo-duhanpirësve.
- Në 15 vjet ju do të keni të njëjtin rrezik për të pësuar sulm në zemër si jo-duhanpirësit.