Dita Botërore Pa Duhan 31 maji 2019

#DitaBoterorePaDuhan #BëjeÇdoDitë #NjëDitëPAduhan!
#TaNdijmojmeMinistrinIsmajli

Në emër të organizatës sonë KADC dhe të shoqërisë civile e cila nuk ndalet duke punuar për Kosovën e lirë prej duhanit, më lejoni të ju falënderoj për shënimin e Ditës Boterore pa duhan si formë për ngritjen e vetëdijes së shoqerisë kosovare nga rreziku i duhanit.

Zakonisht në fillim të pranverës vendosim me pastru me themel shtëpinë dhe dhomën më të mirë e “lojim” për fund. Por ndodh që prej papastërtisë së madhe në dhomat tjera, të mos arrijmë kurrë në dhomën e fundit, në dhomën tonë të preferuar.

Sa herë kur mblidhemi bashkë, ne, bartësit dhe zbatuesit e përgjegjshëm të politikave për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, një prindi dikund në Kosovë sërish i ndizet shpresa që fëmija i tij nuk do të bie në grackën e shitësve të cigareve dhe do t’ia dal ta kryej shkollën pa ja nis me pi duhan. Nuk do të bie në ndikimin e nxënësve të kapluar në rrjetin e industrisë së duhanit, që fshehurazi ndezin cigaren dhe kështu hyjnë në rrugën gati të pakthim të varësisë dhe shkatërrimit të shëndetit dhe ardhmërisë së tyre.

Bilanci i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit me vitin e kaluar fatkeqësisht është negativ. Përkundër iniciativës për hartimin e Udhëzimit Administrativ me të cilin shkelësit do të sanksinohen sipas procedurës së re kundërvajtëse dhe me të cilën lëndet nuk shkojnë dhe harrohen në sirtarët e gjykatave por zgjidhen në Inspektoratin Sanitar dhe përfundon hudhja e përgjegjesisë njëri tjetrit e Inspektorati Sanitar përfundimisht merr rolin dhe përgjegjësinë e përcaktuar me Ligj, bilanci mbetet negativ. 

#DitaBoterorePaDuhan #BëjeÇdoDitë #NjëDitëPAduhan!#TaNdijmojmeMinistrinIsmajliNë emër të organizatës sonë KADC dhe të…

Posted by Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC on Friday, 31 May 2019

Raporti i progresit për Kosovën i publikuar pardje përsëriti që “Kosova ka një Ligj gjithëpërfshirës të Kontrollimit të Duhanit, por niveli i zbatimit të tij ka vazhduar të bjerë, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe performancës së dobët të autoriteteve zbatuese.”

Ne jemi dëshmitar të vullnetit personal të Ministrit të Shëndetësisë për zbatimin e Ligjit në hapësirat të cilat i ka menaxhuar para se të bëhej Ministër. Të njëjtin vullnet e demonstron edhe tash në Ministrinë e Shëndetësisë në të cilën zor që kapet dikush duke pirë duhan. Këtë nuk mund ta mohoj askush. 

E sot kur kemi ardhur deri te vullneti politik, Ministri e ka shumë sfiduese të veproj dhe mbaj larg dyerve të Ministrisë dhe Qeverisë Industrinë e Duhanit. E ka shumë sfiduese të ngrisë performancen e autoriteteve zbatuese përkunder Ligjit i cili është gjithëpërfshirës dhe ja jep të gjitha veglat për një punë të paqme. 

Andaj, të gjithë ne që jemi mbledhur këtu sot, kemi obligimin dhe përgjegjësinë që t’i mbledhim forcat, mos e kursejmë vetvehten dhe ndihmojmë Ministrin Ismajli që vullnetin e tij personal ta shndërroj në vullnet politik dhe të arrij ta pastroj dhomën e fundit, atë me sfiduesen, kur na harxhohen forcat dhe zakonisht themi hajt se po e lo për nesër.

Ky është imperativ i kohës dhe borxhi për gjeneratat e tashme dhe ato që vijnë e do të jetojnë pas nesh. Kosova do të ketë prosperitet vetëm kur të ketë fëmijë të shëndoshë dhe shoqëri të shëndoshë, të pavarur nga duhani.

Author:

Share This Post On