KADC përfaqëson Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”
KADC përfaqësoi Kosovën në seminarin për “Standardizimin e pakove të duhanit”, të mbajtur në Londër dhe të organizuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids. Përfaqësuesit e KADC-së prezantuan Kosovën në mes të shumë vendeve të tjera që vinin nga Evropa, Amerika, Afrika dhe Azia, në përpjekje për të unifikuar politikat për kontrollin e duhanit.
Seminari për “Standardizimin e pakove të duhanit” kishte për qëllim të ndaj praktikat dhe të përcjell njohuritë për krijimin e ligjeve efektive the rregulloreve, të cilat do të mundësojnë paketimin e thjeshtë. Përmes standardizimit të pakove të duhanit, dhe duke prezantuar paketimin e thjeshtë si koncept, në mënyrë drastike ulet atraktiviteti në dukje i pakove të duhanit. Kjo masë njihet si strategji për të ulur konsumimin e pirjes së duhanit, e posaqërisht fillimin e tij nga të rinjtë.
Në këtë seminar, nga KADC ishin Shkumbin Spahija, dhe Arben Lila, në mesin e 40 pjesëmarrësve, duke punuar për strategjinë për kontrollin e duhanit, dhe përpjekjen për unifikimin e tyre në të gjitha vendet e botës. Pjesëmarrja në seminarin një javorë, është përpjekje për prezantimin e strategjive dhe forcimin e kontrollit të duhanit, me masa edukuese dhe ato preventive.
Standardizimi i pakove njihet edhe nga Konventa për Kontrollin e Duhanit, përmes Organizatës Botërore të Shëndetit. Ajo si praktikë ka pasur sukses në shumë vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa Kosova, është duke bërë hapa në përpjekjen për prezantimin e paketimeve të thjeshta nga viti 2018, përmes Rregullores dhe Udhëzimit administrativ.
Në botë, rreth 340 mijë fëmijë çdo vit e provojnë duhanin për herë të parë. Ndërsa provat tregojnë se te rinjtë, e fëmijët tërhiqen nga po këto dizajne shumë-ngjyrëshe të pakove të duhanit. Prandaj duke prezantuar paketimin e thjeshtë, ndihmojmë edhe në mbrojtien e fëmijëve e të rinjëve në shoqërinë tonë.
Njoftim për fillimin e fushatës “Lëvizim për Shëndet” në RTK
Rëndësia e aktivitetit fizik dhe promovimi i përmes fushatës “Lëvizim për shëndet”
KADC mori pjesë në emisionin e mëngjesit në RTK, me 16 shtator 2017, në kuadër të aktiviteteve promovuese për aktivitetin fizik. Tema kryesore në emisionin e mëngjesit ishte fillimi i fushatës “Lëvizim për shëndet”, që synon vetëdijësimin e qytetarëve pa dallim moshe, statusi shoqëror, për rëndësinë e aktivitetit fizik, dhe të mirat e tij.
Nga KADC, në emision mori pjesë Aurora Mullatahiri, për të njoftuar, e paralajmëruar për ecjen, e marshimin nga Parku i Gërmisë e deri te Pylli i Arinjëve, me të cilën shënjohet fillimi i fushatës “Lëvizim për shëndet”.
KADC e ShBA Prishtina, në bashkëpunim me IKSHPK-në, organizuan ecjen në natyrë, me moton “Lëvizim për Shëndet”.
Ecjes nga Qendra Rekreative në parkun “Gërmia” deri në “Pyllin e Arinjve”, në liqenin e Badovcit, iu bashkuan 200 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ecja ishte e kategorisë së lehtë, me rreth 20 km vajtje ardhje gjatësi, të cilën mund ta përfundojnë të gjithë grupmoshat, pa ndonjë vështirësi.
Përpos ecjes për të pasur një shëndet më të mirë, si qëllim kryesor, pjesëmarrësve po i’u mundësua shkëmbimi kulturor dhe i njohjeve të reja, duke krijuar shoqëri të re.
Qëllimi kryesor i fushatës me moton “Lëvizim për shëndet”, ishte promovimi i aktivitetit fizik, e krijimit të një stili të shëndetshëm të jetesës si pjesë e kulturës tonë si shoqëri.
Gjatë aktivitetit interesim për pjesëmarrje ishte i madh jo vetëm nga pjesëmarrësit por edhe nga gazetarët për ta paraqitur këtë iniciativë, që për fokus ka shëndetin e shoqërisë.
Shpërndarja e fanelave me moton “Lëvizim për shëndet” dhe numërimin e përfitimeve shëndetësore si dhe shpërndarja e ushqimit të shëndetshëm ishin pjesë e fushatës, për të arritur promovimin e aktivitetit fizik dhe të të ushqyerit të shëndetshëm.