Paralajmërimi i hulumtimit “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”
30 shtator 2016
Paralajmërimi i prezantimit të hulumtimit “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”
Skënder Syla, shef i zyrës së OBSH-së ka prezantuar draft analizën, e bërë në bashkëpunim me KADC-në.
Politikat Lokale Shëndetësore – Zbatimi i konceptit të Mjekësisë Familjare vendimtare për cilësinë e shërbimeve shëndetësore
Në tryezën e sotme KADC prezantoi hulumtimin “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, në bashkëpunim me zyrën e OBSH-së.
“Në hulumtim janë adresuar mangësitë e kornizës ligjore, zbatimi praktik i politikave në kujdesin primar shëndetësor, cilësia e këtyre shërbimeve si dhe janë dhënë rekomandime për eliminimin e problemeve aktuale në përmirësimin e qasjes ndaj sektorit shëndetësor. Ndersa pas finalizimit ky raport me rekomandime do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë” tha drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahija.
Në këtë tryezë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se fuqizimi i kujdesit primar shëndetësor dhe mjekësisë familjare është çështje kyqe në përforcimin e sektorit të shëndetësisë, dhe në mbarëfunksionimin e kujdeseve dytësore dhe tretësore shëndetësore.
“Me buxhetin edhe ashtu të kufizuar në Kosovë të ndarë për shërbimet shëndetësore, ne nuk e kemi luksin e mos fuqizimit të mjekësisë familjare. Sepse përmirësimi i sektorit primar shëndetësor do të ul keqpërodorimet e resurseve finaciare si dhe do të rrisë cilësinë në shërbimet shëndetësore, në të mirë të qytetarëve” tha ministri Rrahmani.
Skënder Syla, shefi i zyrës së OBSh-së në Kosovë tha se Kosova qëndron mirë me fuqinë punëtore të mjekëve të cilët do të mund të aktivizoheshin në zbatimin e mjekësisë familjare, ku rëndësi të veçantë i kushtoi zonimit si një rekomandim që do të ndikojë në organizimin e kujdesit primar shëndetësor.
Ndërsa autori i hulumtimit, Sami Uka tha se aktulaisht mjekësia familjare po dështon në zbatim, dhe se të gjitha variablat tregojnë se Kosova ka leverdi ekonomike, administrative dhe sociale për vënjen në zbatim të kësaj forme të kujdesit shëndetësor. Duke shtuar se gjëja e vetme që nuk duhet bërë është “të vazhdojmë të mos bëjmë asgjë”.
“Rritja dhe fuqizimi i sektorit primar shëndetësor e mjekësisë familjare, do të jetë në interes të ekonomisë së vendit dhe xhepit të qytetarëve, është në përshtatmshëri të politikës, është e realizueshme në anën administrative, si dhe do të ndikojë në arritjen e barazisë më të madhe sociale” tha, Sami Uka.
Rekomandimet kryesore të cilat dolën nga kjo tryezë janë përpilimi i Udhëzimit Administrativ për zonimin dhe zgjedhjen/ndërrimin e mjekut familjar, krijimin e ekipeve të mjekësisë familjare, përcaktimin e detyrave të drejtave dhe kompetencave kryesore të anëtarëve të EMF-së, për rregullimin e referimit nga sektori privat në sektorin publik të kujdesit shëndetësor, si dhe përfshirjen e aktivitetet për përmirësim të vazhdushëm të cilësisë gjatë procesit të ri-licencimeve të mjekëve dhe infermierëve familjar.
Brazili me politikat e kontrollit të duhanit arrin efekte pozitive
Politikat e kontrollit të duhanit në Brazil, efektive në të gjithë sektorët e popullsisë
Brazili është një udhëheqës global në kontrollin e duhanit, duke miratuar një grup gjithëpërfshirës dhe efektiv të politikave publike të projektuara për të parandaluar dhe për të zvogëluar përdorimin e duhanit. Një studim i publikuar në 2015 për Kontrollin e Duhanit shqyrton se si zbatimi i disa politikave të kontrollit të duhanit në Brazil, si vendosja e paralajmërimeve shëndetësore në formë të grafikave mbi produktet e duhanit dhe kufizimet e reklamave ndaj produkteve të duhanit kanë ndikuar në sjelljen e duhanit dhe shëndetin në mesin e duhanpirësive. Burimet e të dhënave përfshijnë anketa globale mbi duhanpirjen nga të rriturit në vitet 2008 dhe 2013, sondazheve përfaqësuese kombëtare, të dizajnuara për të vlerësuar treguesit e përdorimit të duhanit. Anketat globale të 2008-ës përfshijnë 24.1 milion duhanpirës dhe 21.1 milion duhanpirës në 2013-ën (12.8 milion meshkuj, 8,3 milion femra). Analizat janë të përqendruara në të dhënat për të rriturit e moshës 18 vjeç e lart.
Të gjeturat kryesore:
Normat e duhanit janë ulur nga viti 2008 deri në vitin 2013 për burrat dhe gratë, për zonat e banimit (rurale dhe urbane), për të gjitha grupmoshat (18 deri në 24 dhe 25 dhe më të vjetër), dhe të dy nivelet arsimore (deri në 7 vjet e 8 ose më shumë vjet të shkollimit ).
Një rënie më të madhe në normat e pirjes së duhanit në mes të 2008 dhe 2013 është parë në mesin e njerëzve me nivel të ulët arsimor kundrejt atyre me nivel të lartë arsimor:
Nga 30 % në 24.3 % për burrat me më pak se shtatë vjet shkollim
Nga 16.6 % në 14.9 % për meshkujt me tetë ose më shumë vjet shkollimi
Normat për ndërprerjen e duhanit nga viti 2008 deri në vitin 2013 për duhanpirësit meshkuj dhe femra, janë rritur:
Nga 50 % në 53 % për meshkujt
Nga 53.7 % në 56.2 % për femrat
Normat e ndërprerjes janë rritur në mesin e të rinjve dhe burrave më pak të arsimuar:
Nga 24.8 % në 32.6 % për meshkujt (të moshës 18 deri në 24 vjet) të cilët kishin tymosur ndonjëherë
Nga 48.6 % në 53.8 % për burrat me 7 ose më pak vite shkollimi
Mesazhet kryesore :
Politikat e plotë e kontrollit të duhanit në Brazil ka rezultuar në rënien e normave të duhanpirjes.
Politikat e forta të kontrollit të duhanit në Brazil janë efektive edhe në sektorët e strukturën e ndryshme demografike të popullsisë.
Palët në Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë të detyruar për të miratuar dhe zbatuar politika:
vende publike 100% pa duhan, duke përfshirë vendet e punës dhe transportin publik pa përjashtim (neni 8);
Paralajmërime grafike shëndetësore të mëdha në paketim të duhanit, që ndryshojnë me rotacion (neni 11)
Një ndalim të plotë të reklamave të duhanit, promovimit dhe sponsorizimit të tij (neni 13); dhe
Ngritjen e taksave dhe çmimeve si politikë që redukton kërkesën për duhan (neni 6).
Citi i plotë i studimit: Szklo et al. Duhanpirësit në Brazil: kush janë ata? Kontrolli i Duhanit. Publikuar për herë të parë online me: 20 gusht 2015.
Kontrolli i duhanit është një gazetë ndërkombëtare që mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerët në kontrollin e duhanit dhe është botim i British Medical Journal.