Pirja e cigareve dhe hospitalizmi
Pirja e duhanit është një faktor i madh rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, sëmundjeve te frymëmarrjes dhe një gamë të gjerë të rezultateve të tjera shëndetësore negative që rezultojnë me shtrimin në spital. Një studim i publikuar në BMJ vlerëson lidhjen midis pirjes së duhanit dhe shtrimit në spital. Ekspozimi ndaj cigareve shtë llogaritur në bazë të statusit të pirjes së duhanit (dmth, pirës aktuale i tij, ish duhan pirës, ose kurrë nuk kanë pirë duhan) dhe në bazë të viteve (sipas kohëzgjatjes, frekuencës dhe intensitetit të pirjes së duhanit). Studimi është bazuar në të dhënat nga anketa e të ushqyerit dhe të ato të faktorit të rrezikut për sëmundjet e patransmetueshme. Mostra përfshiu 2,836 të rritur prej moshës18 vjeçar e tutje.
Të gjeturat
- Në Liban, 34.7% e të rriturve janë duhanpirës aktual, me norma më të larta tek meshkujt se tek femrat: 42.9% kundrejt 27.5%.
- Duke u krahasuar me jo-duhanpirësit, ata që kanë hequr dorë nga duhanpirja dhe duhanpirësit aktual kanë pasur dukshëm më shumë gjasa të shtrohen në spital.
- Hospitalizimi rritet ndjeshëm me rritjen e viteve për të cilat njerëzit kanë pirë duhan.
Mesazhet kryesore
- Pirja e duhanit rrit rrezikun të hospitalizimit dhe të vdekjes nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit.
- Heqja dorë nga pirja e duhanit përmirëson shëndetin dhe zvogëlon ngarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor.
- Masat më efektive për reduktimin e pirjes së duhanit dhe duke ndihmuar duhanpirësit për të lënë atë janë:
- ndalesa e plotë ndaj pirjes së duhanit në të gjitha vendet publike, vendet e punës dhe të transportit publik;
- ndalesa gjithëpërfshirëse mbi reklamat e duhanit, promovimit dhe sponsorizimit të tij;
- paralajmërimet grafike për rreziqet shëndetësore në të gjitha produktet e duhanit; dhe
- politikat për akcizë dhe çmimin e duhanit që reduktojnë përballueshmërinë e produkteve të tij.
Citimi i plotë: Sibai AM, Iskandarani M, Darzi A, et al. Pirja e duhanit në vendet e lindjes së mesme dhe hospitalizimi: studim nacional shumë sektorial BMJ Open 2016; 6:e009881. doi:10.1136/ bmjopen-2015-009881.
Teksti i plotë verzioni Anglisht: http://bmjopen.bmj.com/content/6/4/e009881
Burimet shtesë:
- Për të gjetur të dhënat për për barrën e duhanit, që përdoren globalisht në [Arabisht, Kinezisht Anglisht, Frëngjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjisht] vizitoni: http://global.tobaccofreekids.org/files/pdfs/en/global_tobacco_epidemic_en.pdf
- Për të gjetur masat efektive për të reduktuar duhanit në [Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frëngjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjisht], vizitoni : http://www.global.tobaccofreekids.org
BMJ (ish revista mjeksore britaneze) është një revistë ndërkombëtar mjekësore. Lidhur me Shoqata Mjekësore Britanike, ajo është një nga revistat më të vjetra të përgjithshme mjekësore në të gjithë botën.
Nëse keni pyetje në lidhje me studimin, ose se si mund të përdorni atë në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem kontaktoni globalresearch@tobaccofreekids.org
Mësimet e nxjerra mbi taksat për duhan, për vendet në zhvillim
HULUMTIM
Në maj 2016, Banka Botërore organizoi një konferencë mbi presionet me të cilat përballen vendet në zhvillim, për të ulur normat e taksave dhe për të tkurrur bazën e tyre tatimore, ndërsa ende janë duke e luftuar shmangien e taksave dhe evazionit. Këto dinamika zvogëlojnë aftësinë e vendeve në zhvillim për të zbatuar projektet e rëndësishme të qeverisë, si dhe programet në shërbim të të varfërve.
Në konferencë, Kryetari i Këshillit Ekonomikë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama – Jason Furman – ka pohuar se ndoshta pjesa më e rëndësishme e legjislacionit publik shëndetësor të administratës Obama kishte qenë pikërisht rritja e taksës Federale për cigare prej 0.39 $ në 1.01 $ për paketë. Duke pranuar edhe zhvillimet tjera gjatë 30 viteve të fundit që kanë ndikuar në pirjen e duhanit në Shtetet e Bashkuara (për shembull, përmirësimi i mjeteve të cilat ndihmojnë në lënien e duhanit dhe rritja e numrit të fushatat arsimore publike), Furman ka identifikuar gjashtë mësimet e nxjerra nga pirja e duhanit në Shtetet e Bashkuara dhe ndryshimet në normat e duhanit pas rritjes së taksave për paketa në vitin 2009:
Mesazhet kryesore:
- Pirja e duhanit ka rol të madh jo vetëm në vdekje, por edhe në pabarazinë e mortalitetit. Tendencat e ndryshme në normat e SHBA-së për duhanpirje varësisht nga të ardhurat janë një faktor i rëndësishëm që rrit dallimet në evolimin e shkallës së mortalitetit tek të rinjtë dhe të moshuarit. Gjatë 25 viteve të fundit, shkalla e duhapirësve në mes 50 vjeçarëve dhe më të moshuarve që jetojnë në varfëri, është rritur, ndërsa norma e duhanpirjes tek po këto mosha që janë mbi kufirin e varfërisë ka rënë dukshëm. E kundërta ka ndodhur, me normat e duhan pirjes për të rriturit e moshës 18 deri 40 vjeçare të cilat kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht nga statusi i varfërisë. Normat e duhan pirjes janë pak më të larta për njerëzit në varfëri se sa të tjerët të cilët jetojnë jashtë këtij kufiri.
- Çmimi luan një rol të rëndësishëm në pirjen e duhanit. Analiza e marrëdhënieve ndërmjet çmimeve të duhanit dhe duhanpirjes tregon se një rritje prej 10 për qind në çmimet e cigareve do të çojë në një rënie prej 3 deri në 7 për qind të pirjes së duhanit, ku gjysma e këtij reduktimi vjen nga duhanpirësit ekzistues të cilët fillojnë të pijnë më pak duhan dhe gjysma tjetër vie nga rënia e numrti të duhanpirësve.
- Taksat e cigareve luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e çmimeve të cigareve. Para vitit 2000, vlera e rritjes së taksave ishte e ulët dhe me kalimin e kohës nën ndikimin e inflacionit, bëri që cigaret të mbeten të përballueshme për duhanpirësit. Taksat ndaj cigareve morën një rol më të madh në shtet dhe në politikat shëndetësore vetëm pas vitit 2000, duke prodhuar rritje të mprehtë në normat e taksave, që ka ndikuar në rritje të konsiderueshme në çmimet e cigareve.
- Taksat e cigareve kanë përfitime të mëdha për shëndetin publik. Me rritjen e çmimeve të cigareve, taksat ulin normat e duhanpirjes dhe gjenerojnë përmirësime të mëdha në shëndetin publik duke reduktuar pirjen e duhanit veçanërisht në mesin e të rinjve dhe të rriturve të rinj. Këto reduktime, nga ana tjetër, reduktojnë numrin e vdekjeve të parakohshme për shkak të pirjes së duhanit.
- Taksat e duhanit në mënyrë disproporcionale janë në përfitim të familjeve me të ardhura të ulëta. Përfitimet shëndetësore të taksave të duhanit tejkalojnë rritjen e detyrimit tatimor dhe këto përfitime shëndetësore rrisin në mënyrë disproporcionale përfitimet e familjeve me të ardhura të ulëta tek të cilat normat pirjes së duhanit janë më të larta. Të ardhurat nga ngritja e taksave për duhan përdoren për qëllime që u shërbejnë të varfërve, për shembull, zgjerimin ose përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
- Është shumë e rëndësishme që taksat ndaj produkte të ngjashme me duhanin të kenë ritme të përafërta taksimi. Harmonizimi i normës së tatimit në produkte të ndryshme të duhanit është i rëndësishme sepse pabarazia mund të çojë në zëvendësim në mes të produkteve të duhanit dhe mund të zvogëlojë efektet pozitive shëndetësore të rritjes së taksave të duhanit.
Përtej këtyre gjashtë mësime, Furman pohoi se përdorimi i tatimit për të ulur normat e pirjes së duhanit “mund të jenë edhe më efektiv në vendet në zhvillim”.
Citimi i plotë: Furman J. 6 mësime nga përvoja e SHBA-së me taksat e duhanit. Fjalimi i dhënë në Konferencën e Bankës Botërore “Fitues i luftës tatimore: Zgjidhja Global për Vendet në Zhvillim” Maj 24, 2016. Washington, DC.
Për të hapur transkriptën e Kryetarit Furman në [Anglisht] klikoni më poshtë:
https://www.whitehouse.gov/sites/default/files/page/files/20160524_cea_tobacco_tax_speech.pdf
Për të pasur qasje në raportin e OBSH-së mbi Epidemin Globale të Duhanit, 2015 – se si rritja e taksave në duhan do të jetë komponente kritike për të ulur përdorimin e tij në [Anglisht], vizitoni:
http://www.who.int/tobacco/global_report/2015/en/
Për informacione shtesë rreth taksave në duhan për të ulur përdorimin e duhanit dhe për të përmirësuar shëndetin publik, duke përfshirë storie të suksesit në taksimin efektiv të produkteve të duhanit, në [Kinezisht, Anglisht, Frëngjisht, Portugalisht, Spanjisht, Rusisht], vizitoni:
http://global.tobaccofreekids.org/en/solutions/international_issues/taxation_price/
Shënimi i Ditës Botërore Pa Duhan 2016
Prishtinë, 31 maj 2016
Shënimi i Ditës Botërore Pa Duhan 2016
Në Ditën Botërore Pa Duhan me 31 maj 2016, ditë kjo që shënohet në mbarë botën për vetëdijësimin e pasojave që vijnë me konsumimin e duhanit, në Prishtinë Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka organizuar një tryezë për shënimin e kësaj dite, tema e së cilës ishte “Bëhuni Gati për Paketime Homogjene”.
Në këtë mbledhje akterët u takuan për të prezantuar edhe ndryshimet e reja që shumë shpejt do të mund të implementohen në Kosovë, siç deklaroi gjatë takimit edhe drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahiu. I cili prezantoi edhe dukjen e pakove të duhanit në vitin 2017, pa reklama dhe pa brende, me grafiqe të cilat ilustrojnë përmes dukjes të gjitha pasojat e pirjes së duhanit.
Në këtë diskutim u tha se luftën kundër duhanit dhe industrisë së saj që për qëllim të vetëm ka zhvillimin e kapitalit dhe resurseve financiare në kurriz të shëndetit të qytetarëve, duhet ta bëjnë të gjitha instituconet së bashku në koordinim me qytetarët dhe në bashkëpunim me ta.
Në këtë konferencë me koalicionin Anti-Duhan ishin pjesëmarrës edhe dy ministra, ai i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe i Mjedisit, Ferid Agani. Kontributi i tyre në këtë drejtim është i rëndësishëm por nuk duhet ndalur këtu sepse vetëdijësimi për pasojat e duhanit është një betejë e vazhdueshme dhe e përditshme.
Kosova tashmë si rezultat i punë së palodhshme të koalicionit Anti- Duhan me ministrinë e shëndetësisë, inspektoratet relevante dhe OBSH-në ka paraqitur paketimet e standardizuara të cilat do të kenë për qëllim reduktimin e atraktivitetit të cigareve ndaj konsumatorëve potencial, me qëllim të eliminimit të reklamimit dhe promovimit të duhanit, për të kufizuar paketimet e mundshme mashtruese të duhanit duke rritur kështu efiktivitetin e vërejtjeve shëndetësore për duhanin.
Kosova në këtë mënyrë me futjen e pakove të standardizuara do tu afrohet vendeve të BE-së dhe direktivave të Konventës Kornizë, duke ndjekur praktikën e vendeve të tjera si në Australi, të cilat kanë rezultuar si praktika të sukseshme në uljen e numrit të duhanpirësive të rinjë.
