KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit

Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit

Një studim i ri në Kontrollin e Duhanit shqyrton dobinë e një mjeti i cili vlerëson dhe udhëzon për për të pasur qëndrueshmëri në implementimin e programeve kombëtare të kontrollit të duhanit. Hulumtuesit identifikuan 31 tregues të qëndrueshmërisë bazuar në raportet nga grupet e shoqërisë civile, zyrtarët e qeverisë dhe ekspertët e shëndetit të Unionit Ndërkombëtar kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive, nga viti 2007 deri në vitin 2015.

Rëndësia relative e treguesve “është përcaktuar nga fokus grupet dhe intervistat informative me 52 pjesëmarrës nga qeveria dhe shoqëria civile, nga shtatë vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme: Kinë, Çad, Indonezi, Meksikë, Shqipëri, Gjeorgji dhe Pakistan.

Treguesit më pas janë radhitur varësisht prej përgjigjeve të dhëna si “jo i rëndësishëm”, “i rëndësishëm”, apo “kritik” në mënyrë që të krijohej “Indeksin i Qëndrueshmërisë të Kontrollit të Duhanit”, i përbërë nga tregues të grumbulluara në shtatë grupe: politikat dhe strategjitë e kontrollit të duhanit; infrastruktura efektive e kontrollit të duhanit; ndërtimi i kapaciteteve; politikat dhe alokimet financiare; kundërvënja ndaj ndërhyrjeve të industrisë së duhanit; dëshmit kombëtare; dhe mekanizmat e vlerësimit.

Të gjeturat:

• Ekziston një konsensus se një mjet për të matur progresin e qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit duhanit është i rëndësishëm.
• Të gjithë nga 31 treguesit e qëndrueshmërisë u vlerësuan ose me “kritike”, ose si “të rëndësishme” nga shumica e pjesëmarrësve.
• Treguesit më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë u identifikuan të jenë:
o Politikat financiare dhe alokimet për kontrollin e duhanit, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve;
o Ligji për kontrollin e duhanit;
o Dedikimi i njësitit kombëtarë për kontrollin e duhanit dhe shoqërisë civile;
o Politikave kombëtare kundër industrisë së duhanit për më shumë përgjegjësi sociale nga korporat;
o Vetëdije e përgjithshme dhe morbiditetit i të dhënave kombëtare për duhan; dhe
o Mekanizmat e vlerësimit të politikave kombëtare.

Mesazhet kryesore:
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit duhet shikuar në shumë aspekte.
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit meriton vëmendjen nga personat e angazhuar në avokimin kundër duhanit.
• Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit është një mjet për qeverinë dhe shoqërinë civile për të përcaktuar nivelet aktuale të qëndrueshmërisë dhe për të identifikuar fushat prioritare për zhvillim.

Citimi i plotë: Jackson-Morris A, Latif E. Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit (ITCS): mjet për të matur qëndrueshmërinë e programeve nacionale për kontrollin e duhanit” Publikuar Online me: 20 April, 2016.
Linku për versionin anglisht: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2016/04/18/tobaccocontrol-2015-052799.abstract

Burime shtesë: Për një shpjegim të studimit dhe palnet për të ardhmen në versionin anglisht:



Kontrolli i Duhanit është është një revistë ndërkombëtare dhe mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerët të përfshirë në kontrollin e duhanit si dhe është botim i British Medical Journal.

Nëse keni pyetje përreth studimit ju lutem shkruani në këtë email: globalresearch@tobaccofreekids.org

Ushtrimet e mëngjesit ruajnë shëndetin mendor

Ushtrimet fizike në mëngjes ju ndihmojnë të keni e të ruani një shëndet mendor.

Shkencëtarët tashmë kanë provuar se vendosmëria e njeriut është në maksimum në momentin kur ne zgjohemi dhe shkon duke rënë me vazhdimin e ditës. Prandaj edhe ata të cilët shkojnë në palestër pas një dite të gjatë në punë, e kanë më problem të jenë të vendosur dhe të angazhuar në aktivitetet fizike.

Kur ju filloni ditën me ushtirme fizike, kapaciteti juaj mendor për të përballuar stresin trefishohet.

Truri jonë gjatë aktiviteteve fizike lëshon dy hormone, të njohura si BDNF dhe endorfina. BDNF ndihmon për të riparuar neuronet e trurit që lidhen me përmirësimin e memories. Ndërsa endorfina është hormon që krijon ndjesinë e kënaqësisë si dhe ndihmon trurin të bllokoj dhimbjet fizike, ose stresin psiqik.

 

Koalicionin Antiduhan diskuton masat e reja kundër duhanpirjes

Prishtinë, 11 maj 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i shoqëruar nga Koordinatori Shtetëror për Kontrollin e Duhanit dhe bashkëpunëtorët, pritën sot në takim përfaqësuesit e Koaliconit Antiduhan: Shefin e Zyrës së OBSh-së në Kosovë dr. Skënder Syla dhe drejtorin ekzekutiv të KADC-së, Shkumbin Spahiu.

Takimi i Koalicionit Antiduhan, me Ministrin e Shëndetësisë
Takimi i Koalicionit Antiduhan, me Ministrin e Shëndetësisë

Ishte konstatim i përbashkët se tre vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndryshimet shëndetësore, mjedisore dhe sociale që ka sjellë ky ligj janë evidente, porse ka nevojë që të fuqizohen masat për zbatimin më efektiv të tij, duke njohur qëllimin që ky ligj mbron shëndetin e popullatës.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë dhe mekanizmave të tjerë në fuqizimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, hapat e ndërmarrë në plotësimin e legjislacionit për duhanin, aktivitetet parandaluese në qasjen në duhan dhe aktivitetet e tjera që janë duke u zhvilluar , të cilat do të rezultojnë me shëninim e Ditës Botërore kundër Duhanit, më 31 maj.

Gjithashtu temë e këtij takimi ishte legjislacionin sekondar, i cili parasheh aplikimin e vërejtjeve të kombinuara (fotografive dekurajuese), si një masë e re dhe e provuar në vendet e tjera që ka prodhuar efekte në ngritjen e vetëdijes për efektet negative të duhanit dhe zvogëlimin e prevalencës së duhanpirjes.