Punëtoria për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
18 nëntor 2015
Punëtoria për Monitorimin e Zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit
KADC sot ka mbledhur 16 monitorues nga 7 komunat më të mëdha të Kosovës, për tu trajnuar për mënyrën se si do bëhet monitorimin i zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Kontroll të duhanit ka për qëllim identifikimin e subjekteve afarsite që respektojnë dhe shkelin ligjin, në mënyrë që të dhënat e dala nga ky monitorim t’u shërbejnë në lehtësim të punës së Inspektoratit Sanitar edhe institucioneve zbatuese të këtij ligji.
Monitoruesit përgjat këtij trajnimi patën mundësi të njoftoheshin me detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga Ligji për Duhan si dhe Udhëzimi Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave zyrtare”.

Gjithashtu ky trajnim ju mundësoi të rinjëve të zgjerojnë rrejtin e tyre shoqërorë duke u inspiruar për të punuar aktivisht në realizimin e qëllimeve e kauzave të tyre përmes bashkëpunimit ndërshoqëror.
100 % Ambiente pa tym duhani
100 % Ambiente pa tym duhani
Koalicioni Anti-Duhan vazhdon fushatën për ndarjen e Mirënjohjeve për subjektet afariste që mbrojnë shëndetin publik duke zbatuar Ligjin për kontrollin e duhanit për të siguruar ambiente 100% pa tym duhani.
Falenderojmë restoranin “DeRada” në Prishtinë, që ka siguruar një ambient 100% pa tym duhani !
Thank you DeRada for 100% smoke free restaurant!
Merrni vendimin më të mirë të jetës tuaj
Merrni vendimin më të mirë të jetës tuaj!
Lini duhanin dhe shijoni përfitimet shëndetësore të cilat do t’i keni menjëher pasi të merrni vendimin më të mirë në jetën tuaj.
- Në 20 minutat e para shtypja e gjakut do të reduktohet në normale.
- Brenda 8 orëve niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj do të reduktohet përgjysmë, dhe niveli i oksigjenit do të kthehet në normalitet.
- Në 48 orët e para do të jet zvogëluar rreziki për sulm në zemër. Nikotina do të eliminohet plotësisht nga trupi, dhe shqisat tuaja si nuhatja dhe shikimi do të kthehet në normale.
- Pas 72 orësh ju do të jeni plot me energji, dhe rrugët ajrore do të jetë në gjendje për t’u çlodhur.
- Pas 2 javësh qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, dhe kjo do të vazhdojë kështu për 10 javët e ardhshme.
- Pas 3-9 muajsh kapaciteti i mushkërive tuaja do të rritet me 10%, dhe çdo problem me frymëmarrje, duke përfshirë kollitjen do të fillojnë të bien.
- Pas 1 viti rreziku I sulmit në zemër do të ulet përgjysmë.
- Në 10 vite rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive do të jetë i njëjtë me atë të jo-duhanpirësve.
- Në 15 vjet ju do të keni të njëjtin rrezik për të pësuar sulm në zemër si jo-duhanpirësit.
