Gjykatat janë efikase në edukimin përmes sanksionimit të shkelësive të Ligjit për Duhan
24 tetor 2015
Gjykatat janë efikase në edukimin sanksionues të shkelësive të Ligjit për Duhan
Shuma e gjobave të shqiptuara për shkelësit e Ligjit për Duhan është 38 mijë e 250 euro!
https://www.youtube.com/watch?v=Lz0h8OLPvt0
Përkrahja e Kryesuesit të KGJK-së në Zbatimin Ligjit
22 tetor 2015
Përkrahja e Kryesuesit të KGJK-së në Zbatimin Ligjit
KADC takohet me Kryesuesin e Këshillit Gjyqsorë të Kosoves Enver Peci, për të njoftuar dhe prezantuar para tij monitorimin për trajtimin e lëndëve të duhanit në gjykatat e Kosovës, prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në maj të vitit 2013 deri në qershor të vitit 2015.
Gjatë takimit z. Peci shprehi përkrahjen për iniciativën e KADC-së duke mbështetur aktivitetet vetëdijësuese të organizuara dhe të parapara për tu ndërmarrë gjatë këtij viti.
Gjetjet e monitorimit përfshijnë numrin e lëndëve për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar, sa prej tyre janë përfunduar dhe sa sa gjenden ende në procedurë, krahasimi i lëndëve të trajtura në gjykata nëpër komuna.

Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani
21, tetor 2015
Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani
Gjatë takimit të sotëm në mes të KADC-së me Drejtorinë e Inspeksionit në Kosovë, përkatësisht me drejtoreshën Ilirjana Zymberaj dhe Ajshe Kingji, u fol për fuqizimin e mjediseve pa tym duhani. Me saktësisht u diskutua për aktivitetet vetëdijësuese dhe edukuese që duhet të ndërmerren për të mobilizuar institucionet në rritjen zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Përgjatë këtij takimi u specifikuan me tutje përmbajtja e dy aktiviteteve të radhës të cilat do të organizohen nga KADC me qëllim të fuqizimit të mjediseve pa tym duhani në Kosovë.
Do të prezentohet raporti i KADC-së “Lëndët e duhanit në gjykatat e Kosovës” si dhe pritet që në fund të javës së ardhëshme të organizohet “Tryeza informuese për subjektet afarsite hotelriere”, në të cilën palët përgjegjëse do të prezentohen direkt me detyrat dhe obligimet e tyre të cilat rrjedhin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit dhe Udhëzimi Administrativ “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura” nr. 09/2015.
