Vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë nga OBSH
30 shtator 2015
Vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Kontrolline e Duhanit në Kosovë nga OBSH

Mbahet takimi përfundimtar në të cilin u analizua dhe vlerësua zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë, nga delegacioni i Turqisë i përfaqësuar me Prof. Nazmi and Dr. Toker.
Të cilët falë rekomandimeve të tyre dhe mbështetjes së punës tonë ngritën motivimin për të punuar drejt realizimit të qëllimit tonë “Për të marrë frymë shlirë në ambientet publike”.
Gjykata e Prizrenit lëshon 26 aktvendime, vlera e gjobave arrin 12 mijë euro
30 shtator 2015
Gjykata e Prizrenit lëshon 26 aktvendime, vlera e gjobave arrin 12 mijë euro

Të mërkurën, në komunën Prizrenit KADC, ekspertët ndërkombëtar të OBSH – së, Nazmi and Dr. Toker, drejtoresha e inspektoratit rajonal, Iliriana Zymberaj dhe drejtori i zyrës së OBSH – së në Kosovë, Skender Syla i bënë një vizitë inspektoratit komunal të kësaj komune.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi direkt nga inspektorati lokal për punën e tyre në lidhje me inspektimet dhe përpilimin e lëndëve për shkeljen e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Drejtoresha, Ilirjana Zymberaj mbështeti punën e inspektoratit komunal dhe ngriti në pah nevojën për unifikimin e procedurave inspektorale në terë territorin e Kosovës. Ajo tha se në këtë mënyrë do të rritet efikasitetit i punës së inspektorëve dhe do të ketë zbatim më të mirë të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Delegacioni nga Turqia u njoftua me procedurat e punës së inspektoratit në nivelin lokal, raportimin e tyre në drejtorinë e inspektoratit lokal e inspektoratit qëndrorë dhe mënyrat e përpilimit të lëndëve për gjykatën kundërvajtëse.
Kjo vizitë u bë pikërisht në komunën e Prizrenit, pasi që kjo ka qënë ndër komunat më të suksesshme në hartimin e lëndëve nga inspektorati. Të cilët thanë se vetëm në këtë 6 mujor janë dërguar 46 lëndë në gjykatë, prej të cilave për 26 lëndë gjykata ka lëshuar aktvendime. Vlera totale e vendimeve (gjobave të lëshuara) është dikund afër 12 mijë euro.
Ndarja e praktikave të Kosovës me ekspert të OBSH – së
29 shtator 2015
Ndarja e praktikave të Kosovës me ekspert të OBSH – së
KADC më 29 shtator 2015, mirëpret ekspertët ndërkombëtar të OBSh-së nga Ankaraja (Dr. Toker Erguder dhe prof. dr. Nazmi Bilir). Të cilët kanë ardhur për të vlerësuar politikat për kontrollin e duhanit, Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe efekteve të tij në Kosovë.
Përgjatë këtij takimi KADC ndau me Dr. Toker Erguder dhe prof. dr. Nazmi Bilir praktikat advokuese si OJQ dhe rolin e saj në ngritjen e efektshmërisë të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Si dhe u prezentuan të gjeturat nga raportet e përpiluara nga KADC e pikërisht në lidhje me efektin dhe zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.