Për ata që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin debatin e së shtunës në Emisionin IMAZH, mbi duhanin, dëmet e tij, dhe respektimin e ligjit për kontrollin e duhanit e reformat e me ligjin për kundërvajtie.
Të ftuar: Arben Lila menaxher i KADC-së, Faik Hoti, koordinator shtetëror për kontrollin e duhanit, Jeton Zogiani aktor, Besnik Peci sociolog, Idriz Pllana jurist.
Emisionin mund ta ndiqni më poshtë:
Manual për të kërkuar përgjegjësi nga industria e duhanit, për dëmet shëndetësore
“Manuali i përgjegjësisë civile” inkurajon zbatimin e përdorimit të Nenit 19 të FCTC-së për të mbajtur përgjegjëse Industrinë e duhanit, për dëme shëndetësore.
Veçanërisht, ne dëshironim të theksonim vendimin mbi Konventën Kornizë mbi Kontrollin e Duhanit të OBSH-së, nenin 19 mbi përgjegjësine e industrisë së duhanit, në dispozicion tek linku: http://www.who.int/fctc/cop/cop7/FCTC_COP7_11_EN.pdf.
Neni 19 i inkurajon palët që të marrin masa legjislative ose të përdorin ligjet ekzistuese për të mbajtur industrinë e duhanit ligjërisht përgjegjëse për dëmin që u është shkaktuar nga përdorimi i produkteve të tyre. Neni 19 është një nga nenet më pak të zbatuara të OBSH-së FCTC. Për të ndihmuar palët që të konsiderojnë veprimin në bazë të nenit 19, palët miratuan “Manualin e përgjegjësisë civile“, që ishte përgatitur nga grupi i ekspertëve që u mbajt mes COP6 dhe COP7. Manuali përfshin:
Tre skenarët në të cilët palët mund të dëshirojnë të përdorin mekanizmat e përgjegjësisë civile për të mbajtur përgjegjëse industrinë, duke përfshirë çështjet kryesore për të marrë parasysh dhe mundësitë e reformës:
Lehtësimi i qasjes në drejtësi për viktimat me sëmundje të shkaktuara nga duhani
Mbulimi i kostos për kujdes shëndetësor
Zbatimi i masave ekzistuese të kontrollit të duhanit apo ligjeve të përgjithshme relevante me duhan
Një indeks i reformave procedurale që mund të forcojë mekanizmat e detyrimit civil
Ne shpresojmë se Sekretariati mbi Konventa do të bëjë lehtësisht të arritshme për palët “Manualin e përgjegjësisë civile”, dhe se palët do ta shfrytëzojnë për të forcuar mekanizmat të përgjegjësive civile.
Ju lutemi të ndjehen të lirë për të kontaktuar ekipin ligjor CTFK për pyetje në lidhje me nenin 19 ose me Manualin e përgjegjësisë civile.
Përkthyer nga KADC
Ligji i ri për kundërvajte do rris efikasitetin e zbatimit të Ligjit për Duhan
18 janar 2017
Ligji i ri për Kundërvajtie, përshpejton procedurat e sanksionimit të shkelësive të Ligjit për Duhan
Në emisionin e Klan Kosovës, “Ora Shtatë” i ftuar Arben Lila, menaxher i KADC-së, duke folur për Ligjin për Duhan dhe ndikimin e Ligjit të ri të Kundërvajties në efikasitetin dhe zbatimin e ndalimit të tymosjes së duhanit në hapësira të mbyllura.
Ligji i ri për Kundërvajtie parashikon përshpejtimin e procedurave për gjobat deri në 500 euro për persona fizik, dhe 1000 euro për persona juridik, duke i mundësuar organit kundërvajtës/inspektoratit të zbatojë sanksionin pa procedurë kundërvajtëse në gjykatë.
Këto reforma do të ekonomizojnë arritjen deri te rezultatet, do të shpejtojnë sanksionimin e personave që shkelin Ligjin për Duhan si dhe do të rrisin efikasitetin në zbatimin e ligjit.