Më shumë sport në shkollë dhe për të gjithë nxënësit pa dallim
Më shumë sport në shkollë dhe për të gjithë nxënësit pa dallim. Kjo është kërkesë dhe nevojë e nxënësve.
Kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxhiri bashkë me drejtorin për kulturë, rini dhe sport z. Engelbert Zefaj dhe zyrtaren për arsim të përkushtuar në krijimin e kushteve që secili nxënës në shkollat e Pejës të ketë më shumë edukimin sportiv në shkollë.
Gjithashtu edhe drejtoresha e shkollës Dardania në Pejë znj. Drita Xharavina dhe arsimtari i edukatës fizike z. Agron Sheremeti të interesuar për më shumë edukim sportiv dhe për të gjithë nxënësit.
Vetëm me angazhim të përbashkët mund të arrijmë përfshirjen aktive të të gjithë nxënësve në aktivitetet sportive në shkollë dhe jashtë saj.
#SportinëShkolla
#SportiPërtëGjithë
#ATRC
#USAID

Nënshkruhet marrëveshja me komunën e Klinës, Pejës dhe Istogut
Klinë, 13 qershor 2018
Nënshkruhet marrëveshja për përfshirjen e të rinjëve dhe masovizimin e sportit në shkollat e komunës së Klinës, Pejës dhe Istogut
Sot në Klinë me kryetarët e komunës së Pejes dhe Klinës dhe nënkryetarin e komunës së Istogut, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për fuqizimin e të rinjëve në këto komuna.
Në takimin e përbashkët me kryetarin e komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, nënkryetarin e komunës së Istogut z. Lulzim Blakaj dhe drejtorin e KADC z. Shkumbin Spahija, u theksua nevoja dhe domosdoshmëria e fuqizimit dhe angazhimit më të madh të rinjëve në këto komuna përmes “Sportit në shkolla dhe sportit për të gjithë”.
Kryetarët e komunave shprehën mbështetjen e tyre për sportin në shkolla si një faktor shumë i rëndësishëm i cili kontribon në zhvillimin mendor dhe fizik të rinjëve. Ata u treguan përkrahës të parezervë të angazhimit të rinjëve në disciplina të ndryshme sportive dhe për të gjithë pa dallim, që e ardhmja e tyre të jetë e shkëlqyer.
Të pranishmit u pajtuan se shoqëria jonë duhet të punoj më shumë në krijimin e kushteve që nxënësit në shkolla të kenë mundësi të barabarta dhe të motivohen për t’u pëfshirë në aktivitete sportive shollore. Kjo do të kontriboj në krijmin e një kulture sportive tek të rinjtë për të zhvilluar shprehi të shëndetshme të jetesës dhe për të shmangur shprehitë e këqija siq janë përdorimi i drogës, alkoholit dhe duhanit.
Në këtë kuptim zhvillimi i programeve që kanë për qëllim përfshirjen e rinisë nëpërmjet sportit është i mirësesardhur dhe i domosdoshëm.
Zbatimi i projektit përkrahet nga USAID përmes ATRC.

Thirrje për ofertë – Zhvillimi i dokumentarit
11.06.2018
Dokumentari: “Sporti në Shkolla dhe Sporti për të Gjithë”
KADC fton të interesuarit që deri më18.06.2018 të ofertojnë për prodhimin e dokumentarit “Sporti në shkolla dhe për të gjithë”.
Qëllimi
Prodhimi i dokumentarit do të sensibilizojë dhe ngrisë vetëdijen për sportin në shkollë dhe sportin për të gjithë nxënësit. Dokumentari ka për qëllim inspirimin e nxënësve për të bërë më shumë sport në shkollë dhe të mundësoj sportin për të gjithë nxënësit. Ai do të pasqyroj gjendjen e sportit në vend dhe do të nxisë krijimin e një kulture sportive ditore në mesin e nxënësve në shkollë. Do të reflektoj mbi sportin si ka qenë dikur dhe nevojën për organizimin dhe mbajtjen e garave sportive mes klasave, mes shkollave dhe mes komunave.
Në dokumentar të intervistuarit do të:
- japin intervistë motivuese për nxënësit,
- si e shohin sportin në shkolla dhe sportin për të gjithë,
- çka kanë bërë për zhvillimin e sportit, çfarë bëjnë sot
- si kanë filluar si nxënësa të mirren me sport.
Kohëzgjatja
Dokumentari duhet të prodhohet në dy variante. Varianta e parë do të jetë e shkurtër prej 2-3min dhe varianta e dytë do të jetë rreth 10min.
Shërbimet
- Zhvillim i intervistave dinamike
- Xhirim profesional me formatin e TV
- Montazh profesional me formatin e TV
Ofertuesi për dokumentarin duhet të dërgoj këto informacione deri më18.06.2018:
- Çmimin e prodhimit të dokumentarit
- Referencat