KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Fuqizimit i komunitetit të komunës së Istogut

#KomunaIstogut
#SportiNëShkolla

Istog, 18 maj 2018

Me Kryetarin e Komunës së Istogut z. Haki Rugova dhe nënkryetarin z. Lulzim Blakaj zhvilluam një takim konstruktiv për përfshirjen e fëmijëve dhe masovizimin e sportit në shkollat e Istogut.

Biseda ishte cilësore dhe përmbajtësore, vet kryetari si i ri kishte qenë basketbollist i dalluar dhe së fundi ka kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës për ecjen në bjeshkët e Istogut dhe paraglajdingun.

Komuna zhvillohet përmes fuqizimit të komunitetit dhe angazhimit të rinisë sonë, kreativitetit dhe inovacionit. Zbatimi përkrahet nga USAID përmes ATRC.

#SportiperteGjithe
#SportiNëShkolla
#SportiNeIstog
#USAIDKosovo
#ATRC

Fuqizimit i komunitetit në komunën e Klinës

#SportiNëShkolla

KADC u  takua me Kryetarin e Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj për përfshirjen e fëmijëve dhe masovizimin e sportit në shkollat e Klinës.

Kryetari i Klinës mbështetës i pjesëmarrjes së nxënësve në disciplina të ndryshme sportive. Bashkë me drejtorin për kulturë, rini e sport Skender Merturi u zotuan për mbështetjen e sportit për të gjithë në tërë komunën e Klinës.

Komuna zhvillohet përmes fuqizimit të komunitetit dhe angazhimit të rinisë sonë, kreativitetit dhe inovacionit. Zbatimi përkrahet nga USAID përmes ATRC.

#SportiperteGjithe
#USAIDKosovo
#ATRC

Takimi me kryetarin e komunës së Klinës

Fuqizimi i komunitetit të komunës së Pejës

#SportiNëShkolla

Në takimin me Kryetarin e Komunës së Pejës për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në sport në të gjitha shkollat biseduam për masovizimin dhe organizimin e garave sportive brenda dhe mes shkollave.

Kryetari i Pejës përkrahës i parezervë i angazhimit të nxënësve në disciplina të ndryshme sportive dhe për të gjithë pa dallim, që e ardhmja e tyre të jetë e shkëlqyer.

Fuqizimi i komunitetit përmes angazhimit të rinisë sonë, kreativitetit dhe inovacionit i përkrahur nga USAID përmes ATRC.

#SportiperteGjithe
#SportiNëShkolla
#USAIDKosovo
#ATRC