Ligji nuk respektohet në Gracanicë
02 Prill 2014, Gracanicë
Në Gracanicë nuk respektohet ligji për kontrollin e duhanit sikur në fillim me hyrjen e tij në fuqi. Arsyetimi më i shpesht është që pasi që në kryeqytet po shkelet ligji si ta respektojmë ne? Në takim me inspektoren Ivana Zivic nga drejtoria për inspektime në Gracanicë u tha se nevojitet më shumë punë dhe respektim i Ligjit në tërë vendin.
Sidoqoftë, është një restaurant i cili ende e repsekton 100% Ligjin për kontrollin e duhanit, ky është restauranti “Hajduk Veljko”!

Gilani përdor formularët UNIREF për gjobat mandatare
Gjilan, 2 Prill 2015
Në Gjilan gjatë vitit 2014 autoritetet inspektuese kanë paraqitur në gjykatën themelore të Gjilanit 89 raste për shkeljen e ligjit të kontrollit të duhanit. Prej tyre 8 raste janë persona juridik ndërkaq që pjesa tjetër janë persona fizik. U.D. Drejtori i drejtoratit për shëndetësi tha se komuna e Gjilanit ka mungesë të inspektorëve sanitar.
Për dallim prej komunave tjera, deri më tashti komuna e Gjilanit është e vetmja komunë e cila përdor formularin UNIREF komunal për shqiptimin dhe realizimin e gjobave mandatare.

Kur Kryetari don aty zbatohet Ligji
Hani i Elezit- 13 mars 2015
Në kuadër të fushatës “Komuna pa Duhan” Koalicioni Anti Duhan sot u takua me Kryetarin e Komunës Hani i Elezit z. Rufki Suma. Shumë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe ruajtjen e shëndetit të tjetrit, Kryetari Suma angazhohet personalisht që Ligji për Kontrollin e Duhanit të zbatohet dhe të sigurohen ambientet publike pa tym duhani. Gjatë muajit të fundit janë berë 60 inspektime, prej tyre 6 shkelës janë dërguar në gjykatë. Gjykatës i mbetet të sjellë vendimin e prerë dhe shkeljet të mos përseriten më.
