102 shkelës të Ligjit dërgohen në Gjykatën Themelore të Lipjanit
Lipjan, 3 mars 2015 –
Në takimin mes KADC-së dhe inspektoratit sanitar u bisedua për sfidat dhe punën e inspektorati në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Komunën e Lipjanit.
Gjatë vitit 2014 ky inspektoriat ka dërguar 102 fletëparaqitje për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Lipjanit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Nga këto shkelje, 28 sosh janë persona juridik dhe 74 persona fizik. Gjykata themelore ka shqyrtuar një numër te rasteve dhe ka nxjerr 21 aktvendime fuqiplotë për ndëshkimin e shkelësve të e Ligjit.
Bashkpunimi ndër-institucional në mes të Drejtorisë së Inspektoriatit, Gjykatës Themelore dhe Policisë në këtë Komunë ka bërë të mundur zbatimin e Ligjit dhe shqyrtimin efikas të këtyre lëndëve.
Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe veprimi i inspektoriatit ndërtimor kur me fillimin e sezonit dimëror disa pronar të restoraneve kanë tentuar të kufizojnë terrasat dhe krijojnë hapësira të mbyllura me material nga plastika. Inspektoriati i ndertimit ka reaguar menjëherë duke i menjanuar ato kufizime që janë në kundershtim me Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Përvojat e vendeve të rajonit në mbrojtjen e konsumatorit
Prishtinë
12 shkurt 2015
Në kuadër të zbatimit të projektit “Aktivizmi qytetar për një Sistem Transparent të Drejtësisë” i mbështetur nga USAID/ATRC, KADC sot zhvilloi një takim me zyrtarin e lartë të departamentit për mbrojtjen e konsumatorit në MTI, z. Artan Demolli dhe udhëheqësen e divizionit për politikat e mbrojtjes së konsumatorit në Kroaci, Ministria e Ekonomisë, Znj. Dema Bartulovic.
Në takim u shkëmbyen përvojat nga mbrojtja e të drejtave të konsumatorit në Kosovë dhe në Kroaci. Znj. Bartulovic prezantoi sistemin e organizimit të mbrojtjes së konsumatorit në Kroaci i cili funksionon përmes shoqatave për mbrojtjen e konsumatorit anë e mbanë vendit. Të gjitha ato janë pastaj të organizuara në një asociacion. Poashtu foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në BEUC (Bureau Européen des Unions de Consommateurs), The European Consumer Organisation e cila vepron si organizatë ombrellë në Bruksel për mbrojtjen e të drejtave dhe përfaqësimin e interesave të anëtarëve të saj në nivel Europian.
Aktivizmi qytetar për një Sistem Transparent të Drejtësisë
19 nëntor 2014
Prishtinë
Në kuadër të zbatimit të projektit “Aktivizmi qytetar për një Sistem Transparent të Drejtësisë” i mbështetur nga USAID/ATRC, KADC sot zhvilloi një takim me zyrtarët e lartë të departamentit për mbrojtjen e konsumatorit në MTI, z. Artan Demolli dhe z. Plator Gerdovci.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e perceptimit të popullatës në sistemin e drejtësisë në Kosovë me objektiv:
1. Ngritjen e vetëdijes së popullatës për të drejtat e tyre si një konsumator dhe rolin e tyre në arritjen e një sistemi transparent të drejtësisë, dhe
2. Rritjen e transparencës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes publikimit të storieve të suksesit që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
