KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Tryeza në Gjakovë

Tryeza e rrumbullakët në Gjakovë

“Ndryshimi kulturor që po e sjellë zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në shoqërinë tonë” – Komuna e Gjakovës –

E Premte, 18 tetor 2013

Takimi i organizuar sot nga KADC në bashkëpunim me Iniciativën e Femrës Kosovare (IFK) dhe Ministrinë e Shëndetësisë për qëllim kishte ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit dhe nxitjen e organeve përgjegjëse në kryerjen e detyrave ligjore për mbikëqyrjen efektive të zbatimit të këtij ligji.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, OBSH, KADC, IFK, Policia e Kosovës- rajoni i Pejës, inspektorati sanitar qendror, inspektorati sanitar komunal, inspektorati komunal i tregut, ISHPK- komuna e Gjakovës, shoqëria civile, mediet lokale dhe qytetarë nga komuna e Gjakovës.

Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Gjakovës është në nivel të kënaqshëm, ka shkelje sporadike që janë më të shpeshta në zonat periferike të komunës duke mos përjashtuar edhe institucionet arsimore.

Sipas inspektoratit sanitar komunal, ligji respektohet në një nivel mbi- mesatar duke përmendur këtu si një shembull të mirë respektimin e ndalesës së pirjes së duhanit nëpër dasma. Sipas këtij inspektorati janë kryer mbi 200 inspektime që nga hyrja e në fuqi e ligjit për kontrollin e duhanit të cilat kanë pasur karakter vetëdijësues dhe deri më tani nuk është shqiptuar asnjë gjobë.

Përfaqësues të qytetarëve dhe shoqërisë civile deklaruan se ligji po respektohet në hapësirat gastronomike që janë më të frekuentuara në qytet, por deklaruan se shkeljet janë mjaft të shpeshta në shumë nga lokalet që ofrojnë shërbime gastronomike në qytetin e Gjakovës.

Shkelje të ligjit u tha të ketë pasur edhe në institucionet arsimore dhe u shtrua nevoja e bashkëpunimit dhe angazhimit më të madh të organeve zbatuese të ligjit dhe shoqërisë civile në Gjakovë. Gjithashtu u kërkua angazhim më i madh nga inspektorati i arsimit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në institucionet arsimore.

Policia e Kosovës e përfaqësuar nga drejtoria rajonale shprehu gatishmërinë të asistojë në vizitat monitoruese të inspektoratit sanitar në rajonin e Gjakovës sipas praktikës së aplikuar në Prishtinë, ku ekipe të përbashkëta të inspektoratit dhe policisë së Kosovës do të monitorojnë zbatimin e ligjit.

Policia e Kosovës u shpreh e gatshme të ofroj përkrahje me ekipe reaguese të policisë dhe të delegojë përfaqësuesit e saj në Gjakovë dhe të gjitha komunat tjera që bëjnë pjesë në rajonin e Pejës.

Rekomandimet e nxjerra nga takimi

page2image992

  • Të formohet grupi koordinues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Gjakovës i përbërë nga: inspektorati komunal sanitar (Marjan Marku, Pëllumb Resyli), inspektorati i tregut (një përfaqësues), Policia e Kosovës- komuna e Gjakovës (Kristë Gjoka, komandant i policisë në Gjakovë), IFK (Eranda Kumnova), OJQ “Vita” (Vjollca Kuqi), inspektorati i arsimit (një përfaqësues), IKSHPK- dega në Gjakovë (Nexhat Dula) dhe përfaqësues nga mediet lokale.
  • Të identifikohen të ashtuquajturat “pika të nxehta”- vendet ku ka shkelje më të shpeshta të ligjit dhe të njëjtat të jenë subjekt i vizitave sistematike dhe i ndëshkimeve të parapara me ligj në rast se gjenden shkelje.
  • Të organizohen vizita inspektuese të përbashkëta të inspektoratit komunal sanitar dhe policisë së Kosovës- komuna e Gjakovës me prioritet në mjediset ku shkeljet e ligjit janë më të shpeshta.
  • Së paku një herë në muaj të kryhen inspektime të përbashkëta me inspektoratin sanitar qendror dhe përkrahjen e Policisë së Kosovës. Gjatë realizimit të inspektimeve t’u jepet prioritet vendeve të identifikuara si shkelës të ligjit.
  • Të rritet niveli i bashkëpunimit ndërmjet inspektoratit sanitar qendror dhe komunal për koordinim dhe raportim për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.
  • Të mbahen takime të rregullta- së paku një herë në muaj të grupit koordinues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Gjakovës.
  • Të gjitha palët e përfshira në grup të raportojnë së paku një herë në muaj pranë grupit koordinues për punën e tyre dhe hapat që do të ndërmarrin për përmirësimin e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit.
  • Të rritet angazhimi i inspektoratit komunal të arsimit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në institucionet e arsimit.
  • Të ndërmerren aktivitetet vetëdijësuese- edukative që kanë për qëllim parandalimin e pirjes së duhanit tek nxënësit. Aktivitetet të jenë të rregullta në kuadër të plan-programeve arsimore të shkollave të cilat duhet të realizohen me përfshirjen e drejtorisë komunale të arsimit, si dhe me angazhimin e shoqërisë civile e IKSHPK-së në komunën e Gjakovës.
  • Të shtohen aktivitetet vetëdijësuese në mediet lokale dhe kombëtare me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektimin e ligjit për k. e duhanit.
  • Të organizohet një takim i përbashkët me pronarët e kafe-bareve, restoranteve dhe subjekteve tjera afariste që ofrojnë shërbime mikpritëse, të cilët do të njoftohen për dispozitat ligjore të ligjit për kontrollin e duhanit dhe përgjegjësinë që ata mbajnë për zbatimin e këtij ligji (fletushkat informuese mund t’i siguroj KADC).

Smoke Free Kosova

Smoke Free Kosova

[button link=”https://kadc-ks.org/wp-content/uploads/2014/04/TFK_Report_SmokeFreeKosova_oct17.pdf”]The Report: Smoke Free Kosova[/button]

The newly adopted Law on Tobacco Control in Kosovo that will effectively protect the public health from harmful effects of tobacco products consumption and exposure to tobacco smoke was the goal of the project.

Raising the general public awareness about the importance and change the new tobacco control policies are bringing in Kosovo society and supporting the scarce capacities of the implementing authorities in developing and implementing the regulations are identified as two most significant objectives to be achieved.

[box type=”shadow”]The public opinion has been mobilized through a tobacco-free policy awareness raising campaign “Breath Freely” launched on the World No Tobacco Day and marked with activities like the broadcast of the TV Spot “Breath Freely”, press conference with the main sponsors of the new Law and smoke-free Jazz Evening – “Celebrating the Change – Smoke Free Kosovo”.[/box]

Through accurate and immediate information and mobilization of public opinion and the media, people have become more supportive and ready to accept the change and enforcement of new tobacco control policies.

Addressing the lack of the capacities of implementing authorities and supporting and assisting them actively is crucial for the enforcement of new tobacco policies in early days for an effective enforcement of the new law.

The main achievements of the project are the successful lunch of the awareness raising campaign, establishing and functionalizing of both Inter-Ministerial Council and enforcement working group for Law on Tobacco Control and development of the action plan and administrative instruction.

Finally, the project has managed to gather, coordinate and catalyze the collaboration of all authorities responsible for law enforcement, enhance their capacities and raise awareness about the importance and change the new Law on Tobacco Control is bringing in Kosovo.

Tryeza në Mitrovicë

Tryeza e rrumbullakët në Mitrovicë

“Ndryshimi kulturor që po e sjellë zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në shoqërinë tonë”
(“The cultural change in our society the enforcement of Tobacco Control Law is bringing”)

E mërkurë, 09 tetor 2013

Takimi i organizuar sot nga KADC në bashkëpunim me CMB dhe Ministrinë e Shëndetësisë për qëllim kishte ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për respektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit dhe nxitjen e organeve përgjegjëse në kryerjen e detyrave ligjore për mbikëqyrjen efektive të zbatimit të këtij ligji.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, OBSH, KADC, CMB, Policia e Kosovës, inspektorati sanitar qendror, inspektorati sanitar komunal nga Mitrovica dhe Vushtria, inspektorati komunal i tregut, shoqëria civile dhe qytetarë nga komuna e Mitrovicës.

Nga diskutimet në këtë takim u konstatua se zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit në komunën e Mitrovicës është në nivel të ulët dhe u shtrua qartë nevoja e mobilizimit të organeve zbatuese të ligjit dhe ngritjes së bashkëpunimit me shoqërinë civile që është aktive në rajonin e Mitrovicës.

Si një nga vështirësitë e përmendura nga inspektorati sanitar i kësaj komune është edhe mos procedimi i gjobave nga ana e gjykatave krahas përgjigjes negative të qytetarëve sa i përket respektimit të ndalesës së pirjes së duhanit; edhe pse sipas vetë zyrtarit të këtij inspektorati nuk kanë dërguar asnjë fletëparaqitje në gjykatë.

Policia e Kosovës shprehu gatishmërinë të asistojë në vizitat monitoruese të inspektoratit sanitar në rajonin e Mitrovicës sipas praktikës së aplikuar në Prishtinë, ku ekipe të përbashkëta të inspektoratit dhe policisë së Kosovës kanë monitoruar zbatimin e ligjit. Gjithashtu, ajo kërkoi angazhimin e Ministrive përkatëse në funksionalizimin e gjobave mandatore.

Rekomandimet e nxjerra nga takimi

  • Të formohet grupi koordinues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit në rajonin e Mitrovicës i përbërë nga: inspektorati komunal sanitar dhe i tregut, policia e Kosovës – rajoni i Mitrovicës, CMB dhe përfaqësues tjerë aktiv nga shoqëria civile, përfaqësues nga mediet lokale.
  • Të rritet niveli i bashkëpunimit ndërmjet inspektoratit sanitar qendror dhe komunal për koordinim dhe raportim për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.
  • Të organizohen vizita inspektuese të përbashkëta të inspektoratit komunal sanitar dhe policisë së Kosovës- rajoni i Mitrovicës me prioritet në mjediset ku shkeljet e ligjit janë më të shpeshta.
  • Të organizohen vizita inspektuese rotative duke përfshirë inspektoratet nga niveli qendror dhe komunat tjera.
  • Të kërkohet nga Këshilli Ndërministror për Ligjin për Kontrollin e Duhanit që të ndikojë në shpejtimin e shqyrtimit dhe procedimit të gjobave nga ana e gjykatave.
  • Të shtohen aktivitetet promovuese në mediet lokale dhe kombëtare me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektimin e ligjit për k. e duhanit.
  • Të organizohet një takim i përbashkët i drejtorëve të drejtorive të inspektorateve komunale nga të gjitha komunat e Kosovës.
  • Të propozohet në këshillin ndërministror ngritja e kapaciteteve inspektuese nëpërmjet mekanizmit të kontratës mbi vepër.