KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Punëtoria në Istog

Punëtoria në Istog

Istog, 13, 14 shtator

U mbajt punëtoria dy ditore për përpilimin e Planit të Veprimit dhe Udhëzimit Administrativ për zbatimin e Ligjit të Kontrollit të Duhanit në Republikën e Kosovës.

Një atmosfere e punes me zell dhe perkushtim nga të gjithë pjesemarrësit: Policia e Kosoves, Ministria e Shëndetesisë, OBSH zyra në Kosovë, Inspektorati shëndetsorë, sanitar, punës dhe Qendra kosovare për zhvillim dhe avokim (KADC).

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit

Gjykatat si një model për ndalimin e pirjes së duhanit

photo 2Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qendrës Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC)

Prishtinë, 05.08.2013

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci dhe drejtori i Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim z. Shkumbin Spahija nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projektit:  “Gjykatat si një model për ndalimin e pirjes së duhanit”.

Qëllimi i memorandumit është që përmes monitorimit të gjykatave nga KADC në zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit (Ligji Nr.04/l-156) i cili ka hyrë në fuqi me 22 maj 2013 të ofrohet një shembull i respektimit të ligjit nga vetë zyrtarët që janë të thirrur ta zbatojnë atë në hapësirat ku punojnë dhe gjithashtu të monitorohen procedurat e kundërvajtjes të iniciuara nga organet mbikëqyrëse të parapara me ligj.

Kryesuesi Peci siguroi drejtorin e KADC-së për vendosmërinë dhe dedikimin e tij në zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit në të gjitha gjykatat e Kosovës dhe ofroi bashkëpunim të plotë dhe aktiv gjatë tërë kohës së realizmit të projektit. Me Ligjin e ri për kontrollin e duhanit ndalohet pirja e duhanit në të gjitha institucionet publike, përfshirë këtu edhe gjyqësorin.

Ndërkaq z. Shkumbin Spahija e njoftoi Kryesuesin e KGJK-së me aktivitetet e KADC-së që nga hartimi i Ligjit deri në miratimin dhe zbatimin e tij. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të Ligjit nga vetë zyrtarët e thirrur ta zbatojnë dhe dëmtimin e pariparueshëm të imazhit të gjyqësorit në rast të moszbatimit të tij. Për shkak të natyrës së punës në baza ditore me palë, qytetarët do të jenë të parët ata të cilët do të ndeshen me këtë dukuri. Zbatimi i deritashëm i Ligjit nëpër vende publike ka lëkundur skeptikët, ka filluar të ndryshoj imazhin e vendit dhe ka kthyer besimin në zhvillimin e një shoqërie që respekton ligjin.

Rezultatet e projektit do të publikohen pas gjashtë muajve aq sa do të zgjasë monitorimi i gjykatave.

Organizatat ndërkombëtare përgëzojnë Ministrin Agani

Gjashtë organizata ndërkombëtare përgëzojnë Ministrin Agani për Ligjin për Kontrollin e Duhanit

organizatatnderkombetarePrishtinë, 04 qershor 2013

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani, ka pranuar përmes një letre përgëzimet e gjashtë organizatave ndërkombëtare: “Action on Smoking & Health” nga SHBA-të;  Skocia, e Uellsi, “Campaign for Tobacco -Free Kids”, “Corporate Accouuntability International” dhe “Framework Convention in Alliance” për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

“Ne dëshirojmë që të ju përgëzojmë dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të fortë për Ligjin 03 / L-156 mbi Kontrollin e Duhanit. Ky ligj do të kalojë nëpër një rrugë të gjatë në mbrojtjen e popullit të Kosovës nga dëmet e përdorimit të duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit”, thuhet në fillim të letrës së këtyre organizatave, drejtuar Ministrit Agani.

Këto organizata theksojnë se Ligji për Kontrollin e Duhanit e përafron Kosovën me praktikat më të mira ndërkombëtare për kontrollin e duhanit. Për më tepër, ky ligj përfaqëson një progres krucial në luftën kundër përdorimit të duhanit në Kosovë, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Në këtë letër, theksohet se vendet e tjera që kanë zbatuar ligje të ngjashme me masa, si 100% hapësirat e liruara nga tymi i duhanit;  ndalimin e të gjitha formave të reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit; paralajmërimet e mëdha grafike për pasojat shëndetësore në paketimet e duhanit, etj. kanë përjetuar fitime të menjëhershme dhe afatgjata shëndetësore nga rënia në përdorimin e duhanit.

“Ne, dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar nga fusha e shëndetit publik, do të shikojmë përpara për të ndjekur progresin e Kosovës në implementimin dhe zbatimin e këtij ligji. Gjatë muajit të ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, zbatimi i plotë dhe mbrojtja e masave të kontrollit të duhanit do të jetë vendimtare”, thonë këto organizata.

Këto organizata më tej tërheqin vëmendjen se përvoja ndërkombëtare ka treguar se industria e duhanit nuk do të ndalet me asgjë për të vonuar zbatimin e masave të kontrollit efektive të duhanit. “Ky ligj me mençuri sjell masa parandaluese kundër përpjekjeve të tilla të industrive të duhanit, duke sjellë masa legjislative për të mbrojtur masat e shëndetit publik nga interesat komerciale të industrisë së duhanit. Edhe njëherë, ju lutem pranoni falënderimet tona dhe urimet për këtë hap të rëndësishëm në luftën kundër efekteve të mëdha negative të epidemisë së duhanit në Kosovë”, thuhet në letrën e këtyre gjashtë organizatave ndërkombëtare që veprojnë në fushën e shëndetit publik në vendet respektive.