Në organizim të organizatë Deutsche Umwelthilfe (DUH), sot u mbajt takimi mbi përvojen e disa shteteve evropiane në matjen e dikosidid të azotit (NO2) si ndotësi i ambientit dhe mbi ndryshimet që do të sjellë Direktiva e re e BE-së për Cilësinë e Ajrit të Ambientit.
DUH prezentoi edhe matjet e fundit që janë bërë nga KADC në Prishtinë dhe nevojën për ngritjen e vetëdijes te popullata dhe vendimmarrësit mbi nivelin e lartë të ndotjes me NO2.
KADC prezentoi angazhimin dhe përkushtimin lidhur me mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja me NO2 si dhe shkurtimisht punën rreth përpilimit të Planit të Cilësisë së Ajrit të Prishtinës që pritet të miratohet nga asambleja e komunës së Prishtinës.
Miratohet Udhëzimi Administrativ për Vërejtjet e Kombinuara Shëndetësore
Edhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Me 21 shtator 2023, Ministri Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Vërejtjet e Kombinuara Shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit. Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi administrativ, në të gjitha paketimet e duhanit do të vendosen vërejtjet shëndetësore me fotografi dhe tekste dekurajuese për përdorimin e duhanit.
Këto vërejtje shëndetësore, përmes fotografive dhe tekstit do të informojnë publikun për efektet e vërteta të përdorimit dhe ekspozimit të duhanit, për rreziqet shëndetësore, sëmundjet dhe vdekjet e parakohshme që shkakton duhani. Nëpërmjet këtyre vërejtjeve shëndetësore synohet të motivohen duhanpirësit që të lënë duhanin, të dekurajohen të rinjtë dhe jo-duhanpirësit që të mos fillojnë konsumimin e tij dhe të parandalohen ata që e kanë lënë duhanin të mos ri-nisin konsumimin e tij.
NO2 – Një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka publikuar rezultatet e ndotjes së ajrit me Dioksid të Azotit (NO2) nga trafiku rrugor në komunën e Prishtinës. Gjatë një periudhe shtatë mujore, nga janari deri në korrik të vitit 2023, në 15 lokacione të ndryshme me trafikun më të dendur në Prishtinë janë matur emetimet e NO2 me mostra pasive dhe rezultatet janë krahasuar me matjet zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik.
Ndotja e ajrit është rreziku më i madh mjedisor për shëndetin dhe shkaktari kryesor i efekteve të dëmshme shëndetësore që përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare. Ekspozimi ndaj përqendrimeve të grimcave të imta mbi nivelin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për vitin 2021 ka rezultuar me 238.000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian. Ndërkaq në Kosovë ka rezultuar me 3.100 vdekje të parakohshme apo 30.400 vite jete të humbura.
Shkarkimi i dëmshëm i dioksidit të azotit NO2 nga automjetet me naftë në trafikun rrugor është një kërcënim i madh në zonat urbane. Rezultatet nga e gjithë Evropa tregojnë se ndotja që vjen nga dioksidi i azotit është më e lartë se sa që të dhënat zyrtare tregojnë. Kemi shumë pak stacione zyrtare të monitorimit që evidentojnë gjendjen reale në rrugët e qytetit, mirëpo dhe ato që tashmë ekzistojnë shpesh nuk ndodhen në vendet më të ndotura. KADC ka bërë matjen në lokacione të ndryshme me trafikun më të dendur dhe ka krahasuar ato me matjet zyrtare për të nxjerrë përfundimet mbi ndotjen reale nga NO2.