„Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit në Kosovë“
31 maj 2020, Dita Botërore pa Duhan
KADC publikon hulumtimin „Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë“
Duke njohur rëndësinë e të dhënave të përdorimit të duhanit për të udhëzuar qeverinë e një vendi për masat dhe veprimet që duhet të ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga duhani, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka realizuar një hulumtim të gjerë në shkallë vendi.
Ky hulumtim ka për qëllim parësor matjen e nivelit të ekspozimit të popullatës ndaj tymit të duhanit, vlerësimin e efektivitetit të politikave të kontrollit të duhanit dhe hulumtimin e qëndrimeve të popullsisë së Kosovës ndaj këtyre politikave. Metoda e zgjedhur për mbledhjen e të dhënave mbështetet në intervistat individuale “ballë për ballë” të realizuara prej 13 deri 23 shkurt 2020 me më shumë se një mijë persona të moshës 18 vjeçare e më të vjetër të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në 15 komuna të Kosovës për nevojat e hulumtimit.
Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.
Në pyetjen a ndikon ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.
Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pa kënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak.
Sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërjetjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst. Për vërejtjet me teskt 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive. Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive.
Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.
Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit. Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse – zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë.
Ndërmarrësia, biznesi, menaxhimi dhe qasja në financa
Në Gjakovë u mbajt punëtoria “Ndërmarrësia, biznesi, menaxhimi dhe qasja në financa”.
Kjo punëtori ka mbledhur bashkë të rinjtë nga komuna e Gjakovës dhe komunat përreth me qëllim që të mbështesë të rinjtë në zhvillimin e shkathtësive individuale për qasje në tregun e punës.
Poashtu punëtoria ka synuar ndikimin në rritjen e punësimit dhe vetëpunësimit përmes ngritjes së kapaciteteve të të rinjëve në fushën e ndërmarrësisë, biznesit dhe menaxhimit.
Të rinjët kanë mësuar:
Si të hapin dhe menaxhojnë një biznes?
Çfarë është strategjia e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun?
Projektimet financiare dhe lidershipi apo udhëheqja mes njerëzve.
Aktiviteti është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së Republikës së Kosovës.
Në emër të organizatës sonë KADC dhe të shoqërisë civile e cila nuk ndalet duke punuar për Kosovën e lirë prej duhanit, më lejoni të ju falënderoj për shënimin e Ditës Boterore pa duhan si formë për ngritjen e vetëdijes së shoqerisë kosovare nga rreziku i duhanit.
Zakonisht në fillim të pranverës vendosim me pastru me themel shtëpinë dhe dhomën më të mirë e “lojim” për fund. Por ndodh që prej papastërtisë së madhe në dhomat tjera, të mos arrijmë kurrë në dhomën e fundit, në dhomën tonë të preferuar.
Sa herë kur mblidhemi bashkë, ne, bartësit dhe zbatuesit e përgjegjshëm të politikave për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, një prindi dikund në Kosovë sërish i ndizet shpresa që fëmija i tij nuk do të bie në grackën e shitësve të cigareve dhe do t’ia dal ta kryej shkollën pa ja nis me pi duhan. Nuk do të bie në ndikimin e nxënësve të kapluar në rrjetin e industrisë së duhanit, që fshehurazi ndezin cigaren dhe kështu hyjnë në rrugën gati të pakthim të varësisë dhe shkatërrimit të shëndetit dhe ardhmërisë së tyre.
Bilanci i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit me vitin e kaluar fatkeqësisht është negativ. Përkundër iniciativës për hartimin e Udhëzimit Administrativ me të cilin shkelësit do të sanksinohen sipas procedurës së re kundërvajtëse dhe me të cilën lëndet nuk shkojnë dhe harrohen në sirtarët e gjykatave por zgjidhen në Inspektoratin Sanitar dhe përfundon hudhja e përgjegjesisë njëri tjetrit e Inspektorati Sanitar përfundimisht merr rolin dhe përgjegjësinë e përcaktuar me Ligj, bilanci mbetet negativ.
Raporti i progresit për Kosovën i publikuar pardje përsëriti që “Kosova ka një Ligj gjithëpërfshirës të Kontrollimit të Duhanit, por niveli i zbatimit të tij ka vazhduar të bjerë, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe performancës së dobët të autoriteteve zbatuese.”
Ne jemi dëshmitar të vullnetit personal të Ministrit të Shëndetësisë për zbatimin e Ligjit në hapësirat të cilat i ka menaxhuar para se të bëhej Ministër. Të njëjtin vullnet e demonstron edhe tash në Ministrinë e Shëndetësisë në të cilën zor që kapet dikush duke pirë duhan. Këtë nuk mund ta mohoj askush.
E sot kur kemi ardhur deri te vullneti politik, Ministri e ka shumë sfiduese të veproj dhe mbaj larg dyerve të Ministrisë dhe Qeverisë Industrinë e Duhanit. E ka shumë sfiduese të ngrisë performancen e autoriteteve zbatuese përkunder Ligjit i cili është gjithëpërfshirës dhe ja jep të gjitha veglat për një punë të paqme.
Andaj, të gjithë ne që jemi mbledhur këtu sot, kemi obligimin dhe përgjegjësinë që t’i mbledhim forcat, mos e kursejmë vetvehten dhe ndihmojmë Ministrin Ismajli që vullnetin e tij personal ta shndërroj në vullnet politik dhe të arrij ta pastroj dhomën e fundit, atë me sfiduesen, kur na harxhohen forcat dhe zakonisht themi hajt se po e lo për nesër.
Ky është imperativ i kohës dhe borxhi për gjeneratat e tashme dhe ato që vijnë e do të jetojnë pas nesh. Kosova do të ketë prosperitet vetëm kur të ketë fëmijë të shëndoshë dhe shoqëri të shëndoshë, të pavarur nga duhani.