Vend i lirë pune
KADC ka nisur zbatimin e projektit “Energjizimi i komunitetit nëpërmjet inovacionit, kreativitetit dhe përfshirjes së të rinjve”. Projekti ka për qëllim krijimin e kulturës së dialogut dhe komunikimit ndërmjet të rinjve dhe qeverisë lokale nëpërmjet të rritjes së pjesëmarrjes dhe forcimit të kulturës sportive në mesin e të rinjve.
Shpallje për vend pune
Koordinator/Asistent i Projektit
Paga: 600$ bruto
Kohëzgjatja: 11 muaj
Përgjegjësitë
- Koordinon dhe organizon aktivitetet e grupeve të të rinjve në komunat e Pejës, Istogut dhe Klinës.
- Bën organizimin e punëtorive, takimeve, debateve, ngjarjeve dhe aktiviteteve tjera që parashihen në projekt
- Mban kontakte të vazhdueshme dhe kultivon marrëdhënie të qëndrueshme me palët relevante të interesit (organet komunale, drejtorët dhe mësimdhënësit) dhe i informon mbi ecurinë e aktiviteteve të projektit
- Poston aktivitetet e KADC-së në faqen kadc-ks.org, mediet sociale, etj.
- Zbaton udhëzimet e udhëheqësit të projektit dhe ndërmerr vetë-iniciativa kur është e nevojshme
- Sigurohet ti menaxhoj dhe t’u përgjigjet shpejt e në mënyrë efektive kërkesave dhe thirrjeve të partnerëve
- Kryen edhe detyra të tjera sipas nevojës
Kualifikimet e preferuara
- Aftësi të mira komunikimi verbale dhe në të shkruar
- Të jetë e/i aftë të punoj në mënyrë efektive në një mjedis ku prioritetet janë fluide dhe ndërrojnë shpesh
- Të jetë në gjendje të punoj me orar fleksibil në rastet kur është e nevojshme për të akomoduar nevojat e projektit
- Të ketë aftësi të punoj në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit
- Të demonstroj aftësi për të arritur afatet
- Të ketë përvojë në hartimin e planeve të komunikimit, strategjive dhe taktikave, përfshirë marrëdhëniet me mediet dhe publikun
- Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me palët e interesit, etj.
- Qasje pozitive, i/e vetë-motivuar me aftësinë për të punuar edhe në mënyrë të pavarur
- Aftësi të forta organizative, menaxhim të kohës, menaxhim të projekteve, zgjidhje të problemeve si dhe aftësi analitike
- Fleksibilitetet, shkathtësi dhe gatishmëri për të prodhuar rezultate cilësore nën presion të kohës
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Dokumentet e nevojshme
- Letër motivuese
- Curriculum Vitae (CV)
Një numër i kufizuar kandidatëve të përzgjedhur do të ftohen në intervistë. Është shumë e dëshirueshme që kandidatët të jenë jo-duhanpirës.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në formë elektronike deri me 07 maj 2018 në këtë e-mail adresë: info@kadc-ks.org
Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit në Kosovë
[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]
Durrës, 10-11 mars 2018
Me 10 dhe 11 mars 2018, KADC organizoi seminarin “Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit në Kosovë” e cila për qëllim kryesor kishte identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjes për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë për ruajtjen dhe mbrojten e shëndetit publik.
Pjesëmarrës në seminar përveç ekspertit ndërkombëtar të sektorit të menaxhimit të cilësisë së ajrit në Berlin z. Lutz ishin edhe ekspertë dhe specialist nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria a Infrastrukturës, Instituti i Shëndetësisë Publike, Komuna e Prishtinës, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Instituti i Studimeve Ambientale të Shqipërisë, shoqëria civile dhe mediet.
Gjatë seminarit dy ditor pjesëmarrësit diskutuan mbi situatën aktuale dhe gjendjen e monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, legjislacioni nacional dhe harmonizimin me standardet EURO të emetimit dhe përvoja e zbatimit në në Shqipëri. Gjithashtu u theksua rëndësia a inventarizimit të burimeve të ndotjes së ajrit, ndotja e ajrit në kryeqytet dhe plani i lëvizshmërisë, masat që duhet ndërmarr për të arritur kufizimin e vlerave PM dhe NOx si dhe menaxhimi i marrëdhënieve me publikun në rastet e emergjencës. Rreth 800 vdekje të parakohshme në vit i atribuohen vdekjeve që vijnë si pasoj e ndotjes së ajrit.
Lidhur me monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, pjesëmarrësit u pajtuan që një rol aktiv në publikimin e rezultateve të monitorimit ta marrin instituicionet tona qeveritare. Pra matjet që bëhen në terren të publikohen në një form lehtë të kuptueshme për publikun gjatë tërë vitit dhe online, saktë dhe për çdo ditë. Z. Latifi njoftoi që “matjet e cilësisë së ajrit bëhen vazhdimisht por që mbledhja e tyre bëhet me marrjen fizike të shënimeve në vendin e matjes dhe që nganjëherë ndodh të mos kemi mundësi të dërgojmë zyrtarë për mbledhjen e tyre. Ato publikohen në baza ditore, mujore dhe vjetore në faqen e Ministrisë së Mjedisit”.
Korniza legjislative e ruajtjes së cilësisë së ajrit në Kosovë dhe strategjitë përcjellëse janë të përafërta me politikat e Bashkimit Evropian. Sipas Z. Shatri nga Ministria e infrastrukturës “nevojitet që të plotësohet/ndryshohet dhe zbatohet Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2016 i Qeverisë së Kosovës për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”. Deri më tash ky UA ka pasur vetëm një karakter ekperimental gjashtë (6) mujor. Në Kosovë janë në qarkullim aktiv gjithsejt 358,855 automjete – prej tyre 72.67% me djegie dizel ndërsa 27.32% me diegie benzin. Pjesa dërmuese e tyre 72% janë deri në standardin Euro 3, Euro 4 janë 19,57% dhe Euro 6 e 7 vetëm 8.46%.
Znj. Podvorica prezentoi planin urban të lëvizshmërisë së komunës së Prishtinës dhe ngarkesën e trafikut e cila në qendër brenda 24 orëve kap shifrën prej 25,737 automjeteve si burim i vazhdueshëm i ndotjes në kryeqytet. Sipas saj “plani urban i lëvizshmërisë së shpejti do të filloj të zbatohet dhe përmes kufizimeve të ndryshme do të kontriboi në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet”. Shkumbim Spahija nga KADC u angazhua që në ky plan i lëvizshmërisë të përfshij objektivën e ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Ndërkaq z. Shllaku nga KFOS tha që “në Kosovë nevojitet inventarizimi i saktë i të gjitha burimeve të ndotësve të ajrit dhe në momentin kur të kemi identifikuar dhe inventarizuar ndotësit sipas pjesëmarrjes së tyre atëherë mund të intervenojmë efektivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit me masa adekuate për secilin ndotës veç e veç”.
Një vëmendje e veçantë në seminar iu kushtua rolit të medieve në formulimin e mesazheve dhe komunikimin me publikun gjatë periudhës kur ndotja e ajrit është në nivelin më të lartë si dhe mënyrat e bashkëpunimit më të mirë me ministritë pergjegjëse për të formuluar lajmin ashtu që të kuptohet drejtë nga publiku i gjërë.
Në fund eksperti ndërkombëtar z. Lutz, përpiluesi i strategjisë së cilësisë së ajrit të Kosovës të vitit 2009 tha që “nga hera e fundit të angazhimit tim në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në të mirë, tash kemi instrumente të mjaftueshme për monitorimin e cilësisë, numër të saktë të automjeteve dhe llojit të tyre. Nevojitet që të rriten burimet njerëzore për inventarizim të ndotësve, zbatim të masave për përmirësimin e cilësisë se ajrit nga ndotja prej trafikut rrugor (grimcat PM 2.5 dhe PM 10, NOx), termocentralit, ngrohjes shtëpiake, ndërtimtarisë dhe një monitorim e publikim i saktë dhe i vazhdueshëm i ndotjes në faqet zyrtare”.
KADC do të vazhdoj avokimin për një komunikim të vazhdueshëm dhe konstruktiv mes palëve të interesit dhe institucioneve përgjegjëse për pëmirësimin e cilësisë së ajrit dhe angazhohet në ngritjen e vetëdijës mbi rrezikun që vjen nga ndotja e ajrit përgjatë tërë vitit dhe jo vetëm gjatë muajve kur ndotja është në kulmin e saj.


[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]
Trajtimi i pacientëve të varur nga duhani
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike mbajti trajnimin profesional: “Trajtimi i pacientëve të varur nga duhani dhe ofrimi i mbështetjes shëndetësore për lënien e duhanit”.
Në këtë punëtori morën pjesë rreth 30 mjekë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të qendrave të mjekësisë familjare nga tetë qendrat rajonale në Kosovë, të cilët u trajnuan nga specialistë të certifikuar nga “Qendra e Trajtimit të Varësisë nga Duhani” në “Mayo Clinic” të Rochester, Minessota, SHBA.
Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje ishte aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të mjekëve të kujdesit parësor mbi metodat e trajtimit të pacientëve të varur nga duhani dhe integrimi i shërbimit të ndërprerjes së duhan-pirjes në shërbimet klinike shëndetësore në Kosovë.
Profesionistët shëndetësorë që morën pjesë në punëtori do të jenë të aftë që të ofrojnë këtë shërbim në qendrat mjekësore ku ata punojnë dhe kësisoj të vendosin hapat e parë për krijimin e shërbimeve për lënie të duhanit edhe në Kosovë. Kjo do tu mundësojë pacientëve dhe popullatës sonë marrjen e këtij shërbimi shëndetësor në qendrat e mjekësisë familjare në komunën e tyre.
