KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Fillon fushata “Lëvizim për shëndet”

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Ecja në natyrë me moton “LËVIZIM PËR SHËNDET”

17 shtator 2017

KADC e ShBA Prishtina, në bashkëpunim me IKSHPK-në, organizuan ecjen në natyrë, me moton “Lëvizim për Shëndet”.

Ecjes nga Qendra Rekreative në parkun “Gërmia” deri në “Pyllin e Arinjve”, në liqenin e Badovcit, iu bashkuan 200 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ecja ishte e kategorisë së lehtë, me rreth 20 km vajtje ardhje gjatësi, të cilën mund ta përfundojnë të gjithë grupmoshat, pa ndonjë vështirësi.

Përpos ecjes për të pasur një shëndet më të mirë, si qëllim kryesor, pjesëmarrësve po i’u mundësua shkëmbimi kulturor dhe i njohjeve të reja, duke krijuar shoqëri të re.

Qëllimi kryesor i fushatës me moton “Lëvizim për shëndet”, ishte promovimi i aktivitetit fizik, e krijimit të një stili të shëndetshëm të jetesës si pjesë e kulturës tonë si shoqëri.

Gjatë aktivitetit interesim për pjesëmarrje ishte i madh jo vetëm nga pjesëmarrësit por edhe nga gazetarët për ta paraqitur këtë iniciativë, që për fokus ka shëndetin e shoqërisë.

Shpërndarja e fanelave me moton “Lëvizim për shëndet” dhe numërimin e përfitimeve shëndetësore si dhe shpërndarja e ushqimit të shëndetshëm ishin pjesë e fushatës, për të arritur promovimin e aktivitetit fizik dhe të të ushqyerit të shëndetshëm.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, KADC promovon mbrojtien e shëndetit publik dhe aktivizimin e qytetarëve drejt bashkëpunimit me autoritetet zbatuese të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, duke shpërndarë edhe materiale që bëjnë thirrije për rritje të raportimeve në numrin pa pagesë 0800 11 000.

Mbrojtia dhe promovimi i shëndetit e politikave të mira shëndetësore, paraqet një të drejtë themelore, në shtetet demokratike. Prandaj edhe KADC, pikërisht në ditën ndërkombëtare të demokracisë, në panairin e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me shoqërinë civile, zgjedh të avokoj për politika të mirëfillta shëndetësore.

Në panair morën pjesë edhe pjesëtar të tjerë nga shoqëria civile, e kryesisht vizitorët ishin të rinjë nga shkolla fillore në Republikën e Kosovës. Interesi i të rinjëve e nxënësve nuk mungonte.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Raporto shkeljet e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në numrin 0800 11 000

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” header_text_color=”#e02b20″ use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Raporto shkeljet në numrin 0800 11 000

Duhani është shkaktari më i madh i vdekjeve të parandalueshme në botë. Në Kosovë regjistrohen 2000 vdekje në vit si pasojë e duhanpirjes, raporton KADC, duke u bazuar në të dhënat e OBSH-së.

Prandaj mbrojtia e shoqërisë nga duhanpirja dhe interesat e industrisë së duhanit është përkthyer në miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Por respektimi i tij do të mbetet një betejë e vazhdueshme në mes të interesave të komunitetit dhe interesave të industrisë për të gjeneruar fitim.

Prandaj KADC bën thirrje që t’i bashkoheni betejës për të mbrojtur shëndetin si e drejtë themelore në shoqëritë demokratike, duke kërkuar të drejtën tënde. Pra #merrfrymëshlirë pa tym duhani, në ambientet ku qëndroni. Raporto shkeljet në numrin pa pagesë 0800 11 000!

https://www.facebook.com/GazetaTribunaOfficial/videos/1828418513836832/

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]