KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Mblidhet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit dhe fillon fushata: “E dua Kosovën pa tym duhani!”

Mblidhet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit dhe fillon fushata: “E dua Kosovën pa tym duhani!”

Prishtinë, 27 maj 2015

IMG_6712-Copy

Kryesuar nga Ministri i

Shëndetësisë Imet Rrahmani në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit në përbërjen e re.

Duke theksuar rëndësinë e zbatimit të këtij ligji për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, Ministri Rrahmani tha se pas dy viteve të zbatimit të këtij ligji me periudha të zbatimit të mirë, por edhe me periudhë të shkeljeve të evidentuara, është koha që të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij të përmbushin obligimet e tyre me qëllim të zbatimit më të mirë të ligjit.

Në këtë takim institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë raportuar për inspektimet e kryera, numrin e dënimeve të shqiptuara dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e tyre.

Kështu, Inspektorati Sanitar që mbikëqyr zbatimin e ligjit në pjesën më të madhe të tij ka raportuar se prej hyrjes në fuqi të ligjit e deri në muajin maj të këtij viti, ka kryer 5681 inspektime, duke dërguar në gjykata 346 fletëparaqitje ndaj shkelësve për persona juridik dhe persona përgjegjës dhe 51 fletëparaqitje për persona fizik, ndërkohë që ka shqyrtuar 812 ankesa.

Inspektorati Shëndetësor ka kryer 706 inspektime duke shqiptuar edhe 21 gjoba (17 në vitin 2013 dhe 2014 dhe 4 në vitin 2015).

Inspektorati i Arsimit raportoi për 786 institucione arsimore të inspektuara ndër të tjerë edhe për Ligjin për Kontrollin e Duhanit.

Policia e Kosovës raportoi se u ka asistuar inspektorateve në 65 raste dhe ka shqiptuar 133 gjoba mandatore (prej të cilave më 2015: 13 asistime dhe 29 gjoba).

Si pikë ku kërkohen përmirësime të ndjeshme u theksua puna e gjykatave në shqyrtimin më të shpejtë të rasteve të dërguara aty nga inspektoratet përgjegjëse.

Në këtë takim, përveç raportimit edhe nga mekanizmat e tjerë, është prezantuar edhe Raporti i dytë i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), e cila, sivjet u nderuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoresha e përgjithshme e saj me çmimin për të arritura konkrete në fushën për kontrollin e duhanit, lajm këtë të cilin në takim e bëri të ditur shefi i OBSH-së për Kosovë Dr. Skënder Syla. Ai tha se OBSH ka radhitur Kosovën në mesin e pesë shteteve evropiane me të arritura konkrete në fushën e kontrollit të duhanit në bazë të analizave të bërë dhe në këtë aspekt, për kontribut të drejtpërdrejt është KADC-së i është ndarë ky çmim.

Në takimin e Këshillit ku përveç institucioneve qeveritare janë të përfshira edhe tre organizata të shoqërisë civile, u tha se një raport i detajuar për ecurinë e deritanishme të zbatimit të ligjit do t’i përgatitet e dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që u kërkua intensifikimi i aksioneve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe veprimeve të tjera që do të fuqizojnë zbatimin e ligjit dhe do të bëjnë të prekshëm ndikimin pozitiv të këtij ligji, me gjithë vështirësitë, në jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Nga ky takim i Këshillit iu bë thirrje qytetarëve që të mbështesin fushatën e sivjetme kundër duhanit që zhvillohet me moton: “E dua Kosovën pa tym duhani”, dhe të bashkohen në ecjen pa tym, që të dielën më 31 maj, mbahet në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit.

Mblidhet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit, fillon fushata: “E dua Kosovën pa tym duhani!”

IMG_6712-Copy

Mblidhet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit, fillon fushata: “E dua Kosovën pa tym duhani!”

Prishtinë, 27 maj 2015

 

Në këtë takim, të kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në Ministrinë e Shëndetësisë  nga KADC është prezantuar edhe Raporti i dytë i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Që gajtë këtij viti u shpërblye nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoresha e përgjithshme e saj me çmimin për të arritura konkrete në fushën për kontrollin e duhanit, lajm këtë të cilin në takim e bëri të ditur shefi i OBSH-së për Kosovë Dr. Skënder Syla.

Nga ky takim i Këshillit, iu bë thirrje qytetarëve që të mbështesin fushatën e sivjetme kundër duhanit që zhvillohet me moton: “E dua Kosovën pa tym duhani”, dhe të bashkohen në ecjen pa tym, që të dielën më 31 maj, mbahet në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit të organizuar nga KADC në bashkëpunim me MSH.

Ai tha se OBSH ka radhitur Kosovën në mesin e pesë shteteve evropiane me të arritura konkrete në fushën e kontrollit të duhanit në bazë të analizave të bërë dhe në këtë aspekt, për kontribut të drejtpërdrejt është KADC-së i është ndarë ky çmim.Duke theksuar rëndësinë e zbatimit të këtij ligji për shëndetin e qytetarëve të Kosovës, Ministri Rrahmani tha se pas dy viteve të zbatimit të këtij ligji me periudha të zbatimit të mirë, por edhe me periudhë të shkeljeve të evidentuara, është koha që të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij të përmbushin obligimet e tyre me qëllim të zbatimit më të mirë të ligjit.Në këtë takim institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit kanë raportuar për inspektimet e kryera, numrin e dënimeve të shqiptuara dhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e tyre. Kështu, Inspektorati Sanitar që mbikëqyr zbatimin e ligjit në pjesën më të madhe të tij ka raportuar se prej hyrjes në fuqi të ligjit e deri në muajin maj të këtij viti, ka kryer 5681 inspektime, duke dërguar në gjykata 346 fletëparaqitje ndaj shkelësve për persona juridik dhe persona përgjegjës dhe 51 fletëparaqitje për persona fizik, ndërkohë që ka shqyrtuar 812 ankesa. Inspektorati Shëndetësor ka kryer 706 inspektime duke shqiptuar edhe  21 gjoba (17 në vitin 2013 dhe 2014 dhe 4 në vitin 2015). Inspektorati i Arsimit raportoi për 786 institucione arsimore të inspektuara ndër të tjerë edhe për Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Policia e Kosovës raportoi se u ka asistuar inspektorateve në 65 raste dhe ka shqiptuar 133 gjoba mandatore (prej të cilave më 2015: 13 asistime dhe 29 gjoba). Si pikë ku kërkohen përmirësime të ndjeshme u theksua puna e gjykatave në shqyrtimin më të shpejtë të rasteve të dërguara aty nga inspektoratet përgjegjëse.

Në takimin e Këshillit ku përveç institucioneve qeveritare janë të përfshira edhe tre organizata të shoqërisë civile, u tha se një raport i detajuar për ecurinë e deritanishme të zbatimit të ligjit do t’i përgatitet e dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që u kërkua intensifikimi i aksioneve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe veprimeve të tjera që do të fuqizojnë zbatimin e ligjit dhe do të bëjnë të prekshëm ndikimin pozitiv të këtij ligji, me gjithë vështirësitë, në jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Këtë lajm mund ta gjeni edhe në linkun e më poshtëm:

Ministria e Shëndetësisë

Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Cigaret me shije rrisin atraktivitetin pёr duhanpirёsit

Gjatë disa viteve të fundit, industria e duhanit ka prezantuar njё produkt tё ri i njohur si duhan me shije tё ndryshme (orbit, mente) tё cilin e ka shpёrndarё nё shumё tregje, ku edhe raportet e industrisë theksojnë rëndësinë e tyre për rritje të tregut. Një studim i fundit i publikuar në revistën e “Tobacco Control” ka shqyrtuar përdorimin dhe perceptimet e duhanpirësve tё cilёt pёrdorin cigare me kapsula pёr shije tё vendosura në filter. Autorët e studimit kanё mbledhur të dhëna në mes të viteve 2012 dhe 2014 përmes sondazheve online tremujore të 5723 duhanpirësve të rritur në Meksikë, 5864 duhanpirësit e rritur në Australi, dhe 6865 duhanpirësve të rritur në Shtetet e Bashkuara. Studimi jo vetëm që gjeti se përdorimi duhanit me kapsula me shije është rritur, por edhe se shumë duhanpirës besojnë se duhani me aromё ёshtё më elegant dhe më pak i dëmshёm se sa cigaret e rregullta.

Tё gjeturat e studimit

  • Pёrdorimi i cigareve me aromё ёshtё rritur pёrgjatё vitit 2012 – 2014:
    • Rritja nё Meksikё ishte prej 6 % pёrdorim nё 14% (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
    • Rritja nё Australi ishte prej 1 % nё 3 % (duhani me aromё nё treg ishte prezantuar nё 2011);
  • Nё tё gjitha shtetet e pёrfshira nё kёtё studim shihet se si produkt ipreferuar i tё rinjёve ёshё duhani me aromё, me pёrjashtim tё Meksikёs ku uljet nё çmime tё kёtyre brendeve kanё ndikuar qё kёto produket tё jenё edhe tё preferuarat e duhanxhinjёve me moshё tё shtyer.
  • Kur krahasohen duhanpirësit të cilët preferojnё marka tё rregullta tё duhanit, me duhanpirësit të cilët preferojnё markat qё shesin duhan me shije, kёta tё fundit e rankojnё duhanin me shije si mё atraktiv dhe mё tё mirё nё shije por edhe mё pak tё rrezikshёm pёr shendetin.

Mesazhet kryesore

  • Përdorimi i kёtyre risive nё produktet e duhanit si psh. kapsula me mente i bёn produktet e duhanit më atraktiv, veçanërisht për të rinjtë duke lehtësuar shumё mundёsinё pёr tё krijuar varëshmёri.
  • Pёrdorimi i kёtyre shijeve i lajthit pёrdoruesit tё besojnё se produktet me kёto shije janё mё pak tё rrezikshme se sa produketet e rregullta tё duhanit.
  • Pёrdorimi i cigareve me shije tregon një nevojë urgjente për rregullim efektiv tё kёtij produkti siç parashihet me nenet 9 dhe 10 të Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

Citim i plotё: Thrasher JF, Abad-Vivero EN, Moodie C,et al. “Cigarette brands with flavour capsules in the filter: trends in use and brand perceptions among smokers in the USA, Mexico and Australia, 2012–2014” Tobacco Control Published Online First: April 27 2015 doi:10.1136/tobaccocontrol-2014-052064

Linku pёr tё shkarkuar raportin [Versioni ёshtё nё Anglisht]: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2015/04/26/tobaccocontrol-2014-052064.full.pdf+html

Resurset shtesё: Pёr tё marrё njё shtojcё me fakte nё lidhje me produktet e duhanit me shije nё kёto gjuhё [Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frengjisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjollisht], vizitoni kёtё link:

http://global.tobaccofreekids.org/files/pdfs/en/additives_en.pdf

Nёse keni pyetje pёr studimin ju lutem shfrytёzoni kёtё email:

globalresearch@tobaccofreekids.org.