KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Grupi i LKD-së takohet për ndryshimin e udhëzimit administrativë

Grupi i LKD-së takohet për ndryshim të udhëzimit administrative

Më 29.04.2015 u mblodh grupi i LKD-së në mënyrë që të plotesohet, ndryshohet udhëzimi administrativ në lidhje me rregullimin e formatit të shenjave për ndalim e pirjes dhe në bazë të Ligjit për kontrollin e duhanit.

Aty morën pjesë Zt, Arben Lila, menaxher i KADC-së, Zt. Faik Hoti, koordinator kombëtar i këshillit ndërministrorë për duhan, Zt. Skender Syla, shef i zyrës së OBSHIMG_6317-së dhe Zt, Shkumbin Spahija, drejtor ekzekutiv i KADC-së.

Raporti i OBSH-së për reduktimin vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse

Raporti i OBSH-së thotë se reduktimi i përdorimit të duhanit për 30 për qind, është çelësi për reduktimin vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse(NCD)

NCD-Update-report

 

Raporti global i OBSH-së me status mbi sëmundjet jo-ngjitëse (NCD) : “Attaining the nine global no communicable diseases targets; a shared responsibility” identifikon progresin në mbarë botën për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo-ngjitëse (NCDs). Raporti gjithashtu identifikon veprimet prioritare për arritjen e nëntë objektivave globale që duhen përmbushur deri në vitin 2025, me qëllim të parandalimit dhe kontrollimit të NCDs, duke përfshirë objektivën për uljen e përdorimit të duhanit për 30 për qind.

Mesazhet Kryesore

  • Sëmundjet jo-ngjitëse(NCDs) janë vrasës kryesor në nivel global.
  • Përdorimi i duhanit është faktor kryesor që rrit rrezikshmërinë për paraqitjen e sëmundjeve NCDs duke e bërë atë edhe shkakun e vetëm më të parandalueshëm të vdekjes në botë.
  • Përdorimi i duhanit shkakton 6 milionë vdekje në vit.
  • Konventa Korniz e OBSH-së për Kontrollin e Duhanit, ofron një paln për zbatimin e masave, të bazuara në fakte, për zvogëlimin e përdorimit të duhanit.
  • Masat për kontrollin e  duhanit duhet të jenë të qëndrueshme dhe të përforcuara mirë për të arritur objektivën e reduktimit në 30% përdorimin e duhanit, rrjedhimisht edhe uljen vdekjes të parakohshme nga NCDs. Duke përfshirë:

o Qasje ndaj duhanit si një problem shumë-sektorial, i adresuar nga e gjithë qeveria.
o Rritja e mbështetjes për zbatimin e politikave efektive të kontrollit të duhanit; &
o Kundërvënien ndaj ndërhyrjeve të industrisë së duhanit.

  • Arritja e objektivave për uljen e përdorimt të duhanit brenda vendeve do të mundësojë përmbushjen e objektivës globale për NCDS: një ulje prej 25 për qind të rasteve të vdekjes së parakohshme nga katër sëmundejt jo-ngjitëse më të mëdha deri në vitin 2025.

Full Citation: world Health Organization. Global Status Report on no communicable diseases: “Attaining the nine global no communicable diseases targets; a shared responsibility”. Geneva: 2014.

Full text [ENGLISH ONLY] available at:http://www.who.int/nmh/publications/ncd-status-report-2014/en/

Additional Resources:

WHO is the directing and coordinating authority for health within the United Nations System.

If you have questions about the report or materials or how to use them in your advocacy efforts, please email: globalresearch@tobaccofreekids.org.

Vetёdijёsimi i qytetarёve pёr mbrojtjen e tё Drejtave tё Konsumatorit

Vetёdijёsimi i qytetarёve pёr mbrojtjen e tё Drejtave tё Konsumatorit

IMG_4096

Mё 23.04.15 KADC vazhdoi mobilizimin e saj, pёr tё rritur interesin e qytetarёve nё lidhje me mbrojtjen e tё drejtave tё tyre si konsumator. Pёrmes aktivizimit vullnetarё pёr shpёrndarjen e broshuarve prej tё rinjёve, nё mёnyrё qё qytetarёt drejtёpёrdrejtё tё informohen sa ma lehtё dhe mё thjeshtё, se tё drejtat e tyre janё tё mbrojtura me ligj.

Kjo broshurё e cila u shpёrnda pёrmban tё drejtat e vetё konsumuesit, detyrat e shitёsit, kushtet e shitjes sё mallrave dhe ofrimit tё shёrbimeve si dhe ankesat e konsumatorёve ndaj shitёsve ose ofruesve tё shёrbimeve.

Qendra Kosovare pёr Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka synuar ndёrgjegjёsimin e qytetarёve pёr tё kёrkuarё dhe pёr tё mbrojturё tё drejtat e tyre, pёrmes informimit dhe publikimit tё videoklipit informues, spotit dhe shpёrndarjes sё broshuarve. Nё mёnyrё qё zhvillimi si dhe vёtёdijёsimi tё mbёrrij direkt tek qytetarёt pёrmes formave tё ndryshme .

Finalizimi i kёtij projekti ёshtё mundёsuar nga ATRC-sё dhe USAID-i. Pёrmbajtja e broshurёs ёshtё pёrgjegjёsi e Qendrёs Kosovare pёr Avokim dhe Zhvillim (KADC) dhe nuk pasqyron doemos pikpamjet e USAID-it apo Qeverisё sё Shteteve tё Bashkuara.