KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Filloi faza e dytё e monitorimit nё 7 komunat e Kosovёs

Filloi faza e dytё e monitorimit nё 7 komunat e Kosovёs

KADC sapo ka filluar fazёn e dytё tё monitorimit tё zbatueshmёrisё sё Ligjit pёr Kontrollin e Duhanit nё 7 komunat mё tё mёdha tё Kosovёs.

Sot nё zyret tona nё Prishtinё, u takuam me monitoruesit tanё nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Gjakova. Duke u dhёnё udhёzime pёr monitorimin e rradhёs.

Monitorimi do tё filloj prej datёs 11.04.15 dhe do tё vazhdoj deri mё 17.04.15, nёpёr 3 orare tё ndryshme gjatё ditёs duke pёrfshirё kёtu edhe vёzhgimin e zbatueshmёrisё sё ligjit nga ora 20:00 orёt e vona tё natёs.

Objektet qё do tё vёzhgohen gjatё monitorimit pёrfshijnё: Lokalet Gastronomike, Baret dhe Klubet e Natёs, Restoranet, Hotelet, Objektet Komunale, Gjykatat, Prokuroritё, Qendrat Tregtare, Objektet Arsimore, Objektet Private si dhe Qendrat pёr Fitnes.

Qёllimi i monitorimit ёshtё qё tё vlerёsohet se sa ёshtё pёrmirёsuar zbatimi i kёtij ligji gjatё kёsaj pёriudhe gjashtё mujore, duke krahasuar tё dhёnat e dala nga faza e parё e monitorimit me tё dhёnat e dala nga faza e dytё. Si dhe zbulimi i shkelёsive recediv, nё mёnyrё qё mё pas tё ndёrmerren masat e sanksioneve nga autorietet zyrtare qё e mudnёsojnё zbatimin dhe mirёfunksionimin e tij.

Ligji nuk respektohet në Gracanicë

02 Prill 2014, Gracanicë

Në Gracanicë nuk respektohet ligji për kontrollin e duhanit sikur në fillim me hyrjen e tij në fuqi. Arsyetimi më i shpesht është që pasi që në kryeqytet po shkelet ligji si ta respektojmë ne? Në takim me inspektoren Ivana Zivic nga drejtoria për inspektime në Gracanicë u tha se nevojitet më shumë punë dhe respektim i Ligjit në tërë vendin.

Sidoqoftë, është një restaurant i cili ende e repsekton 100% Ligjin për kontrollin e duhanit, ky është restauranti “Hajduk Veljko”!

IMG_5903

Gilani përdor formularët UNIREF për gjobat mandatare

Gjilan, 2 Prill 2015

Në Gjilan gjatë vitit 2014 autoritetet inspektuese kanë paraqitur në gjykatën themelore të Gjilanit 89 raste për shkeljen e ligjit të kontrollit të duhanit. Prej tyre 8 raste janë persona juridik ndërkaq që pjesa tjetër janë persona fizik. U.D. Drejtori i drejtoratit për shëndetësi tha se komuna e Gjilanit ka mungesë të inspektorëve sanitar.

Për dallim prej komunave tjera, deri më tashti komuna e Gjilanit është e vetmja komunë e cila përdor formularin UNIREF komunal për shqiptimin dhe realizimin e gjobave mandatare.

Screen Shot 2015-04-03 at 13.26.08