Prezentohet Plani i Cilësisë së Ajrit për Komunën e Prishtinës
KADC prezentoi sot draft Planin e Cilësisë së Ajrit për komunën e Prishtinës në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës ku ishin present Udhëheqësja e Divizionit për Mbrojtje nga Ndotja Industriale dhe përfaqësuesit e JICA.
Plani i Cilësisë së Ajrit për komunën e Prishtinës përveç që paraqet gjendjen faktike përfshinë edhe masat që duhen të ndërmerren për mbrojtjen efektive të ajrit nga ndotja e ajrit.
KADC prezentoi ndotjen që vjen nga ngrohjet shtëpiake dhe trafiku dhe masat që duhet të ndërmerren. Njëra ndër to ishte edhe krijimi i Zonës me Emetim të Ulët në qendër të Prishtinës ku trafiku është më i ngeshur dhe ku ende lirshëm qarkullojnë automjetet me Euro Standarde nën 5.
Plani i Cilësisë do të rishikohet nga departamentet e komunës së Prishtinës, pastaj do të dërgohet në Ministri dhe pas debatit publik do të hidhet në miratim në asamblen e komunës së Prishtinës.
Plani është hartuar nga KADC në bashkëpunim me grupin punues të komunës së Prishtinës për përpilimin e planit.
Mbrojtja e Ajrit nga Ndotja
Për shumë vite kemi folur dhe debatuar për nevojën e mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe dëshirën tonë publike e institucionale për ta përmirësuar.
Komisioni për hartim në drejtim të komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjensionin për mbrojtjen e mjedisit, Institutin e Shëndetit Publik, KADC-në dhe Deutsche Umwelthilfe trajtuan zhvillimin e Planit të Cilësisë së Ajrit për Prishtinën.
Zhvillimi i Planit për Cilësinë e Ajrit është në harmoni me renditjen e prioriteteve të komunës së Prishtinës “së pari këmbësorët, pastaj biçiklistët dhe në fund automjetet” e jo anasjelltas!
Komisioni shqyrtoi masat e për monitorimin e cilësisë në nivel të komunës, shtrirjen e rrjetit monitorues, ndotjen nga trafiku dhe krijimin e Zonës me Emetim të Ulët, ngritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e transportit publik dhe transportit alternativ.
Rritet pakënaqësia dhe presioni i qytetarëve me mos zbatimin dhe shkeljen e Ligjit
Pakënaqësia dhe presioni i qytetarëve me mos zbatimin dhe shkeljen e Ligjit nga duhanpirësit dhe menaxherët e kafiterive është rritur!
Në pothuajse të gjithë sektorët tjerë mbrohet shëndeti nga duhanpirja pasive përveç se në sektorin e gastronomisë.
Sot kur për zbatimin e Ligjit dhe kundër duhanpirjes në vendet publike janë të rreshtuar Presidentja, Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë dhe zv. Ministrat, më shumë se kurrë më parë duhet të mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve përfshirë dhe vet duhanpirësit!
Në takim me zv. Ministren Dafina Gexha Bunjaku biseduam për domosdoshmërinë e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit përmes të cilit:
1. Mbrohet shëndeti i fëmijëve tanë në radhë të parë 2. Mbrohet shëndeti i joduhanpirësve 3. Mbrohet shëndeti i duhanpirësve 4. Nryshon imazhi i Republikës së Kosovës 5. Respektohet e drejta e qytetarëve për socializim në ambiente të mbyllura pa tym duhani.