Udhëzuesi im i Ushqimit, përmban zgjedhje të ushqimit nga të gjitha grupet ushqyese duke filluar nga pemët dhe perimet, drithërat, qumshti me alternativat e tij si dhe mishi me alternativat e tij.
Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit
Mjetet për matjen e qëndrueshmërisë të kontrollit të duhanit
Një studim i ri në Kontrollin e Duhanit shqyrton dobinë e një mjeti i cili vlerëson dhe udhëzon për për të pasur qëndrueshmëri në implementimin e programeve kombëtare të kontrollit të duhanit. Hulumtuesit identifikuan 31 tregues të qëndrueshmërisë bazuar në raportet nga grupet e shoqërisë civile, zyrtarët e qeverisë dhe ekspertët e shëndetit të Unionit Ndërkombëtar kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive, nga viti 2007 deri në vitin 2015.
Rëndësia relative e treguesve “është përcaktuar nga fokus grupet dhe intervistat informative me 52 pjesëmarrës nga qeveria dhe shoqëria civile, nga shtatë vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme: Kinë, Çad, Indonezi, Meksikë, Shqipëri, Gjeorgji dhe Pakistan.
Treguesit më pas janë radhitur varësisht prej përgjigjeve të dhëna si “jo i rëndësishëm”, “i rëndësishëm”, apo “kritik” në mënyrë që të krijohej “Indeksin i Qëndrueshmërisë të Kontrollit të Duhanit”, i përbërë nga tregues të grumbulluara në shtatë grupe: politikat dhe strategjitë e kontrollit të duhanit; infrastruktura efektive e kontrollit të duhanit; ndërtimi i kapaciteteve; politikat dhe alokimet financiare; kundërvënja ndaj ndërhyrjeve të industrisë së duhanit; dëshmit kombëtare; dhe mekanizmat e vlerësimit.
Të gjeturat:
• Ekziston një konsensus se një mjet për të matur progresin e qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit duhanit është i rëndësishëm.
• Të gjithë nga 31 treguesit e qëndrueshmërisë u vlerësuan ose me “kritike”, ose si “të rëndësishme” nga shumica e pjesëmarrësve.
• Treguesit më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë u identifikuan të jenë:
o Politikat financiare dhe alokimet për kontrollin e duhanit, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve;
o Ligji për kontrollin e duhanit;
o Dedikimi i njësitit kombëtarë për kontrollin e duhanit dhe shoqërisë civile;
o Politikave kombëtare kundër industrisë së duhanit për më shumë përgjegjësi sociale nga korporat;
o Vetëdije e përgjithshme dhe morbiditetit i të dhënave kombëtare për duhan; dhe
o Mekanizmat e vlerësimit të politikave kombëtare.
Mesazhet kryesore:
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit duhet shikuar në shumë aspekte.
• Qëndrueshmëria e kontrollit të duhanit meriton vëmendjen nga personat e angazhuar në avokimin kundër duhanit.
• Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit është një mjet për qeverinë dhe shoqërinë civile për të përcaktuar nivelet aktuale të qëndrueshmërisë dhe për të identifikuar fushat prioritare për zhvillim.
Citimi i plotë: Jackson-Morris A, Latif E. Indeksi i qëndrueshmërisë së kontrollit të duhanit (ITCS): mjet për të matur qëndrueshmërinë e programeve nacionale për kontrollin e duhanit” Publikuar Online me: 20 April, 2016.
Linku për versionin anglisht: http://tobaccocontrol.bmj.com/content/early/2016/04/18/tobaccocontrol-2015-052799.abstract
Burime shtesë: Për një shpjegim të studimit dhe palnet për të ardhmen në versionin anglisht:
Kontrolli i Duhanit është është një revistë ndërkombëtare dhe mbulon natyrën dhe pasojat e përdorimit të duhanit në mbarë botën. Revista është për profesionistët e shëndetit dhe të tjerët të përfshirë në kontrollin e duhanit si dhe është botim i British Medical Journal.
Nëse keni pyetje përreth studimit ju lutem shkruani në këtë email: globalresearch@tobaccofreekids.org
Raporti i OBSH-së lidh ngritjen e taksave për duhan me fitime shëndetësore dhe ekonomike
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një studim në fillim të këtij muaji që heton potencialin për taksimin e duhanit për të kontribuar në agjendën e vitit 2030, për zhvillim të qëndrueshëm, duke ulur përdorimin e duhanit, duke kursyer jetën dhe gjenerimin e të ardhurave tatimore. Hulumtuesit zhvilluan një model ku simuluan tregun global të cigareve duke përdorur të dhëna prej 181 vendet që së bashku përfaqësonin 98 për qind të duhanpirësve në botë. Modeli projekton ndikimet e ngritjes së akcizës në rritjen e çmimeve të cigareve me pakicë, të ardhurat nga akciza e cigareve, shkalla e duhanpirësve të përditshëm, dhe numrin e ardhshëm të vdekjeve që lidhen me konsumin e duhanit në mesin e të rriturve në nivel global në vitin 2014.
Key findings:
Rreth 247 millionë duhanpirës aktiv përditshme në mesin e popullsisë së rritur në botë në vitin 2014 do të vdesin nga një sëmundje e cila është si pasojë e duhanit
Në vitin 2014, shuma e përgjithshme e të ardhurave të gjeneruara nga akciza për duhan do të jetë 328 miliard $.
Rritja e akcizës së cigareve nga 1 dollar për paketë në të gjitha vendet do të kenë ndikimet e mëposhtme:
Çmimi mesatar me pakicë i cigareve do të rritet për 63 për qind në vendet me të ardhura të uëlta, kurse 25 për qind në vendet me të ardhura të larta ndërsa 42 për qind globalisht.
Shkalla e personave që pijnë duhan çdo ditë do të ulet me 9 për qind – nga 14.1 për qind në 12.9 për qind – duke rezultuar në 66 milionë më pak duhanpirës globalisht.
Do të jenë për 15 milionë më pak raste të vdekjeve që vien nga përdorimi i duhanit, në mesin e të rriturve të cilët ishin gjallë në vitin 2014. Shumica e vdekjeve do të shmangen në vendet e me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
Shuma e të ardhurave të grumbulluara nga rritja e akcizës për duhan në nivelin global do të gjenerojnë rrijte me 47 për qind, duke gjeneruar të ardhura shtesë në vlerë prej 141 miliard $.
Mesazhet Kryesore
Rritja e taksave të duhanit mund të parandalojnë miliona vdekje të cilat vijnë si pasojë e përdorimit të duhanit, duke kontribuar në arritjen e objektivave të shëndetit global.
Rritja e taksave e duhanit mund të sigurojë burimet fiskale të nevojshme për financimin e prioriteteve të zhvillimit, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.
Konventa ‘Kornizë për Kontrollin e Duhanit (KKKD)’ e OBSH-së në Nenin 6 dhe në Udhëzimet e tij obligon palët për të miratuar dhe zbatuar politikat e çmimeve duhanit dhe taksave që do të zvogëlojnë kërkesat e produkteve të duhanit.
Citim i plotë:Goodchild M, Perucica, Nargis, N. Modelimi ndikimi i rritjes së taksave të duhanit në shëndetin publik dhe financave Buletini i Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2016, 94: 250-257.
Abstrakti i studimit [arab, kinez, anglez, francez, rus, spanjoll] dhe studimi i plotë në versionin anglisht:
Për fletushkash mbi tatimet duhanit, duke përfshirë edhe një fletë të fakteve që përmban fakte thelbësore rreth politikës dhe vendit dhe suksese tatimore në përdorimin e politikës tatimore ndaj duhanit për të zvogëluar shitjet e duhanit dhe përdorimit:
OBSH drejton dhe koordinon autoritet për shëndetin brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Nëse keni pyetje në lidhje me studimin apo materiale, ose si t’i përdorin ato në përpjekjet tuaja për avokim, ju lutem na kontaktoni në këtë email: research@tobaccofreekids.org