KADC Për të ardhmen e vendit
Menyja
Nënshkruaj Peticionin Kthehu në fillim

Rritja e VARSHMËRISË & VDEKSHMËRISË për përdoruesit e Duhanit në ditët e sotme!

Rritja e VARSHMËRISË & VDEKSHMËRISË për përdoruesit e Duhanit në ditët e sotme!

KADC  ju informon për raportin  e publikuar nga Campaign for Tobacco-Free Kids ( (CTFK), “Designed for Addiction”, tregon se si kompanitë e duhanit kanë manipuluar përmbajtjen dhe dizajnin e cigareve përgjatë 50 viteve të fundit në mënyrë që të  kontrollojnë shpërndarjen e nikotinës,  të bëjnë tymin e duhanit më të pëlqyeshëm, dhe të bëjnë cigaret më tërheqëse për përdoruesit e rinj. Ndryshimet e tilla si rezultat i përpunimit, i bëjnë cigaret e sotme më vdekjeprurëse se sa cigaret e 50 vjetëve më parë si dhe varshmëria  nga nikotina shfaqet shumw mw lehtw te duhanpirësit e rinj – veçanërisht te rinina.

Gjetjet kryesore:

  • Kompanitë e duhanit me vetëdije të plotë i kanë bërë cigaret më adiktive duke shtuar komponime të amoniakut dhe sheqerna të cilat rrisin shpejtësinë me të cilën nikotina arrin në tru, gjë që bën zmadhimin e efektit të nikotinës në organizëm. Ato qëllimisht dhe me saktësi kanë kontrolluar sasinë e nikotinës të shpërndarë në çdo cigare  në mënyrë që të sigurohen për varshmërinë e duhanpirësit.
  • Kompanitë e duhanit kanë bërë qëllimisht cigare më tërheqëse duke shtuar aromatizues si mentol dhe komponime të tjera, për të bërë tymin e duhanit më të këndshëm, dhe më pak irritues. Kjo është arsyeja se pse sot është më e lehtë për të pirë duhan, sidomos për ata që e provojnë për herë të parë.
  • Kompanitë e duhanit i kanë bërë cigaret më Vdekjeprurëse përmes ndryshimeve në përmbajtjen e tyre. Për shembull, me shtimin e vrimave për qarkullim të gazrave në filtër, kanë bërë që duhanpirësit të tymosin më fuqishëm, duke tërhequr toksina që kanë rritur rrezikun për paraqitjen e disa llojeve të kancerit në mushkëritë e duhanpirësve. Ata filluan të shesin te ashtuquajturat cigare “të lehta” si më pak të rrezikshme pavarësisht se e dinin që nuk kishte as edhe një dobi shëndetësore  për përdoruesit.

Mesazhet kryesore

  • Industria e Duhanit tashmë prodhon cigare më adiktive dhe vdekjeprurëse se kurrë më parë.
  • Ndryshimet e përbërësve dhe ndryshimet në mënyrën e përpunimit të cigareve, kanë ndikuar që ato të jenë më tërheqëse për jo duhanpirësit, sidomos rininë.
  • Mos u mashtroni nga Industria e Duhanit. Sepse këto kompani për më shume se 40 vjet nuk e pranonin se pirja e duhanit krijonte varshmëri. Dhe në të njëjtën kohë, ato qëllimisht rritën shancat për krijimin e varshmërisë ndaj cigareve, duke bërë ndryshime në mënyrën përpunimit të produktit. Ndryshime të cilat i mbajtën të fshehta për autoritet e shëndetit publik në mbarë botën.
  • Citim i plotë: Designed for Addiction: Si e kanë bërë duhanin më adiktiv, më tërheqës për Fëmijët bile edhe më vdekjeprurës . Washington, D.C: Campaign for Tobacco-Free Kids; 2014.
Raporti ne Anglisht

 

Resurset shtesë: Për më shumë informata në lidhje me Kornizën e Konventës për Kontrollin e Duhanit, duke përfshirë një përmbledhje të artikujve kryesorë të FCTC [vetëm në Anglisht], vizitoje këtë link : http://global.tobaccofreekids.org/en/solutions/tobacco_treaty/

 Campaign for Tobacco-Free Kids është organizatë partnere në iniciativën Bloomberg Initiative to Reduce Tobacco Use, një iniciativë globale për të luftuar përdorimin e duhanit në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ku jetojnë më shumë se dy të tretat e duhanpirësve në botë.

Nëse keni pyetje në lidhje me raportin, ose si t’a përdorin atë në përpjekjet tuaja për advokimi, ju lutem dërgoni email në këtë adresë : globalresearch@tobaccofreekids.org

 

Specialist/e për informim

Thirrje për Aplikim – KADC ka nisur zbatimin e projektit për fuqizimin e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë që synon promovimin e zbatimit efektiv dhe sigurimin e ndalimit 100% të pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura publike dhe vendet e punës.

Thirrje për Aplikim

Për pranimin e një specialisti/e për informim dhe marrëdhënie me media che publik (gjysmë orar/450$)

Përgjegjësitë

  • Krijon dhe kultivon marrëdhënie profesionale me gazetarë dhe redaktorët kryesor për të siguruar mbulim efektiv të zbatimit të projektit dhe aktiviteteve të KADC-së
  • Arrin audiencën përmes zhvillimit dhe hartimit të mjeteve efektive të komunikimit përfshirë mesazhet kryesore, lajmet, mediat sociale, buletinit elektronik dhe uebfaqes, storie të përgatitura, etj.
  • Përpilon dhe shpërndan komunikata për shtyp
  • Përcjellë, monitoron dhe raporton aktivitetet e KADC-së dhe ngjarjet relevante të mediave në Kosovë
  • Poston aktivitetet e KADC-së në uebfaqen www.kadc-ks.org , mediat sociale, etj.
  • Koordinon dhe mbanë lidhje efektive me mediat si dhe përpilon dhe mbanë listën e kontakteve me media
  • Sigurohet ti menaxhoj dhe t’u përgjigjet shpejt e në mënyrë efektive kërkesave dhe thirrjeve të mediave
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas nevojës

Kualifikimet e preferuara

  • Aftësi të dëshmuara në shkrim dhe komunikim verbal në gjuhën angleze dhe shqipe
  • Përvojë në hartimin e planeve të komunikimit, strategjive dhe taktikave, përfshirë marrëdhëniet me mediat dhe publikun
  • Përvojë e dëshmuar në gjenerimin e mbulimit mediatik, këmbëngulës/e në afrimin dhe qasjen ndaj mediave dhe gazetarëve
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me gazetarët kryesorë, palët e interesit, etj.
  • Qasje pozitive, i/e vetë-motivuar me aftësinë për të punuar edhe në mënyrë të pavarur
  • Aftësi të forta organizative, menaxhim të kohës, menaxhim të projekteve, zgjidhje të problemeve si dhe aftësi analitike
  • Fleksibilitetet, shkathtësi dhe gatishmëri për të prodhuar rezultate cilësore nën presion të kohës

Dokumentet e nevojshme

  • Letër motivuese
  • Curriculum Vitae (CV)

Një numër i kufizuar kandidatëve të përzgjedhur do të ftohen në intervistë. Procesi i vlerësimit së aftësive të kandidatëve do të përfshijë edhe shkrimin e një eseje të shkurtër në gj. shqipe dhe gj. angleze. Kërkesë e domosdoshme është që kandidatët të jenë jo-duhanpirës.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në formë elektronike në këtë e-mail adresë: info@kadc-ks.org

Afati i fundit për aplikim është 13 shtator 2014.