Tryeza për Edukim dhe Promovim Shëndetësor
[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_accordion admin_label=”Accordion” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid” toggle_font_size=”20″] [et_pb_accordion_item title=”Tryeza për Edukim dhe Promovim Shëndetësorë” open_toggle_text_color=”#dd3333″]
KADC gjatë kësaj jave ka organizuar tryezën/punëtorinë “Edukimi dhe Promovimi Shëndetësor” me qëllim të mbledhjes së akterëve kryesorë, për të diskutuar për Strategjinë Sektoriale të Shendetësisë 2017 – 2021, si dhe për ruajtien e përparimin e shëndetit.
Temat e diskutimit me pjesëmarrësit e punëtorisë ishin kryesisht të përmbledhura e të fokusuara në objektivën e parë të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017 – 2021, “Ruajtia dhe përparimi i shëndetit”, me theks të veçantë në planin e veprimit dhe monitorimin e zbatimit të kësaj objektive.
Pjesëmarrësit e tryezës ishin përfaqësues nga ISHPK, Ilir Begoli, Merita Berisha, nga MKRS Mirushe Emini, nga MASHT, Leonora Shala, nga MSH Pashk Buzhala dhe Faik Hoti, së bashku me përfaqësuesen e OBSH-së Ardita Tahirukaj, dhe drejtorin e KADC-së, Shkumbin Spahija e menaxherin, Arben Lila.
Mbledhja e të gjithë akterëve kryesorë kishte për qëllim arritjen e konkluzave, përfundimeve dhe rekomandimeve, të cilat do të shtyjnë më tutje në promovimin e jetës së shëndetshme, tek rinia kosovare përmes promovimit dhe edukimit për të ushqyerit e shëndetshëm dhe rëndësinë e aktivitetit fizik.

[/et_pb_accordion_item] [/et_pb_accordion][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]
Politikat Lokale Shëndetësore – Zbatimi i konceptit të Mjekësisë Familjare vendimtare për cilësinë e shërbimeve shëndetësore
Në tryezën e sotme KADC prezantoi hulumtimin “Analiza e Politikave Lokale Shëndetësore në Kosovë”, në bashkëpunim me zyrën e OBSH-së.
“Në hulumtim janë adresuar mangësitë e kornizës ligjore, zbatimi praktik i politikave në kujdesin primar shëndetësor, cilësia e këtyre shërbimeve si dhe janë dhënë rekomandime për eliminimin e problemeve aktuale në përmirësimin e qasjes ndaj sektorit shëndetësor. Ndersa pas finalizimit ky raport me rekomandime do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë” tha drejtori i KADC-së, Shkumbin Spahija.
Në këtë tryezë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se fuqizimi i kujdesit primar shëndetësor dhe mjekësisë familjare është çështje kyqe në përforcimin e sektorit të shëndetësisë, dhe në mbarëfunksionimin e kujdeseve dytësore dhe tretësore shëndetësore.
“Me buxhetin edhe ashtu të kufizuar në Kosovë të ndarë për shërbimet shëndetësore, ne nuk e kemi luksin e mos fuqizimit të mjekësisë familjare. Sepse përmirësimi i sektorit primar shëndetësor do të ul keqpërodorimet e resurseve finaciare si dhe do të rrisë cilësinë në shërbimet shëndetësore, në të mirë të qytetarëve” tha ministri Rrahmani.
Skënder Syla, shefi i zyrës së OBSh-së në Kosovë tha se Kosova qëndron mirë me fuqinë punëtore të mjekëve të cilët do të mund të aktivizoheshin në zbatimin e mjekësisë familjare, ku rëndësi të veçantë i kushtoi zonimit si një rekomandim që do të ndikojë në organizimin e kujdesit primar shëndetësor.
Ndërsa autori i hulumtimit, Sami Uka tha se aktulaisht mjekësia familjare po dështon në zbatim, dhe se të gjitha variablat tregojnë se Kosova ka leverdi ekonomike, administrative dhe sociale për vënjen në zbatim të kësaj forme të kujdesit shëndetësor. Duke shtuar se gjëja e vetme që nuk duhet bërë është “të vazhdojmë të mos bëjmë asgjë”.
“Rritja dhe fuqizimi i sektorit primar shëndetësor e mjekësisë familjare, do të jetë në interes të ekonomisë së vendit dhe xhepit të qytetarëve, është në përshtatmshëri të politikës, është e realizueshme në anën administrative, si dhe do të ndikojë në arritjen e barazisë më të madhe sociale” tha, Sami Uka.
Rekomandimet kryesore të cilat dolën nga kjo tryezë janë përpilimi i Udhëzimit Administrativ për zonimin dhe zgjedhjen/ndërrimin e mjekut familjar, krijimin e ekipeve të mjekësisë familjare, përcaktimin e detyrave të drejtave dhe kompetencave kryesore të anëtarëve të EMF-së, për rregullimin e referimit nga sektori privat në sektorin publik të kujdesit shëndetësor, si dhe përfshirjen e aktivitetet për përmirësim të vazhdushëm të cilësisë gjatë procesit të ri-licencimeve të mjekëve dhe infermierëve familjar.



KADC përfaqëson Kosovën në Sarajevë për ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit
Me 27 dhe 28 qershor KADC mori pjesë në punëtorinë “Tobacco Industry Accountability Workshop” në Sarajevë, e cila u organizua nga Campaign for Tobacco-Free Kids dhe e mbështetur nga një organizate lokale PROI.
Qëllimi i punëtorise ishte njohja e taktikave të industrisë së duhanit dhe mënyrave e strategjive se si të fuqizohen politikat për kontrollin e duhanit.
Përveç Kosovës e cila ishte përfaqësuar prej KADC-së nga meanxheri i programit, Arben Lila, në këtë punëtori morrën pjesë edhe këto shtete: Sllovenia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Ukraina, Rumania dhe Serbia.
Secili prej pjesëmarrësve prezantoi përvojën vendore për zbatimin e politikave për kontrollin e duhanit dhe pengesat nga ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit. Arben Lila nga KADC në këtë punëtori prezantoi Ligjin për Kontrollin e Duhanit, miratimin e tij në kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe ndyrhyrjet aktuale nga industria e duhanit për të zvarritur rregulloret për vërejtjet shëndetsore me fotografi si dhe tendencat e industrisë për të subvencionuar prodhimin e duhanit në Gjilan.
Në këtë punëtori u theksua se është e nevojshme të ndërtohet një mekanizëm për ndarjen e informacioneve mes vendeve pjesëmarrëse mbi ndërhyrjet e industrisë së duhani, pasi që njohja e këtyre ndërhyrjeve dhe monitorimi i tyre janë një hallkë kyqe që ndikon në rritjen e efikasitetit në zbatimin e politikave të forta për kontrollin e duhanit.
Disa prej taktikave të industrisë se duhanit gjinden ne: http://www.tobaccotactics.org