Gjykatat kanë shqiptuar 38 mijë e 250 euro dënim për ata që se kanë respektuar Ligjin e Duhanit

24 tetor 2015

Gjykatat kanë shqiptuar 38 mijë e 250 euro dënim për ata që se kanë respektuar Ligjin e Duhanit

Konferenca per duhan 24 tetor 2015 - Foto1

Në konferencën për media të mbajtur me 24 tetor 2015, KADC prezanton raportin “Monitorimi i Trajtimit të Lëndëve për Duhanin në Gjykatat e Kosovës”.

Sipas të dhënave numri i lëndëve në të gjitha gjykatat e Kosovës që është dorëzuar në këtë periudhë kohore 2 vjet e 2 muaj është 319. Në procedurë prej tyre janë 193 lëndë, ndërsa 126 janë të përfunduara. Në këtë konferencë u bë e ditur se gjykata me numër më të madh të lëndëve për duhanin janë: gjykata në Lipjan me 85 lëndë, Gjykata Themelore e Prizrenit me 68 lëndë dhe Gjykata Themelore e Prishtinës me 55 lëndë. Gjobat e ndara tek shkelësit kanë qënë në vlera të ndryshme prej 50 deri në 3000 euro.

Skënder Syla shef i zyrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha “Ligji për kontrollin e duhanit është ligji më i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve të Kosovës. Pasojat negative që sjell tymosja e duhanit në të gjitha stazat e jetës, qoftë te një grua shtatzënë, te një fëmijë i vogël që ekspozohet në mënyrë pasive të tymosjes së duhanit dhe gjatë gjithë fazave të jetës”.

Durak Zyrapi, inspektor sanitar regjional nga komuna e Prizrenit tha “Ligji dhe respektimi i tij duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit, tregon për organizmin e shoqërisë si dhe vetëdijësimin e saj. Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se inspektorati dhe gjykatat janë autoritet shtetëror i cili funksionon edhe gjatë kohës kur ka bllokada politike. Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqesin shkeljet në numrin 0800 11000.”

Ndërsa gjyqtari i gjykatës themelore në Prishtinë, Murat Paqarada tha se angazhimi në ngritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve zbatuese të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është një hap shumë i rëndësishëm që duhet ndërmarrë për forcimin e zbatimit të tij. Paqarada shtoi se masat edukuese për informimin e qytetarëve me detyrat të cilat burojnë nga ky ligj ka marrë fund dhe ka ardhur koha për edukimin përmes aplikimit të sanksioneve ndaj shkelësive të tij.

Author:

Share This Post On