Gjykata e Apelit hedh poshtë përpjekjet e fundit të kompanive të duhanit për të bllokuar rregullat që do t’i detyrojnë ato të heqin paketimet dalluese.
Përpjekja e fundit nga kompanitë e duhanit për të parandaluar futjen e paketimit të thjeshtë e të detyrueshëm të cigareve në Mbretërinë e Bashkuar është refuzuar nga gjykata e apelit.
Gjykimi është një goditje të freskët për kompanitë e duhanit që duhet të zëvendësojnë paketimet e tyre aktuale, të cilat dallojnë nga njëra tjetra, duke përdorur në të ardhmen paketime të padallueshme nga brendi, emri i markës, ngjyra apo madhësia.
Rregulloret synojnë të reduktojnë pirjen e duhanit, nga fëmijët dhe të rinjtë në veçanti, të ndihmojnë duhanpirësit për ta lënë duhanin, të parandalojnë paketimet mashtruese, dhe tu jepet një rëndësi shumë më e madhe paralajmërimeve shëndetësore.
Por britanezja-amerikane, Imperial, Internacionalja e Japonisë dhe Philip Morris pohojnë se ky veprim do të shkelte të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.
Në maj, Gjykata e Lartë hodhi poshtë argumentet e tyre, një ditë para se direktiva e BE-së për produktet e duhanit hyri në fuqi. Disa nga kompanitë e dërguan çështjen në gjykatën e apelit, por muajin e kaluar, të mërkurën, tre gjyqtarët, të ulur në Gjykatat Mbretërore të Drejtësisë në qendër të Londrës, e hodhën poshtë sfidën.
Lordët e drejtësisë Lewison, Beatson dhe Stephen Richards vendosën në të mirë të sekretarit të shëndeti, të cilët thanë se ai kishte “ushtruar pushtetin e tij në mënyrë të ligjshme”.
Kompanitë tani kanë mundësinë e apelimit në Gjykatën e Lartë.
Nicola Blackwood, ministri i shëndetit publik dhe inovacionit, tha: “paketimi i standardizuar do të ndihmojë për të ulur normat e duhanit dhe për të reduktuar vuajtjet, sëmundjet dhe humbjen e jetës. Ne jemi të kënaqur që ky vendim do të ndihmojë shumë njerëz për të pasur jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. ”
Që nga maji, pavarësisht sfidës ligjore , kompanitë kanë qenë të ndaluar të përdorin pako të tjera që nuk përputhen me direktivën. Megjithatë, ata janë të lejuar për të shitur rezervat ekzistuese të cigareve deri në maj të vitit të ardhshëm, që do të thotë se paketimi i thjeshtë do të dali në dyqane gradualisht.
Paketat e reja do të jenë të të njëjtës formë, madhësi dhe ngjyrë (e gjelbërt) dhe 65% e sipërfaqes nga para dhe prapa do të mbulohet nga grafiku me paralajmërime shëndetësore, si dhe me vërejtje.
Deborah Arnott, shefi ekzekutiv i bamirësisë shëndetësor Ash, tha: “Kjo është një fitore për shëndetin publik dhe një tjetër disfatë dërrmuese për industrinë e duhanit. Ky vendim duhet të inkurajojë vendet e tjera që të shkojnë përpara me paketimin e standardizuar, tani që argumentet e industrisë përsëri janë treguar të pa baza”.
Simon Clark, drejtor i grupit të duhanpirësve Forest, ka thënë: “Duke stigmatizuar produktin, qeveria po synon gjithashtu përdorues. Paketat e standartiuzara nuk kanë gjasa për të penguar njerëzit nga pirja e duhanit, por ndikimi në zgjedhjen e konsumatorit mund të jetë i rëndësishëm për shkak se disa marka, pothuajse me siguri do të zhduken nga tregu”.
“Duhani është një produkt legal. Ligji nuk duhet të imponojë rregulla të tepërta për konsumatorët të cilët i njohin rreziqet shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për këtë lloj të masës”.
Artikull i përkthyer nga The Guardian.