Kryetari i Pejës mobilizon inspektorët për monitorim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Kryetari i Pejës mobilizon inspektorët për monitorim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Pejë, 22 prill 2015

Drejtuesit e KADC-së Z. Shkumbin Spahija dhe Z. Arben Lila së bashku me Koordinatorin Nacional për Duhan, Z. Faik Hoti, më 22 prill, në Pejë u takuan me Kryetarin e Komunës së Pejës Z.Gazmend Muhaxheri, në kuadër të fazës së dytë të monitorimit të zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

11157166_10153257747585816_1459823249_o

 

Ky advokim tek Kryetari i Komunës së Pejës kishte për qëllim njoftimin e tij me rezultatet e komunës, për nivelin e zbatueshmërisë së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, duke kërkuar njëkohësisht edhe përkrahjen e tij në këtë drejtim. Në mënyrë që agjenda e kryetarit të ketë si prioritet edhe zbatimin e këtij ligji, për të rritur edhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e zbatimit të tij.

Muhaxheri deklaroi se, ai do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkrekt për të forcuar rrespektimin e LKD-së në komunën e Pejës. Duke premtuar se do të mobilizoj autoritetet komunale, për të filuar inspektimet në këtë komunë.

Vetëdijësimi, përkrahja dhe fuqizimi i këtij ligji u vlerësua si një rol shumë i rëndësishëm edhe nga vetë Z. Muhaxheri, për arsye se përmes tij bëhet mbrojtja e interesit dhe shëndetit të qytetareve tanë.

Zbatimi i ligjit në Kosovë është më se i domosdoshëm, sepse zbatueshmëria e tij selektive po i ndëshkon personat të cilët pu punëojnë për të mirën e shoqërisë, kurse mbron ata të cilët vazhdojnë të shkelin rregullat e pranuara nga kjo shoqëri.

11171692_10153257747060816_397302108_o

Author:

Share This Post On