This year, Kosovo marked theWorld No Tobacco Day differently.
When we previously marked together May 31st, – the World No Tobacco Day – we expressed our deep concern for the dense clouds of tobacco smoke that were all around us; in the public settings of both central and local institutions, in schools, health institutions, transport means, work-floors, and let alone hotels, bars, restaurants, cafés, disco clubs etc. It was almost impossible to spend a single day without being exposed to the harmful tobacco smoke.
As of 22 of May 2013, Kosovo is breathing freely. There is a major quality change for the people of Kosovo. The Law on Tobacco Control is by large being implemented entirely.
The key to this success and the merits for such positive and modern change lay upon the citizens of Kosovo, who embraced the Law with a high devotion and culture.
The World Health Organisation congratulates the institutions of Kosovo for adopting a comprehensive law, while the citizens of Kosovo for implementing this law 100% just as the legal provisions foresee.
The future will eventually demonstrate how beneficial will be the implementation of this Law for the citizens of Kosovo. As the WHO representative, I am very delighted and proud to be part of this success story. We are undoubtedly a fortunate generation, hence we witnessing such a significant mission.
The benefits will not be only for this generation, but for many more to come over the next centuries.
Therefore, I cannot restrain myself from expressing the enthusiasm and big happiness as a citizen of Kosovo and as a representative of World Health Organisation for this milestone achievement of Kosovo.
A proverb says: “Saving a human life means saving the humanity”. Thousands and thousands of human lives will be saved by the Law on Tobacco Control in the coming years. There will be a prevention of many premature deaths that are usually caused by heart diseases, blood vessels diseases, lung cancer and a myriad other conditions.
The main theme of the day for the 2013 World No Tobacco Day is: Ban Tobacco Advertising, Promotion and Sponsorship!
The evidence shows that a comprehensive prohibition of advertising leads to the reduction of the number of people that may start or resume smoking. The statistics show that the prohibition of publicity and sponsoring the tobacco products is one of the most cost-effective methods of diminishing the demand for tobacco products. This dimension is addressed in the Kosovo’s Law in a brilliant manner.
The slogan of the World No Tobacco Day is very meaningful: FREE YOURSELF! This slogan is dedicated to all those misfortunate ones who are slaves to smoking and it calls upon them to free their self from this phenomenon.
Such slogan is well intertwined with also the very good campaign that has begun in Kosovo since the entry into force of the Law on Tobacco Control. This campaign bears the slogan “Breath freely”.
Let celebrate together this great achievement of Kosovo Society.
Sincerely,
Dr. Skender Syla Head of World health Organization, Pristina Office
Kosova merr frymë shlirë në Ditën Botërore pa Duhan
Sivjet Kosova e shënoi ndryshe Ditën Botërore pa duhan. Viteve të kaluara kur ne së bashku shënonim 31 majin Ditën Botërore pa duhan shprehnim shqetësimin dhe brengën tonë të thellë për retë e dendura të tymit të duhanit të cilat ishin të pranishme kudo përreth nesh; në institucione publike të nivelit qëndror dhe atij lokal, institucione edukative, institucione shëndetësore , mjete të transportit, vende të punës, e mos të flasim për hotele, bare, restorane, kafiteri, disko klube etj. Ishte pothuajse e pamundur që ta kaloje edhe një ditë të vetme pa iu eksponuar tymit të dëmshëm të duhanit.
Që nga 22 maj i vitit 2013, Kosova merr frymë shlirë. Kemi një ndryshim madhështor kualitativ për qytetarët e Kosovës.
Ligji për kontrollin e duhanit në masën më të madhe është duke u zbatuar plotësisht.
Çelësi i suksesit dhe merita e këtij ndryshimi pozitiv dhe bashkëkohor u takon vetë qytetarëve të Kosovës të cilët në mënyrë dinjitoze dhe me kulturë të lartë përqafuan ligjin për kontrollin e duhanit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë përgëzon institucionet e Kosovës për nxjerrjen e një ligji gjithpërfshirës si dhe qytetarët e Kosovës për zbatimin e këtij ligji 100% siq parashihet me dispozitat ligjore.
E ardhmja sigurisht se do ta dëshmojë se çfarë pëtrfitimesh do të kenë qytetarët e Kosovës nga zbatimi i ligjit për kontrollin e duhanit. Unë si përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e kësaj storie të suksesit. Jemi padyshm gjeneratë me fat që po fillojmë realizimin e një misioni të tillë madhështor. Pëtrfitimet nuk do të jenë vetëm të kësaj gjenerata por edhe të gjeneratave të ardhshme. Pra, përfitimet nuk janë disa vjeçare por shekullore. Andaj nuk mund të mos shprehem i entuziazmuar dhe shumë i lumtur si qytetar i Kosovës dhe përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këtë arritje madhore të Kosovës.
“Të shpëtosh një jetë njeriu do të thotë se ke shpëtuar njerëzimin” thotë një fjalë e urtë. Nëpërmjet ligjit për kontrollin e duhanit do të shpëtohen me mijëra e mijëra jetë njerëzish në vitet që do të vijnë. Do të parandalohen vdekje të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, kancerit të mushkërive dhe shumë e shumë sëmundje të tjera.
Tema e ditës botërore pa duhan për vitin 2013 është; ndalo reklamimin, promovimin dhe sponzorimin e duhanit.
Evidenca dëshmon se ndalimet gjithpërfshirëse të reklamimimit qojnë në reduktimin e njerëzve të cilët mund të fillojnë dhe vazhdojnë tymosjen e duhanit. Statistikat dëshmojnë se ndalimi i reklamimit dhe sponzorimit të duhanit është njëra prej mënyrave më kostefektive për të reduktuar kërkesën për produkte të duhanit. Kosova e adreson në ligjin e saj në mënyrë të shkëlqyer edhe këtë dimension.
Slogani i ditës botërore pa duhan është shumë domethënës; ÇLIROHU!!! Ky slogan u dedikohet të gjithë atyre fatkeqëve të cilët janë rob të duhamit dhe u bënë thirrje për t’u çliruar nga ky fenomen.
Ky slogan ndërlidhet mjaftë mirë edhe me fushatën e filluar në Kosovë që nga hyrja në fuqi e ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo fushatë ka sloganin “Merr frymë shlirë”
T’i gëzohemi të gjithë kësaj arritje madhështore të shoqërisë kosovare.
31 May 2013