Klinë, 13 qershor 2018
Nënshkruhet marrëveshja për përfshirjen e të rinjëve dhe masovizimin e sportit në shkollat e komunës së Klinës, Pejës dhe Istogut
Sot në Klinë me kryetarët e komunës së Pejes dhe Klinës dhe nënkryetarin e komunës së Istogut, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për fuqizimin e të rinjëve në këto komuna.
Në takimin e përbashkët me kryetarin e komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, nënkryetarin e komunës së Istogut z. Lulzim Blakaj dhe drejtorin e KADC z. Shkumbin Spahija, u theksua nevoja dhe domosdoshmëria e fuqizimit dhe angazhimit më të madh të rinjëve në këto komuna përmes “Sportit në shkolla dhe sportit për të gjithë”.
Kryetarët e komunave shprehën mbështetjen e tyre për sportin në shkolla si një faktor shumë i rëndësishëm i cili kontribon në zhvillimin mendor dhe fizik të rinjëve. Ata u treguan përkrahës të parezervë të angazhimit të rinjëve në disciplina të ndryshme sportive dhe për të gjithë pa dallim, që e ardhmja e tyre të jetë e shkëlqyer.
Të pranishmit u pajtuan se shoqëria jonë duhet të punoj më shumë në krijimin e kushteve që nxënësit në shkolla të kenë mundësi të barabarta dhe të motivohen për t’u pëfshirë në aktivitete sportive shollore. Kjo do të kontriboj në krijmin e një kulture sportive tek të rinjtë për të zhvilluar shprehi të shëndetshme të jetesës dhe për të shmangur shprehitë e këqija siq janë përdorimi i drogës, alkoholit dhe duhanit.
Në këtë kuptim zhvillimi i programeve që kanë për qëllim përfshirjen e rinisë nëpërmjet sportit është i mirësesardhur dhe i domosdoshëm.
Zbatimi i projektit përkrahet nga USAID përmes ATRC.