Ngritja e akcizёs pёr duhan ndikon nё mbrojtjen e shёndetit tё qytetarёve.

24 Korrik 2015

KADC pёrshёndet propozimin e miratuar nga Qeveria e Kosovёs, pёr ngritjen e akcizёs nё produktet e duhanit. Është vёrtetuar se çdo rritje e çmimit tё duhanit pёr 10%, zvogёlon konsumin e përgjithshëm tё duhanit pёr 3-5% dhe redukton numrin e tё miturve që tymosin duhan pёr 6-7%.

Miratimi i propozimit pёr ngritjen e akcizёs pёr produktet e duhanit nga qeveria e Kosovёs, ёshtё ndёr praktikat mё tё mira pёr mbrojtjen e shёndetit tё qytetarёve tanё.

Si e tillё kjo praktikё e ngritjes sё taksave dhe akcizёs ёshtё nё pёrputhje edhe me Konventёn Kornizё pёr Kontrollin e Duhanit (FCTC), tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё, sipas sё cilёs kёto masa kanё efekt tё menjёherёshёm nё uljen e konsumit tё duhanit. Duke mos harruar asnjёherё se produktet e duhanit janё ato tё cilat pёr çdo vit shkaktojnё vdekjen e 6 milion njerёzve.

Sipas hulumtimeve tё bёra nga Campaign for Tobacco Free Kids, del në pah se politika e ngritjes së çmimit të duhanit ndikon nё uljen e menjёherёshme tё tymosjes sё duhanit nga tё miturit dhe tё rriturit. Tё dhёnat e nxjerra tregojnё se çdo rritje tё çmimit tё duhanit pёr 10%, redukton konsumin e përgjithshëm të cigareve deri nё 3-5%, me ç’rast ulë numrin e tё miturve që tymosin duhan për 6-7%, dhe zvogёlon konsumin e duhanit në mesin e grave shtatzëna për 7%, kësisoji parandalon abortet spontane dhe kursen shëndetin e dhjetëra mijëra tё porsalindurve nga pasojat shëndetësore tё lidhura me konsumin e duhanit pasiv. Për më tepër kjo politikë kontribuon në zvogëlimin e numrit të tё miturve qё tymosin marihuanë dhe redukton ekspozimin ndaj tymit tё duhanit tё dorёs sё dytё, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna.

KADC vlerёson se kjo rritje e akcizёs pёr produkte tё duhanit, ёshtё një hapë pozitiv nё drejtim tё mbrojtës së shёndetit të qytetarëve të Kosovës dhe uljes së konsumit tё e duhanit nga popullata. Njёkohёsisht, kjo politikë kontribuon në harmonizimin e ligjeve të Kosovёs me direktivat e Bashkimit Europian, si njё shtet që ka për qёllim antarёsimin nё organizatat ndёrkombёtare.

Kёto tё dhёna mund ti gjeni nё linqet e mёposhtme:

Konventёn Kornizё pёr Kontrollin e Duhanit (FCTC);

Campaign for Tobacco Free Kids;

http://www.impacteen.org/researchproducts.htm;

http://www.tobaccofreekids.org/research/factsheets/pdf/0007.pdf.

 

 

Author:

Share This Post On