Niveli i stresit tek duhanpirësit dhe tek joduhanpirësit në Kosovë

Lansohet hulumtimi: “Niveli i stresit tek duhanpirësit dhe tek joduhanpirësit në Kosovë”

Prishtinë, 31 maj 2021

Sot, me 31 maj, në mbarë botën shënohet Dita Botërore Pa Duhan. Studimet e para shkencore provuan përfundimisht se cigaret shkaktojnë kancer vdekjeprurës të mushkërive. Shumë vende të përparuara kanë zhvilluar politika të kontrollit të duhanit nëpërmjet të cilave kanë arritur të shënojnë ulje të përdorimit të duhanit dhe parandalimin e sëmundjeve që shkaktohen nga konsumimi i duhanit.

Në përditshmërinë tonë ne përjetojmë stres nga stresues të ndryshëm prej burimeve të jashtme dhe të brendshme. Duhanpirësit shpesh raportojnë se pirja e duhanit iu ndihmon atyre në lehtësimin e ndjenjave të stresit. Sidoqoftë, përkundër pohimeve të tilla studimet tregojnë se nivelet e stresit tek duhanpirësit janë më të larta se tek ata që nuk pinë duhan. Për më tepër, varësia nga nikotina duket se përkeqëson stresin. Kjo vërehet në gjendjen emocionale të duhanpirësve dhe ndryshimit të disponimit në mungesë të cigareve. 

Sot, mjekësia jonë sikurse në secilin vend në botë ka mundësi të kufizuar të shërojë sëmundjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga duhani, por vendi i jonë sikurse secili vend në botë ka mundësi të parandalojë këto sëmundje të shkaktuara nga duhani.

Në nivelin kognitiv jemi të vetëdijshëm që pirja e duhanit nuk lehtëson stresin. Deri më tash kemi pak njohuri për mekanizmat themelor të sjelljes. Në vendin tonë ende nuk është hulumtuar niveli i stresit tek duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.  Andaj, sot në Diten Botërore Pa Duhan Stress Free Corner dhe Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim – KADC, lanson hulumtimin mbi “Nivelin e stresit tek duhanpirësit dhe tek joduhanpirësit” me qëllim të shqyrtimit të përvojës së përditshme dhe matjen e nivelin e stresit si një proces që lidh disavantazhin fizik dhe mendor me sjelljen e pirjes së duhanit.

Hulumtimi zhvillohet përmes platformës online Stress-Free Corner, e krijuar enkas për të lehtësuar sigurimin e mbështetjes psikologjike dhe terapeutike. Kjo platformë me një qasje gjithëpërfshirëse është e qasshme për të gjithë e fokusuar në  identifikimin e stresit dhe krijimin e mekanizmave për menaxhimin e stresit të përgjithshëm, e cila kontribuon në mirëqenien fizike dhe mendore.  

Stress-Free Corner është start up, kryesisht i fokusuar në ofrimin e shërbimeve psikologjike me një qasje ndaj psikoterapisë e cila aplikon parimet bazë të psikologjisë somatike.

KADC është e angazhuar në zhvillimin dhe promovimin e standardeve më të larta në shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien sociale të qytetarëve përmes avokimit, informimit, vetëdijesimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrëse.

Author:

Share This Post On